Kaka’: Mesi është gjeni, por Ronaldo…

Ish-futbollisti i Milanit, Rikardo Kaka, mund të rikthehet te kuqezinjtë. Mediat italiane shkruajnë se braziliani që aktualisht ndodhet në SHBA, nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Milano.

Do rikthehesh një ditë te Milani? Nuk e di, por për momentin jam mirë në SHBA. Më pëlqente të luaja për Milanin dhe besoj se aty do të jetë gjithmonë një derë e hapur për mua. Për momentin, jam mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,-ka thënë Kaka në një intervistë për “FIFA-TV”.

Ish-ylli i Milanit e la të hapur mundësinë e rikthimit në skuadër, aty ku ai ka marrë’Topin e Artë’ pas fitimit të Lilës së Kampioneve në 2007-ën dhe botërorin për klubet.

Kaka trajner?

Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se 33-vjeçari brazilian ende nuk e di se çdo të bëjë me të ardhmen e tij. Për momentin, ia ka përjashtuar që të bëhet trajner. “Nuk besoj si trajner, për momentin nuk më pëlqen.  Ndoshta nga këtu ose pas tre vjetësh, kur të tërhiqem mund të mentohem”,-ka thënë braziliani.

Për Mesin dhe Ronaldon

Duke iu kërkuar një mendim për zgjedhjen mes Mesit dhe Ronaldos, Kaka ka thënë: “Janë të ndryshëm. Mesi është një gjeni, Ronaldo është ikona e futbollit modern. Ka gjithçka: shpejtësi, gjuan me të dy këmbet, ekzekuton goditjet e dënimit. Për mua është simboli i futbollit të sotëm”.