Jo vetëm pacientët: Beqaj i bën mjekët për ‘një duhan’

Kemi rastisur të shohim shpesh pacientë dhe të afërm të tyre, të dëshpëruar nëpër spitalet shqiptare.

Por duket se ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ia ka dalë të dëshpërojë edhe mjekët.

Të paktën mjekët e Urgjencës së Tiranës.

Ata janë hedhur në protestë, duke theksuar se kanë marrë një njoftim verbal për mbylljen e urgjencës.

“Jemi 64 punonjës që shërbejmë prej vitesh këtu. Në datën 28 janar na është komunikuar se do kalojmë në urgjencat terciare. Nuk do lejojmë të mbyllet kjo urgjencë,” thonë mjekët, që kërcënojnë edhe me grevë urie.

Sipas tyre, urgjenca do jepet me koncesion, kurse aty ku janë ata aktualisht, do ngrihet një pallat.

Edhe në të shkuarën, kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës, ka pasur akuza se aty do bëhet një pallat.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë mohon këto zëra.

Sipas tyre, urgjenca nuk do mbyllet, por do riorganizohet për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.

urgjenca1urgjenca2urgjenca3urgjenca4