Java kulturore shqiptaro-britanike kulmon me prezantimin mbi Herman Bernstein

Ambasadori shqiptar, Mal Berisha publikon fakte të panjohura për figurën e Z.Herman Bernstein-

Ambasada e Shqipërisë në Londër i ka kushtuar Diplomacisë Kulturore një rëndësi të veçantë. Pas një serie të gjatë veprimtarishë kulturore artistike të organizuara spikatin dy edicionet a NOTES ON ALBANIA.

Në ato dy spektakle promovuese kanë vënë emrin e vet artistë të njohur shqiptar dhe të huaj si Sopranot Ermonela Jaho, Arlinda Morava, Inva Mula, violinistja Alda Dizdari, kompozitorja angleze Roxanna Panufnik, pianisti Genc Tukiçi, shkrimtari anglez Robert Uillton etj., për të vazhduar me Apologjinë e Vertetë të Sokratit të luajtur nga aktori yne Mirush Kabashi.

Audienca britanike ka patur rastin të njihet me artin, kulturën, krijimtarinë dhe prodhimtarinë shpirtërore shqiptare të paraqitura në format më perfekte të artit skenik. E megjithatë, organizimi në formën e një jave kulturore shënoi një kulminacion në udhëtimin e diplomacisë kulturore në Londër. Kësaj radhe kjo veprimtari u përqëndrua brenda një jave me aktivitete nga më të larmishmet. ekspo

Ekspozitë e piktorit Bashkim Izano – Ahmeti

Me datën 28 Maj 2015 në Galerinë 12 Star, në Shtëpinë e Europës në Londër u hap Ekspozita e Artit Figurativ ‘Homazh për Edward Lear’,  Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorë, diplomatë, artistë, sirs, profesorë, britanikë, dashamirës të artit figurativ, bashkëatdhetarë me qëndrim në Britaninë e Madhe, studentë shqiptarë në universitetet e Londrës, etj.

prezantimHapjen e ekspozitës e deklaroi Znj. Jacqueline Minor, Kreu i Komisionit Europian në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo vlerësoi jo vetëm punën e artistit të madh shqiptar Bashkim Izano – Ahmeti por edhe vetë artin shqiptar si pjesë integrale e artit europian.

Më pas artisti foli për lidhjet e tij shpirërore me Eduard Lear që në fillimet e tij në kalldrëmet e Gjirokastrës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri me datën 19 qershor 2015. Salla e ekspozimit është vendi ku Komisioni Europian organizon rregullisht veprimtaritë e veta me vendet e BE–së.

Diplomacia shtërnguese e NATO – s në Kosovë nga Dr Enver Bytyçi

Dita e dytë e Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike vijoi me promovimin e librit të Dr Enver Bytyçi: “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo” (Diplomacia shtërnguese e NATO-s në Kosovë), botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze.bytyci1

Veprimtaria u zhvillua në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër. Morën pjesë diplomatët e dy ambasadave, studjues britanikë, lexues, shkrimtarë, dashamirës të historisë, miq të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare, etj.

Gjithashtu, në aktivitet ishte i pranishëm edhe anëtari i Parlamentit Britanik Z. Mark Prichard. Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi i cili bëri prezantimin e autorit dhe librit.

bytyci

Dr. Enver Bytyçi i prezantoi audiencës një udhëtim historik të shkurtër që nga periudha otomane e deri tek shpallja e Kosovës shtet i pavarur. Në takim fjalën e mori edhe Z.Mark Prichard, i cili foli për çështjen e Kosovës dhe politikën britanike ndaj saj. Më pas vijuan pyetjet nga audienca dhe një recepsion në mjediset e ambasadës.

Këngët e Atdheut

Në ditën e tretë të Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike u organizua ceremonia e dorëzimit të Albumit muzikor “KËNGËT E ATDHEUT”.

Ky libër muzikor është një dhuratë e muzikantëve Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, dedikuar fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.kenget1

Një sipërmarrje kaq bujare tërhoqi interesin e një audience të gjërë në Ambasadën Shqiptare në Londër. Dhjetra mësues dhe nxënës morën pjesë në këtë aktivitet të bukur. Ata i dhuruan mirënjohje dhe falenderime të pafundme dhuruesve të këtij libri.

Agjentët e Perandorisë – Sir NOEL MALCOLM

Në mbrëmjen e datës 2 qershor 2015 në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Londër u bë prezantimi i librit të botuar së fundmi i autorit Sir Noel Malcolm ’Agents of Empire’.

ekspoziatPjesëmarrës në këtë veprimtari ishin miq të Sir Noel Malcolm të një elite të lartë angleze, editorë të gazetave të njohura vendase si: Telegraph, Charles Moore, Drejtori i Institutit Mbretëror të Antropologjisë Z.David Shankland, editori i Revistës Standpoint Z.Daniel Johnson, arkitekti i famshëm Mark Uillingalle, gazetari i njohur Harry Eyres, stërnipi i Ambasadorit të parë Britanik në Tiranë në vitin 1922 me të njejtin emër, krye editorët e Shtëpisë Botuese Penguin dhe Random House, etj.

Libri  sjell përpara lexuesit një histori të padëgjuar më parë, të një familje shqiptare nga Ulqini në shekullin e 16-të e cila ndahet pas pushtimit osman në dy degë, në atë të Brunos dhe atë të Brutit. Njëra shkon drejt Lindjes në Stamboll dhe tjetra drejt Venedikut.Mal Berisha3

Ata bëjnë karrierë si ushtarë, diplomatë, kishtarë dhe përkthyes në oborret papale dhe osmane dhe në shërbim të Mbretit të Spanjës. Pinjollët e kësaj familje arrijnë të marrin komandën e ushtrive të dy perandorive dhe në një moment historik këto ushtri ndeshen më njëra tjetrën duke qenë nën komandën e dy pinjollëve shqiptar të së njëjtës familje. Autori e ka shkruajtur librin pas pothuajse 20 vjetë hulimtimesh.

 Bisedë e Ambasadorit shqiptar,  Mal Berisha në Ambasadën Amerikane në Londër

Në mbrëmjen e datës 4 qershor 2015, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, brenda në Auditoriumin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër, u shpalos flamuri shqiptar si dhe një xhevahir i historisë së vendit tonë i titulluar:

herman“Jeta e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Herman Bernstein dhe Marrëdhëniet Shqiptaro – Hebraike si një model i toleronacës fetare parë në kontekstin e ngjarjeve tragjike të ndodhura këtë vit në Francë dhe Danimarkë”.

Ky aktivitet u zhvillua me inisiativën e Ambasadorit shqiptar në Londër Z.Mal Berisha, nën kujdesin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Sh.T Z.Matthew Barzun, në bashkëpunim me Ambasadorin e Shtetit të Izraelit Sh.T Z.Daniel Taub, dhe Ambasadoren e Lituanisë, SH.S Znj. Asta Skaisgiryte Liauskiene.

Në auditoriumin e Ambasadës Amerikane ishin të pranishëm ambasadorë të vendeve tjera, diplomatë amerikanë dhe të huaj, rabinë, studiues, gazetarë, drejtues shoqatash hebraike, gazetarë britanikë, studentë etj.mal berisha4

Veprimtarinë e hapi Këshilltari Politik i Ambasadës Amerikane në Londër, Erik Johnson, i cili pasi foli për marrëdhëniet Shqipëri – ShBA, ia dha fjalën Ambasadorit izraelit, Z.Daniel Taub.

Ambasadori Taub nënvizoi kontributin e pashoq që shqiptarët kanë dhënë për mbrojtjen e hebrejve, marrëdhëniet shqiptaro–izraelite, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve dhe hapjen e Ambasadës izraelite në Tiranë, si dhe miqësinë e fortë që ekziston midis dy vendeve tona.

DanielMë tej aktiviteti vijoi me fjalën e Ambasadores Lituaneze, e cila po ashtu nënvizoi faktin që një veprimtari e tillë e përbashkët, e iniciuar nga Ambasada Shqiptare, i shërben komunikimit më të mirë midis popujve tanë dhe bashkëpunimit frutdhënës ndërmjet ambasadave. Ajo nënvizoi lidhjen e Lituanisë në këtë rast me tre shtetet tjera, pasi Bernstein ka qënë një hebre lituanez.

Ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha prezantoi përmbledhjen e studimit të tij për figurën e Z.Herman Bernstein, i vendosur në kontekstin e mësipërm. Ai e shoqëroi prezantimin me fakte të projektuara, shumica e të cilëve të panjohura për publikun, tek i cili ngjalli shumë interes.  lituania

Modeli shqiptar i bashkë-ekzistencës fetare dhe etnike, mbrojtja e hebrejve dhe paqja fetare midis feve të ndryshme në Shqipëri, lidhjet e forta që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kontributi i Presidentit amerikan Uilson në mbrojtjen e Shqipërisë, kontributi i Herman Bernstein dhe trashëgimia e tij, çimentimi i këtyre marrëdhënieve në ditët e sotme, të gjithë këto elemente, e bënë aktivitetin të ndiqej me mjaft interes nga të pranishmit.

Në prezantim u nënvizua fakti se asnjë hebre nuk e ka humbur jetën në Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit, përkundrazi, numri i tyre u trefishua gjatë asaj periudhe të errët të historisë.

Mal Berisha 2Po ashtu u nënvizua fakti që marrëdhëniet e Herman Bernstein me Mbretin shqiptar Ahmet Zog mund të kenë ndikuar në urdhërin e këtij të fundit për dhënien e vizave për hebrejtë e rrezikuar nga nazismi nëpër Europë.

Më pas Ambasadori theksoi se duke qënë se Shqipëria tashmë gëzon statusin e vendit kandidat për antarësimin në Bashkimin Evropian, ky model i tolerancës fetare, i demonstruar më së miri edhe gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë në shtator të 2014, duhet të shërbejë edhe si model për vendet me probleme të konflikteve fetare, por edhe si një vlerë e shtuar në pranimin e saj sa më parë në këtë Union.

Pas përfundimit të prezantimit u adresuan një seri pyetjesh lidhur me arsyen përse shqiptarët e treguan veten në një fisnikëri kaq të lartë kur në Europë ndërmerreshin veprime të ethëshme kundër hebrejve.  Mal Berisha1

“Virtyti i shqiptarit, Besa dhe Mikpritja, toleranca fetare dhe vëllazëria si komb jashtë ndikimeve të feve”, ka deklaruar diplomati shqiptar.

Ndërsa i pyetur se çfarë duhet bërë për të ndaluar antisemitizmin, dhunën fetare, kongregacionin, që e shohim shpesh, Ambasadori iu përgjigj: “Merreni Shqipërinë si model dhe asnjëherë nuk do të ndodhin gjëra të tilla”.

Në fund Ambasadori Berisha i dhuroi Ambasadës Amerikane Mal BerishaDVD–në e filmit ‘BESA – THE PROMISE’, një film që ka fituar dy vitet e fundit çmimet e festivaleve ndërkombëtare hebraike nëpër botë, në qëndër të të cilit qëndron episodi i mrekullueshëm i rinjohjes së një familje shqiptare me bujtësit e vet hebraikë të kohës së luftës.

Veprimtaria u shoqërua nga një koktej i dhënë nga Ambasada Amerikane në Londër.  Me këtë veprimtari u mbyll edhe Java e Kulturës Shqiptaro Britanike në Londër./a.gegvataj