Jacobson: Tribunali nuk do ta gjykojë luftën e UÇK-së

Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson ka thënë se themelimi i Tribunalit i duhet Kosovës dhe të ardhmes së saj dhe shtoi se ky Tribunal nuk do ta gjykojë luftën e UÇK-së.

Jacobson tha se Gjykata Speciale do të funksionojë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe do të merret vetëm me raste individuale.

“Kjo Gjykatë do ti heqë njollat e zeza që janë ngritur mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ajo asesi nuk mund ta gjykojë luftën për liri të UÇK-së. Nuk janë më shumë se 10 raste për tu gjykuar”, tha Jocobson.