Jabllanoviç: Nuk e pranoj shkarkimin

Aleksandër Jabllanoviç është shprehur se nuk e pranonvendimin e shkarkimit të tij nga detyra, vendim ky i marrë nga kryeministri Isa Mustafa.

Ai shtoi se Lista Serbe do të dalë me një qëndrim zyrtar brenda dy ditëve.

“Lista Serbe është e dëshpëruar. Nuk e kemi pritur vendimin dhe mendojmë se ai është i ngushtëm”, tha Jabllanoviç në Klan Kosova.

Jabllanoviç theksoi se nga Lista Serbe do të merret vendim nëse do të qëndrojë apo jo në qeveri me PDK-në dhe LDK-në.