Ja pse votoi Zaevin, fshati shqiptar i UÇK!

Surpriza e madhe e zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoini ishte fshati i vogël i Haraçinës. I njohur në mbarë botën në vitin 2001 si vendi ku trupat e UÇK kërcënuan Shkupin dhe mposhtën ushtrinë sllave, ky vend konsiderohej si një nga simbolet e shqiptarizmit në shtetin fqinj. Vetëm pas një marëveshje me BE dhe ndërhyrjes së NATO-s forcat e UÇK u larguan të pamundura nga Haraçina.

Por 15 vite më vonë, kur në qeverinë e Maqedonisë ishin dhe përfaqësuesit e luftës aty nuk ka ndryshuar asgjë. Skamja dhe papunësia janë po aq të mëdha.

Dhe këtë vit Haraçina bëri çudinë. 2050 banorë shqiptarë të saj vendosën të votojnë për opozitën maqedonase të Zoran Zaevit (nga vetëm 8 që kishin votuar në zgjedhjet e vitit 2014).

Pikërisht këtu ka vajtur për një dokumentar kamera e TV 21 në Prishtinë për të shpjeguar kapërcimin e paimagjinueshëm të ylberit që ndodhi në këto zgjedhje në Maqedoni.

Rreth 60-70 mijë votues shqiptarë nuk votuan për partitë e tyre që prej 25 vjetësh i tradhëtojnë njëra pas tjetrës (duke e përdorur votën e bashkëkombësve të tyre duke bërë pazare me regjimin e Gruevskit), por vendosën t’ia japin votën opozitës maqedonase.

Dhe LSDM e Zoran Zaevit vetëm falë votës së shqiptarëve arriti të bëhet pengesë për një fitore të re të nacionalistëve të VMNRO-DPMNE.

Pikërisht këtë “revolucion të paimagjinueshëm” me votë ka tentuar të shpjegojë reportazhi i TV 21 i cili i ka fokusuar kamerat në Haraçinë për të shpjeguar transformimin e madh të elektoratit shqiptar në Maqedoni.