Ja pse bateria e re e iPhone është me “gungë”?

Mbështjellësi i ri i iPhone i quajtir Smart Case Battery u lansua më parë gjate kësaj javë, siç mund të shihet në foton më sipër.
Siç mund të shohim nga foto, Smart Case Battery ka zgjuar shumë kurreshtje tek shumë njerëz dhe disa nga ata e kanë quajtur “gungë” shtesën që është në anën e pasme. Por tani drejtori i Apple, Tim Cook e ka shpjeguar se pse ky mbështjellës i iPhone është projektuar në këtë mënyrë.

Cook ka thënë se e gjithë arsyeja e projektimit të mbështjellësit të telefonit në këtë formë është bërë pasi kompania ka pasur në mendje mënyrën më të lehtë të përdorimit të saj nga ana e përdoruesve të iPhone.

Ka pasur zëra që kanë thënë se Apple ka synuar t’i ikë shkeljes së patentave të mbajtura nga Mophie për mbështjellësit e telefonave.