Ja kur do inagurohet “Loro Boriçi”

Në muajin mars përfaqësueset FIFA ka shpallur dy data të lira për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore. Kombëtarja jonë po negocion që të luajë ndaj Turqisë dhe Polonisë.

Mirpo së fundmi si opsion për të zhvilluar një ndeshje miqësore është edhe Kroacia.

Burime të ndryshme bëjnë me dije se Kroacia do jetë përfaqësuesja me të cilën Kombëtarja jonë do përballet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër i cili pritet të inagurohet pikërisht me këtë ndeshje miqësore.

Impianti i “Loro Boriçit” u rikonstruktua thuajse i tëri, ai tashmë ka një kapacitet prej 17 000 vendesh, kostoja e rikonstruksionit shkoi 12 milionë euro.