Ja ku do ta shihni Amin prej 14 shkurtit…!

Është zyrtarizuar tashmë data kur në Tv Klan do të nisë transmetimi i edicioni të dytë të reality-tv, “Lufta e Nuseve”. Pas një viti intensiv; nga përzgjedhja e çifteve, xhirimet nëpër ceremonitë martesore, përballja mes kandidateve, e deri tek postproduksioni për t’u servirur bukur në ekran, ky program i cili vjet rezultoi ndër më të ndjekurit e televizioneve shqiptare, është gati të sjellë seri të reja edhe më emocionuese! “Historitë e veçanta të dashurisë të rrëfyera nga vetë protagonistët, batutat apo komentet pikante mes rivaleve, janë pikat e forta e tërheqëse për publikun. Nuset e këtij edicioni nuk janë vetëm nga Shqipëria. Nga Florida e deri Suedia, pa përmendur Italinë, do të “ndeshen” live në Tv Klan”, tregon për lapsi.al, regjisorja e “Lufta e Nuseve”, Lorena Basha.

“Lufta e Nuseve” vjen këtë sezon me ndryshime të dukshme, por jo në formulë! Në rolin e konsulentit të dasmave, njëkohësisht, gjykuesit profesional të garës, në këtë rol do të jetë Amarda Toska. Bukuroshja e “Ami Event” duket se do të shfaqë në televizion eksperiencën nga puna e përditshme në biznesin e saj. Fituesja e serisë, me dekorin, ushqimin dhe atmosferën më të mirë, do të shpërblehet me një udhëtim, “muaj mjalti”, nga Sava Tours.

Video: