Ja efekti që kanë puthjet në shëndetin e njeriut

“Të puthësh, të bën mirë për shëndetin”.

Me këtë deklaratë kanë dalë shumë studime që pohojnë se puthja gjallëron sistemin imunitar.

Kjo sepse  nga puthja transmetohen me miliona bakterie të mira nëpërmjet pështymës dhe kjo e ndihmon organizmin të luftojë më mirë kundër disa mikrobeve.

Studiuesit hollandezë kanë llogaritur afro 80 milionë bakterie të transferuara gjatë një puthjeje prej 10 sekondash.

Në përpjekjen për të kuptuar pse njeriu ishte e vetmja specie e gjallë e aftë të puthë me gjuhë, një ekip specialistësh, ka vrojtuar 21 çifte dhe organizmin e tyre respektiv.

Sipas rezultateve të tyre, të publikuara në revistën “Microbione”, ky shkëmbim bakteriesh u lejon partnerëve të kenë një sistem imunutar të ngjashëm, pra, të mbrohen kundër të njëjtave lloje sëmundjesh, për të qenë të sigurtë që do të ecni përpara së bashku në jetë.