Ja e ardhmja e Etrit Berishës

Për portierin e kombetares shqiptare, Etrit Berisha, interesohen disa klube ne Itali, madje së fundmi po shfaq interes edhe Verona, por edhe pse nuk është titullar tek Lacio, 26­vjecari nga Prishtina nuk ka ndërmend të largohet nga klubi kryeqytetas.

Sipas mediave vendase, drejtuesit e Lacios kanë besim te aftësitë e tij dhe portieri i kombëtares kuqezi do të bëjë gjithçka për të qenë ai portieri titullar i skuadrës së drejtuar nga Stefano Pioli.

Në këtë sezon Etrit Berisha ka patur 13 aktivizime në të gjitha kompeticionet. Përveç Veronës, edhe Club Brugge e ka kërkuar shqiptarin dhe këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i Berishës. Klubi belg kishte bërë ofertë zyrtare, por Berisha e ka refuzuar menjëherë atë, pasi dëshiron të tregojë vlerat e tij tek Lacio dhe as që mendon largimin në merkaton e janarit.