Ja cili është emri i vërtetë i Young Zerkës

Ai u bë i njohur për publikun me bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën në këngën “Roll”.

Young Zerka i cili ka jetuar me një familje xhamajkane, është shumë i veçantë në stilin e tij muzikor.

Të gjithë e njohin me emrin e tij artistik Young Zerka, por shumë pak e dinë që ai quhet Donald Najtellari.

Publiku e përqafoi artistin qysh në prezantimin e parë me Dhurata Dorën, në këngën ‘Roll’.

Zerka vazhdoi prap bashkëpunimin me Dhuratën duke i ndihmuar asaj edhe në këngën ‘A bombi’ e cila ishte një bombë e vërtetë me miliona klikime në Youtube.

Pas këtyre sukseseve me Dhuratën, Zerka erdhi në bashkëpunim me Alban Skënderaj, dhe pas kësaj ai fitoi festivalin ‘Kënga Magjike’ në bashkëpunim me Aurela Gaçen. Gjatë verës ai publikoi këngën solo ‘BoomBoom’ që u dëgjua shumë.

Zerka me 14 shkurt ka paralajmëruar projektin e tij më të ri që padyshim pritet të jetë hiti tjetër i këngëtarit.