Ja çfarë s’duhet të hani para gjumit

Ndodh shumë shpesh që nuk ju zë gjumi. Rrotulloheni, mendoni shumë e madje edhe tik-takët e orës së dhomës ju shkaktojnë nervozë.

Nëse nuk doni që dhoma juaj e gjumit të mbushet me insomni, nuk duhet t’i hani këto 13-të ushqime.

Çokollata

E si mundet diçka kaq e mirë dhe e ëmbël si çokollata, të jetë e dëmshme përpara gjumit? Megjithatë duhet të ua rikujtojmë se çokollata përmban kafeinë. Po atë kafeinë të cilën e pini në mëngjes që të kthjelleni. Andaj, kujdes. Nëse doni që të flini, mos hani çokollatë.

Ushqimet pikante

Sistemi i tretjes, natën punon më ngadalë. Trupit i duhet ekstra përpjekje për të tretur ushqimin pikant, e përderisa bëhet tretja e tij, nuk do të flini rehat. Gjumi është pjesa e ditës, e supozuar për të pushuar dhe rikuperuar mendjen e trupin. Prandaj, shfrytëzojeni në maksimum, e gjërat pikante hajini ditën.

Kafja

Kafja është stimulant shumë i fuqishëm i sistemit nervor. Ndihmon trupin që të prodhojë adrenalinë, hormone dhe të shfrytëzojë tërë energjinë që ka trupi. Këto janë arsyet që kafen duhet ta pini qysh në mëngjes e jo natën.

Pijet alkoolike

Të pini një, dy apo tre gota verë në mbrëmje, mund të ju bëj të ndjeheni mirë, por kjo do të shkaktojë një gjumë jo të rehatshëm. Nëse pini alkool para se të flini, do të zgjoheni disa herë gjatë natës.

“Fast food”

Një fetë pice apo një hamburger i madh i shërbyer me patate të fërguara, do të ishin të parezistueshme për darkë. Por ushqimi i tillë, trazon gjumin. Kjo për shkak se ushqimi shumë-kalorik, zvogëlon prodhimin e oreksinës, kemikal që truri prodhon për të na mbajtur të kthjellët. E nëse hani picë apo hamburger për darkë, ditën tjetër do të ndiheni i lodhur.

Mishi i kuq

Sasia e madhe e proteinave që përmban mishi i kuq, do ta bëjë trupin që të punojë shumë në tretje. E puna intensive e sistemit tretës të trupit, nuk do të ju lë të flini të qetë.