Ja çfarë pret Blendi Fevziu nga protesta e nesërme e PD-së

Nga Blendi Fevziu

Opozita shqiptare ka njoftuar te marten nje marrshim proteste qe pritet te zgjase disa ore. Edhe pse deri tani, ajo ka organizuar disa mitingje, nuk ka asnje dyshim qe ky eshte manifestimi me i rendesishem qe nga koha e daljes ne opozite ne qershorin e 2013.

E para, protesta zhvillohet ne nje date tejet te rendesishme per historine politike te Demokrateve dhe te djathtes ne pergjithesi. Ne daten qe shenjon fillimin e protestes studentore qe coi ne krijimin e PD si e para force opozitare ne Shqiperi pas nje periudhe thuajse 66 vjecare. Ky pervjetor rezulton edhe nje lloj jubileu sepse kete vit behet plot nje cerek shekulli nga ai moment i rendesishem ne historine e Shqiperise. PD nuk mund ta humbase kete shans per te rikthyer ne vemendje arritjet kulmore te historise se saj keto 25 vjet.

E dyta, protesta zhvillohet ne nje moment amullie politike tek mazhoranca. Ne kulmin e nje beteje te heshtur, por evidente, brenda vete koalicionit qeverises. Ne nje moment kur kjo lufte, po reflektohet tek vete mazhoranca si shterrje e fuqive per nje qeverisje te metejshme ne ato parametra qe ishte premtuar.

E treta protesta zhvillohet ne kontekstin e nje krize te veshtire ekonomike. Me shume se sa momenti aktual, problem eshte perspektiva ekonomike e vendit e cila nuk po projekton asnje lloj optimizmi apo shprese ne 2 vitet e ardhshme.

E katerta, PD dhe Basha duhet t’i japin nje pergjigje permes kesaj proteste zerave kritike (brenda apo jashte partise) per menyren e te berit opozite dhe per produktin konkret qe kjo opozite do sjelle.

Per te gjitha keto arsye, protesta e neserme do jete nje test i rendesishem per opoziten dhe te ardhmen e saj. Ka dy menyra qe nje opozite te vije ne pushtet.

E para eshte qe ajo te ndertoje nje raport besimi, nje program dhe te binde qytetaret se eshte me e mire dhe me e afte se sa forca qe qeveris.

E dyta eshte qe te prese qe opozitarizmi i shoqerise, pra opozitarizmi publik, te marre me vete edhe opoziten dhe ta coje ate drejt pushtetit. Dmth qe fitorja me shume se sa fitore e saj te jete nje humbje e kundershtarit.

Nese e para varet nga vete opozita, e dyta varet me shume nga pushteti dhe menyra se si administron ai.

PD do tregoje neser nese eshte e afte te drejtoje ajo publikun, pra te udheheqe me frymen opozitare, apo e kunderta, qe do jete publiku ai, qe kur ti vije dita, te terheqe me vete PD drejt pushtetit.

Per te gjitha keto, protesta e neserme eshte nje prove per opoziten, PD e madje me shume se per kedo per Lulzim Bashen!