Italiani vret hajdutin shqiptar: Historia e Frrokajt…

Para disa muajsh, Valentin Frrokaj ishte një personazh i njohur për mediat italiane pasi u arratis në mënyrë spektakolare nga një burg në Palermo.

Mediat madje publikuan një video të arratisjes së tij.

Të mërkurën, mediat italiane raportojnë se Frrokaj ka humbur jetën teksa tentoi të vidhte në banesën e një italiani.

Ky i fundit ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Rodolfo Corazzo tha se e vrau 37-vjeçarin shqiptar pasi donte të mbronte familjen e tij.

Policia e Milanos thotë se shqiptari kishte edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim pasi mundën të largoheshin.

Sipas hetuesve, Rodolfo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe veprimi i tij është i ligjshëm.

Rodolfo jetonte në shtëpi me gruan dhe vajzën.