ISIS mbyll pengjet në kafaz, i nxjerr në paradë para ekzekutimit

ISIS ka publikuar së fundmi njëvideo ku shfaqen disa pengje teksa parakalojnë të mbyllur në kafazë, nëpër rrugët e mbushurame njerëz të Irakut që brohorasin. Pengjet e veshur në ngjyrë portokalli, intervistohen nga luftëtarë të ISIS, mbi fatin e tyre.

Videoja që zgjat rreth 9 min, tregon 21 luftëtarë kurdë Peshmerga, të cilët parakalojnë nëpër rrugët e mbushura me njerëz të krahinës irakene të Kirkukut, para se të marshojnë drejt vdekjes.

Vërtetësia e videos vjen nga “Site”, një organizëm që monitoron xhihadistët. Kafazet e pengjeve ‘sfilojnë’ nëpër qytet nëpërmjet kamionçinave që mbajnë flamurin e militantëve islamikë, të cilët janë të pajisur me armë dhe i kanë të mbuluara fytyrat.