ISIS masakron homoseksualët

Tjetër masakër nga ana e ISIS. Terroristët e Shtetit Islamik kanë publikuar në Twitter, disa fotografi ku shfaqet vrasja e disa homoseksualëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Raqqa të Sirisë. Një lajm i tillë konfirmohet nga Rita Katz, drejtoresha e “Site”, sajti që merret me monitorimin e xhihadistëve online. Në fotografi shihen disa persona duke u hedhur nga çatia e një pallati dhe më pas goditen me gurë deri në vdekje në sytë e një turme njerëzish.