ISIS kërcënon Italinë: Po vijmë në Romë

Terroristët e ISIS iu rikthenen kërcënimeve dhe kësaj radhe vënë në shënjestër Italinë, duke paralajmëruar se synojnë të mbërrijnë në Romë. Siç referon Rita Katz, drejtoresha e “Site” sajti që merret me monitorimin e xhihadistëve, xhihadistët kanë postuar një hashtag në Twitter ku shkruajnë, “Po vijmë në Romë”. Më tej shtohet se “ISIS në Romë me vullnetin e Zotit”, ndërsa shfaqen imazhe ku shihen mjete të ngarkuara me armantime dhe me flamurin e shtetit islamik.