Irlandë, fotografi shqiptar sjell artistët e rrugës në një ekspozitë (FOTO)

Jeta e artistëve të rrugës do të vijë në një ekspozitë nga fotografi shqiptar Azem Koleci në qytetin irlandez të Korkut.

Prej 8 janarit, për afro një muaj puna e fotografit nga Hasi do të shfaqet në kafen artistike “Longford Roë Caffe and Music Store”. Do të jenë rreth 20 fotografi me ngjyra dhe bardhezi me temë “Buskers” (e përkthyer në shqip – muzikantët/artistët që luajnë në rrugët e qytetit). Për disa muaj ai ka fotografuar artistë të ndryshëm, shumica këngëtarë, të cilët i japin jetë e shije qytetit të Korkut.

2Azem Koleci është një fotograf shqiptar me banim në Irlandë. Ka mbaruar studimet e larta për fotografi në “St John’s College” dhe “Crawford College and Art of Design” në qytetin e Korkut. Është anëtar i Federatës Irlandeze të Fotografisë, Shoqatës Mbretërore të Fotografisë, Shoqatës Kombëtare të Fotografisë etj., si dhe mban titullin “Licentiateship” nga Federata Irlandeze e Fotografisë. Qysh nga 2005-a kur Korku ishte kryeqyteti i kulturës evropiane, ai ka ekspozuar rregullisht pothuajse përvit fotgrafitë e tij në qendra publike arti, përfshirë muzeun e qytetit.

3

4