Intervista/ Tramexani: Ilir Daja trajnon mirë, synimi i Kombëtares dhe ja kush e fiton kampionatin

Zv.trajneri i Kombëtares sonë, Paolo Tramexani ka vizituar fushën stërvitore “Skënder Halili” ku ekipi i Tiranës i drejtuar nga Ilir Daja po kryente seancën stërvitore.

Ai u shpreh se Tirana po ecën mirë dhe se i pëlqen mënyra se si e stërvit ekipin trajneri Daja.

Po ashtu Tramexani foli edhe mbi kampionatin, ai fillimisht theksoi se në katër vite që ai ndodhet në Shqipëria kampionati shqiptar ka ardhur duke u rritur profesionalisht, gjithashtu shprehet se kampionatin do e fitojë një mes Skënderbeut dhe Partizanit.

Lidhur me paraqitjen dhe objektivat e Kombëtares në Francë 2016 Tramexani u shpreh: “Ne do jemi surpriza e Kampionatit Europian, ne do bëjmë lojën tonë, do japim maksimumin. Objektivi jonë është të kënaqim tifozët, të cilët besoj se do na mbështesin shumë edhe në Francë, ashtu sikurse edhe kanë bërë deri tani”.