INTERVISTA E PLOTË / Kryeministri Rama në emisionin e Mamaqit, batutat dhe humori – FOTO + VIDEO

Në emisionin “6 ditë pa Ermalin” ka qenë i ftuar mbrëmë kryeministi Edi Rama. Siç ishte paralajmëruar nga Rama e Mamaqi, emisioni u transmetua mbrëmë. Në rrjetet sociale ka reagime pafund që flasin për një emision të jashtëzakonshëm me batuta pafund dhe tejet argëtues.

Më poshtë Lexo.al po ju sjell intervistën e plotë e cila akoma nuk ka dalë në Youtue.

Intervista e kryeministrit Rama në emisionin “6 ditë pa Ermalin”

Mamaqi: A i tregon përralla Zahos?

Rama: Akoma jo se është ende i vogël. Por unë sërish ia tregoi.

Mamaqi: Si ja tregon? Apo i thua një nga ato të GDP-së?
Rama: Jo flasim për të gjithë njerëzit dhe për gjithë kafshët që kemi rreth e rrotull në fshat; gjeli, lopa, qeni, gomari.

Mamaqi: Po Zahon nuk e çoni në çerdhe, se dhe unë deri në 2 vjeç e gjysëm nuk do e çoj çunin.
Rama: Akoma jemi në atë fazë.

Mamaqi: Po kur të rritet, tek shkolla në Surrel do e çoni?
Rama: Ta shikojmë, nuk e kemi vendosur.

Mamaqi: Nuk keni frikë se ju thonë ii ata katundarët?
Rama: Po në çerdhe, do e çojmë në çerdhen e fshatit, të zonës.

Mamaqi: Po në shkollë do e çoni në Londër?
Rama: Do ta shikojmë..Jo jo.

Mamaqi: Ku Tony Blair si është nga afër? I ka qejf qerasjet?
Rama: Ore e di që ngjani ju?

Mamaqi: Me Tony Blair?
Rama: Po. Dhe fizikisht dhe me energji pozitive. Ti ke më shumë humor.

Mamaqi: As e vë dyshim. Madje humor shqiptar e jo anglez ta kuptosh të martën.
Mamaqi: Po në shtëpi sa banjo keni?
Rama: Sa banjo kemi në shtëpi? Po sa duhet të kemi?

Mamaqi: Unë kam dy përshembull
Rama: Qenkemi njësoj.

Mamaqi: Është e vërtetë që qeveria juaj nuk e pranon kurrë se e ka gabim?
Rama: Kjo nuk është e vërtetë.

Mamaqi: Për çfarë e keni gabim?
Rama: Në këto momente po filloj të mendoj se kam gabuar që kam ardhur këtu, se më ngele në dorë.

Kryministri Edi Rama në emisionin satirik te Ermal Mamaqit ‘6 ditë pa Ermalin’Mamaqi: Duhet të jetë audienca maksimale, e për mua është sukses. Dhe për ju mirë është se do shtoni disa fansa.
Rama: Unë erdha me shumë kënaqësi dhe jam i nderuar shumë që jam këtu me ty. Të ishin të gjithë si puna jote, do kishim gjetur dhe konsensus.

Mamaqi: Më thënë të drejtën dhe mua po më pëlqen humori. Ne të dy mund të bënim një dyshe, në emision, nam fare. Po u tërhoqët nga politika, se unë nuk futem..
Rama: Të është dhënë oferta?

Mamaqi: Po më është dhënë për deputet.
Rama: Për deputet?

Mamaqi: Po nuk kam pranuar.
Rama: Pse, ke ndonjë precedent penal?

Mamaqi: Jo shkoj nëpër dasma
Rama: Jo se është dhe ky dekriminalizimi dhe partia jote e ka ngritur me të madhe.

Mamaqi: E di mo e di. Po a kanë të drejtë?
Rama: Që e kanë ngritur me të madhe, ata, sigurisht është të qash apo të qeshësh. Po që u bë mirë që u bë, u bë mirë. Kurse unë të premtoj se unë nuk do plakem në politikë si lideri jot duke bërë fjalime e konferencë shtypi. Dhe kur të lë këtë detyrë çdo vit e bashkëpunojmë që të gjejmë gjuhën e bashkëpunimit. Vetëm se unë nuk e bëjmë dot ‘6 ditë pa Emralin e Edin’, por ‘6 ditë me Ermalin e Edin’.

Mamaqi: Unë them ta bëjmë 7 ditë
Rama: Unë them ta bëjmë një ditë pushim

Mamaqi: A duhet të ndjekë kryeministri natën e fundit të festivalit të RTSH?
Rama: Jo domosdoshmërisht

Kryministri Edi Rama në emisionin satirik te Ermal Mamaqit ‘6 ditë pa Ermalin’Mamaqi: A duhet të paguash vetë faturat e ujit e dritave?
Rama: Të shkoj unë të paguaj vetë?

Mamaqi: Po.
Rama: Është bërë më e lehtë tani, paguhet nga shtëpia online. Nëse ma kërkojnë njerëzit e shtëpisë, por nuk ka ngelur shtëpia deri në atë derexhe sa ti paguaj unë.

Mamaqi: A duhet të paguhet kryeministri over-time?
Rama: Jo.

Mamaqi: A duhet të kërcejë kryeministri popullore ne raste festash?
Rama: Po se di  duhet. Them se di, por nuk ma mban.

Mamaqi: A duhet të shaj kryeministri me llafe turpi. Dmth sa herë në ditë duhet të shaj.
Rama: Jo. Nuk duhet ta bëj.

Mamaqi: Turp ti vij atij kryeministri
Rama: Nuk duhet ta bëjë.

Mamaqi: Turp ti vij pra atij kryeministri që e ka bërë dhe ka sharë me llafe turpi
(Rama qesh)

Mamaqi: A duhet të zihet kryeministri me grushta kur të rrahin shokët?
Rama: Vallai po më prekën Erion Braçen, nuk jap garanci që mos të bëjë atë që s’duhet të bëjë. Po të ma prekin Erion Braçen..

Mamaqi: Të them të drejtën se më kanë thënë nga brenda, nëse ka njerëz të mirë qeveria janë; Niko Peleshi, dhe Endri Fuga. Këto di që janë njerëz të mirë.
Rama: Po unë ku futem?

Kryministri Edi Rama në emisionin satirik te Ermal Mamaqit ‘6 ditë pa Ermalin’Mamaqi: Po ti je një nga ata.
Rama: Apo unë nuk jam njeri unë?

Mamaqi: A duhet të dalë kryeministri me brekë slip në plazh?
Rama: Jo në plazh, kryeministri duhet të dalë me pallto dhe me çadër shiu dhe këpucë ushtarake dhe mbi pallto mushama.

Mamaqi: Pyesin, si ka mundësi që çmimi i naftës është më i shtrenjti në rajon, këtu tek ne?
Rama: O zot, e kam shpjeguar dhe rishpjeguar, nëse e krahasojmë me rajonin, rajoni merr akcizën. Ne kemi brenda çmimit të naftës dhe taksën e automjetit, ndërkohë që rajoni veç paguan taksën e automjetit, veç paguan naftën. Nëse ne duam ta bëjmë si rajoni, po ta ndajmë do bëjmë që të shkoni dy herë të paguani taksa, njëherë pjesën tuaj tek nafta dhe njëherë të shkoni të paguani çdo vit për taksën e makinës. Aty është brenda.

Mamaqi: Si ka mundësi që gjithmonë neve e kemi brenda?
Rama: Në këtë rast e keni bërë ju të PD-së këtë. I keni futur të dyja bashkë. dhe është një nga të paktat gjëra që unë di që e keni bërë mirë.

Mamaqi: Albi thotë, Zoti Rama si ka mundësi që deputeti më i varfër në Shqipëri ka 20 milionë euro, me sa di unë i kanë bërë të gjithë duke shitur fiq si Erioni. dhe qenka i PS-së ky…
Rama: Ky duket që është i PS-së se e ka shkrujt dhe emrin Albi Goodboy, dhe me dy oo. Një o e zgjatur që është zakonisht e juaja.

Mamaqi: Kur do dilni në pension thotë Alma Gjurkaj, se përgjigjet e pyetjeve te tjera i kemi, pa patur nevojë t’ua drejtojmë…Me PS thotë, por jo me këtë që kemi.
Rama: Me PS-në e Saliut.

Mamaqi: Jo mos është me PS-në e Nanos.
Rama: PS-ja e Nanos është kjo që kemi.

Mamaqi: Kur do dalësh në pension thotë kjo.
Rama: Mos u mërzit thuaj, do durosh dhe pak, por jo shumë. Në pension, kur do iki nga kjo punë, se ajo s’besoj do më lerë pa punë gjithë jetën. Do bëj dhe punë të tjera, do vi të punojmë bashkë.

Kryministri Edi Rama në emisionin satirik te Ermal Mamaqit ‘6 ditë pa Ermalin’Mamaqi: Po do bëjmë një emision pra. Unë të premten jam i zënë, do ta bëjmë të shtunën. I lirë jam, ke ndonjë punë të shtunën?

Mamaqi: Bes Byraku thotë, zoti Rama tani që je në procedurë divorci em metën, me cilin do martohesh në zgjedhjet e ardhshme. Jo partiak thotë.

Rama: Se juve, një parti e tërë ëndërron vetëm ndarjen e PS-së me LSI-në dhe prishjen time me Ilir Metën. Vetëm atë shikoni në ëndërr dhe vetëm për atë punoni. Turp i madh, spo lini gur pa luajtur për të dnarë njerëzit.

Mamaqi: Ajo është zgjidhja se s’ka zgjidhje tjetër.

Mamaqi: Roland Brisku, pse më ke bllokuar te faqja jote e Facebook-ut, kritikat dmth që të vlerësojmë e jo të na bllokosh. I papolitizuar. Po ti tani do iksh në burg vlla se ke vënë dhe emrin këtu. Pse i bllokoni, ti poston vetë?

Rama: Unë postoj vetë në “Tëitter”, kurse në “Facebook” nuk postoj unë.

Mamaqi: Po Instagram ke? Për mu “Twitter”, është old fashion, ka dalë Snapchat-i.
Rama: Po ti sa nxjerr fytyrën me një cep, të gjithë like like like, po avash o burrë.

Mamaqi: Rezart Cenaj thotë, pse nuk jep qeveria me koncesion edhe postin e kryeministrit? Ishte poshtë brezit kjo goditja…
Rama: Jo mor jo, ky quhet humor kaps. Zakonisht këshillohet, si quhet ajo gjethja jeshile, që të lehtëson.

Kryministri Edi Rama në emisionin satirik te Ermal Mamaqit ‘6 ditë pa Ermalin’Mamaqi: Nuk i di këto, mund të shkosh në farmaci.
Mamaqi: Pyetja ime serioze lidhet me një çështje personale. Shoku im i ngushtë, i cili ndërroi jetë, disa muaj më parë, doktor Flori, ka bërë dhe një këngë kundër jush. Doktor Flori la pas një fëmijë me sindromën down, nëse do ishte mundësia që kësaj familje t’i krijohej një lloj mundësie që ne ta ndihmojmë, dhe familjes së doktor Florit t’i akordohet një pension pas vdekjes.

Rama: Unë e kam pasur mik, dhe ka mbetur mik kur ai mendoi ndryshe dhe bëri një këngë që ishte reagim ndaj marrëveshjes që ne bëmë me LSI-në. Unë nuk jam person që mbaj inate. Inati është e zeza e atij që e mban thoshte gjyshja ime. Në rastin e tij po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që ta ndihmojë familjen, edhe për arsyen specifike të një fëmije që i duhen krijuar kushte që të rritet sa më në paqe.