INSTAT/ Indeksi i çmimeve të konsumit për muajin dhjetor u bë në masën 2%

Në muajin Dhjetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,7 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Dhjetor 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +2,0 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Komunikimi” kanë kontribuar me nga -0,03 pikë përqindje secili. (shih Fig 2. fq 2). Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Dhjetor 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupi “Shërbimi arsimor” me 4,8 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,3 %, etj. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 23,9 %, pasuar nga nëngrupi “fruta” me 22,7 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,8 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,0 %, etj. Çmimet e nëngrupit “qumësht, djath e vezë” u ulën me 5,8 %, pasuar nga nëngrupet “mish” dhe “kafe, çaj e kakao” me nga 0,8 %, etj. Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Veshje dhe këpucë” me 3,2 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,0 %, “Komunikimi” me 1.1 %, etj. Ndryshimi mujor i indeksit është 0,6 %. Krahasuar me muajin Nëntor 2015, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,3 %. Krahasuar me muajin e mëparshëm çmimet e eurodiezelit u ulën me 1,6 % dhe çmimet e benzinës me 1,2 %.