I am from Kalaja e Dodës 

-I am from Kalaja e Dodës. -Të pyeta Shqip. Pse mu përgjigje Anglisht ? -Është e vetmja pyetje, së cilës, të gjithë ne këtu, i përgjigjemi vetëm Anglisht. Më bëj pyetje të tjera të përgjigjem Shqip. Hodha për të njëmijtën herë sytë rrotull i mahnitur nga pamja frymëndalëse e asaj lagjeje. Pak vite më parë ay vend ishte një bosh. Sot qindra shtëpitë e reja, dhjetra vila gjigande, kopështe të gjelbërta, basene të kalërta, rrugë të asfaltuar, dy shkollë, vorreza. -Çfarë di ti për vendin e origjinës, Kalanë e Dodës ? -Kalaja e Dodës, prej nga kam ardhur unë dhe shumica e atyre që popullojnë këtë lagje, është një vend i vogël 80 kilometra katrore në veri-lindje të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë, 35 kilometra larg Kuksit, dhe po aq larg Peshkopisë. Ndodhet rrëzë Malit të Korabit në lartësinë nga 1000 e ca deri në 3000 e ca metra mbi nivelin e detit. Kalaja e Dodës, që unë nuk e di as ku është ajo Kala e as cili ka qënë ai Dodë, është një parajsë natyrore me njerëz energjikë, historikisht punëtorë dhe dramatikisht të varfër. Me ajër të pastër, dimër të ashpër gjysmën e vitit mbuluar nga dëbora, ujra rrjedhës, pyje dhe kullota, të gjitha të bukura si nëpër ëndërra. Babai im bashkë me të tjerë, para se të vinin të ndërtonin këto vilat këtu, kanë tërhequr njëri-tjetrin në Angli. Prej gjithsej 3500 banorë që ka pasur Kalaja e Dodës, tani atje kanë mbetur fare pak. -Pse në Angli ? -Në Angli sepse ne të Kalasë së Dodës që e kemi shumë të zhvilluar nuhatjen, kemi kuptuar që Anglia është vend që paguan shumë ata që punojnë shumë. Anglezët dhe ne të Kalasë së Dodës jemi si dy njerëz, prej të cilëve, i pari ka paret dhe i duhet puna, i dyti ka punën dhe i duhen paret. Kjo vila ime që po sheh këtu besoj se e dëshmon çfarë po të them. -Faleminderit për këto spjegime kaq të sakta. Por a s’më thua, çfarë di për Anglinë ti from Kalaja e Dodës ? -Anglia është Mbretëri, ka Mbretëreshë, është vend i pasur. Por ajo që mua më mrekullon më së shumti, është se Anglia nuk ka Kushtetutë të shkruar. Që domethënë se anglezët e bëjnë sot Drejtësinë si e kemi bërë ne para disa shekujsh, me Kanun, të cilin shqiptarët analfabetë e dinin përmendësh. Mungesën e Gjakmarrjes dhe të ngujimit në Anglinë e sotme, s’di se si ta spjegoj. -Më mahnite me këto njohuri kaq të holla dhe të thella o i Kalasë së Dodës. Ti me shkollë të mesme di për Anglinë më tepër se 100 eksperta me diploma kristalore dinë për Shqipërinë. Po ti tjetri nga je ? -I am from Zall Dardha. Në këtë lagje prrallore, në këtë Little England, ne from Zall Dardha jemi më pak se këta që janë from Kalaja e Dodës. Por edhe në kemi ndërtuar vila. Ja, ajo atje me tre kate me pamje nga liqeni është e imja. Dy vëllezërit e mi më të rritur se unë që punojnë në Londër më kanë thënë se një vilë të tillë anglezi edhe mund ta ndërtojë, por, ose me djersën e pesë brezave, ose kurrë. Little England, e shtrirë Lindje-Perëndim, është pak më tepër se 3 kilometra e gjatë dhe nja 2 kilometra e gjërë. Që i bije nja 12 herë më e vogël se Kalaja e Dodës. Por mos harro se Kalaja e Dodës ka aq shumë brigje, brinja, gërxhe dhe thepa, sa po ta hekurosësh bëhet më e madhe se Europa, fakt ky, me të cilin, ne from Kalaja e Dodës, me të drejtë krenohemi. Dembelat dhe parazitat pëshpërisin se ne dibranët sjellim nga kurbeti vetëm pare dhe asgjë tjetër. Unë from Zall Dardha që lexoj libra dhe gazeta, shoh televizor, dhe vozis në Internet, i kundërshtoj me neveri gënjeshtrat që përhapin ata. Dibrani sjell nga Anglia gjithçka që Anglia ka. -Faleminderit. A mund t’i plotësosh ti tjetri këto që tha ky from Zall Dardha lidhur me atë se çfarë sjell Dibra nga Anglia ? Së pari prezantohu, thuaj nga je. -I am from Maqellara. Unë që kam një xhajë në Mançester dhe një baxhanak në Liverpul i di mirë këto gjëra. Dibra, me në krye ata from Kalaja e Dodës, si e tha me aq takt parafolësi, sjellin nga Anglia jo vetëm Sterlinën, por edhe vlera; Seriozitetin, edukatën, dashurinë për punën, rregullin, respektin, disiplinën, shkurt qytetërimin. Xhaja i Mançesterit më ka thënë se anglezët nuk janë zevzekër si në shqiptarët, por njerëz të qetë. Ne shqiptarët shtyhemi në rradhë. Anglezët, që ndoshta edhe ata zjejnë përbrenda kur presin nëpër rradha, në pamjen e jashtëme duken të përmbajtur. Ne shqiptarët s’na zë gjumi i natës pa futur hundët tek punët e tjetrit. Anglezi sheh hallin e vet. Kam ditur edhe gjëra të tjera për Anglinë. Se unë i kam lexuar të gjitha librat e Shekspirit n’trillik. Por tani që u bëra 43 vjeç dhe jam martuar e kam dy fëmijë, pra tani që më iku mosha dhe nuk lexoj më se u plaka, i kam harruar të gjitha. -Ti tjetri, ti që rri si mënjanë, a di ti për Anglinë ndonjë gjë më tepër se ky maqellarsi që e nisi bukur por e bitisi si mos më keq me harrimin e vetes dhe të Shekspirit në lulen e moshës ? Së pari thuaj nga je, pastaj vazhdo. -I am from Cereneci. Anglia është kujdestarja, shërbëtorja, nëna, gjyshja e qytetërimit. Anglia është ajo që e rrotullon në majë të gishtit të mesit të dorës së djathtë të gjithë politikën e botës. Kaq di unë për Anglinë. Thuaj bereqaves edhe kaq. Se edhe këto me të thëna i kam. Se vet nuk kam qënë kurrë në Angli dhe s’kam asnjë të afërt atje. Shtëpinë e kam ndërtuar me krahët e mia, domethënë me lekë, jo me Sterlina. Nuk më vjen turp që di kaq pak për Anglinë. Po deshe të dish më tepër pyet këtë tjetrin që është nga një tjetër fshat i Dibrës. Fol ore ti, -Faleminderit që ma dhe fjalën ti from Cereneci. I am from Muhrri. Në Angli unë kam dy djem daje. Anglia është ishull. Ka qënë Perandori. Edhe tani është Perandori por me një emër tjetër që i ngjan emrit të një krahine të Kuksit, Krumauellth apo diçka e tillë. Djemtë e dajës më kanë thënë se Perandoria e Anglisë ka qënë aq e madhe sa dielli nuk perëndonte kurrë. Kalaja e Dodës e Shqipërisë ka disa ngjajshmëri me Kalanë e Dosës së Anglisë, që është Skocia. Këto dy Kala Dode edhepse aq të largëta kanë ngjajshmërira antropometrike dhe fjalë të përbashkëta. Këto gjëra nuk janë plotësisht të vërtetuara. Por ku ka zë s‘është pa gjë. -Po ti me quka në turi, di ti ndonjë gjë për Anglinë ? Kujdes, thuaj së pari nga je, pastaj ato që di. -I am from Ostreni. Kam një djalë xhaje në Londër. Ai më ka thënë se të gjitha shpikjet e botës i ka bërë anglezi. Më ka thënë edhe plot gjëra të tjera për shkathtësitë e atyre from Kalaja e Dodës për të sjellë nga Anglia makina me timon nga e djathta. Por sidomos për talentin e lindur që kanë për të hapur rrugë të reja. Një proverb turk thotë; “Kur nisesh për të vajtur diku, pyet së pari a ka qënë atje ndonjë dibran. Po të thanë “Po” nisu edhe ti”. Se dibrani është rrugëhapës, pionier. Jo pionier i kurvit. Pionier i shtigjeve të reja të mbijetesës. Gjë që e provon më së miri edhe fakti se ata from Kalaja e Dodës janë mërgimtarët e parë shqiptarë qysh në kohën e diktaturës. Në atë kohë ata shkonin në pyjet e Tepelenës ku mblidhnin Shqopë për llulla dhe sende të tjera artizanale të drunjta. Përveç “I am from Ostreni” që ma ka mësuar xhaja kur erdhi parvjet për të parën herë pas 12 vjetësh, di edhe një fjalë tjetër anglisht, që është fjala “OK”. -Ti që gjithë kohën qesh duke dëgjuar miqtë e tu, prezantohu së pari, pastaj na thuaj edhe ti çfarë di për anglezët dhe Anglinë. -I am from Zerqani. Unë di Anglisht më tepër se këta. Unë di edhe “Yes”, “No”, dhe “I love You”. Unë do t’ju them një gjë që ma ka spjeguar gjatë e gjërë në telefon një djalë halle që e kam në Birmingham. Është diçka që nuk mund të kuptohet nga kushdo por vetëm nga njerëz me ndjeshmëri të veçantë. Dibra dhe Kalaja e Dodës janë kufi. Në kohën e kurvit, nga Tirana dhe qytetet e tjera një numur shqiptarësh i afroheshin kufirit me llojlloj mënyrash për tu arratisur. Të gjithë kapeshin. E di pse ? Sepse i spiunonim ne. Baballarët tanë dua të them. Se ne atëhere as që kishim lindur. Ky është një turp dhe një mëkat tepër i madh për ne dibranët. Mëkat që na duhet ta shlyejmë sa më shpejt duke j’u lutur 10 herë në ditë me lot në sy Allahut. Shihe mirë këtë perlë urbane. Këtë lagje ëndërrash. Këtë dëshmi të gjallë të aristokratizmit që po zëvëndëson rrugaçërinë. Këtë provë se shlyerja e mëkatit ka nisur. Ah, se për pak harrova; Kjo Little England këtu është edhe një rast i çuditshëm kolonizimi, si të thuash, i vetvetes, pra tepër i koklavitur, që i kapërxen aftësitë e mia për ta shqyrtuar. Besoj se të lashë të kënaqur me këto spjegime. -Po, por ky veshllapushi këtu sikur po kërkon të shtojë diçka. Nga je o llapush ? -I am from Dibra. Në fakt I am from Kalaja e Dodës, por të thashë I am from Dibra sepse unë nuk bëj dallime me fshatra. Në Angli unë kam dy kunetër, dy burra motrash, për të cilët, nëse më lejoni, dua të bëj një saktësim lidhur me diçka që prej kohësh më gërryen përbrenda. -Po. Të lejojmë ta bësh saktësimin që të lirohesh nga gërryerja e brëndëshme që është rreziku më i tmerrshëm që u kanoset kurbetlinjve në përgjithësi, juve from Kalaja e Dodës në veçanti. -Këtu në këtë lagje luksoze me emrin e bukur Little England, qarkullojnë fjalë të liga. Ata që me kurbetin kanë probleme thonë se ne from Kalaja e Dodës kemi nga dy gra. Sipas tyre, ne, sapo vemi në Angli, për të bërë sa më shpejt letrat, martohemi atje me një angleze të cilën e gjejmë menjëherë sepse dihet që për anglezet ne from Kalaja e Dodës jemi mzata të preferuar. Pasi grumbullojmë ca pare dhe bëjmë një apo dy fëmijë me anglezen atje, vijmë ndërtojmë vilë këtu, dhe martohemi edhe një herë tjetër këtu, me një shqiptare, mundësisht dibrane. Pastaj ikim të përsëri në Angli. Ku vazhdojmë të qetë jetën tjetër me gruan tjetër, anglezen. Këto shpifje të ndyra me dy gra dhe dy jetë për ne from Kalaja e Dodës unë i hedh poshtë me neverinë më të madhe. Sepse unë këtu në Little England kam dy motra të martuara me dy burra from Kalaja e Dodës që punojnë në Angli, njëri në Londër tjetri në Birmingham, njëra me dy, tjetra me tre fëmijë, të cilat këtu, edhe pa burrat e tyre, e kalojnë jetën për bukuri. A isha i qartë ? -Ishe goxha i qartë. Por kjo që the për dy jetët me grua këtu dhe burrë atje, duke qënë e paverifikueshme, mund të jetë edhe subjektive, pra gënjeshtër. A ke ndonjë gjë objektive për të thënë për Anglinë ? -Po. Është një episod mahnitës që ma ka treguar një nga kunetërit. Kunati im punon dhjetë orë në ditë. Pronari i tij punon çdo ditë jo më pak se dymbëdhjetë orë. Një ditë, ngaqë ashtu qe’ një problem, kunati ndejti në punë njëlloj me pronarin. Kur do iknin, kunati vuri re se pronari nuk u vesh thjesht si vishet gjithkush që pas pune kthehet në shtëpi. Kunati u habit dhe e pyeti Xhonin, se kështu e quanin pronarin; -O Xhon, pse nuk je veshur thjesht përderisa do ikësh në shtëpi ?! -Sepse, iu përgjigj Xhoni, nuk do iki në shtëpi, do iki në shkollë. -Në shkollë ?! Ti je mbi 50 vjeç ! Ende shkon në shkollë ti ?! -Unë do vete në shkollë sa të jem gjallë. -Pse ? -Sepse dua të vdes i ditur. Këtu mbaroi kjo bisedë e improvizuar me ata të rinj dibranë tigra dhe luana që mezi i mblodha Vajta, dhe do vete, edhe herë të tjera në këtë lagje të magjishme. Pa folur për Fierin i cili është pothuaj i tëri një Little Italy, si dhe plot vende të tjera më të vogla nga Shkodra në Vlorë që janë gjithashtu të tilla, ka sot në Shqipëri edhe disa Little Grecce, madje edhe disa Little China, dhe të tjera. Por asnjëra prej tyre nuk është aq mahnitëse, aq rrezëllitëse, aq e qetë, aq e pastër, aq e rregullt, aq elegante, aq diskrete, aq aristokratike, sa Little England ndërtuar me djersën dhe gjakun e atyre from Kalaja e Dodës. Ku ndodhet Little England ?! Fare afër. Te dera. Mos e zgjat. Nisu. Tani. Kalo Lumin e Tiranës mbi urën e Babrroit. Ngjitu mbi kodër. Aty e ke. Më interesante se çdo muze’ historie më bëma mbretërish dhe perandorësh. Më magjepsëse se çdo ekspozitë me piktura dhe gravura ku secila kushton miliona. Më sugjestive se çdo Aulë universitare ku një profesor me mjekër pritet të flasi për zanafillën e Universit. Kur ta shohësh mos harro të bësh krahasimin. Jo me dje e pardje. Me many tears ago.

-I am from Kalaja e Dodës.
-Të pyeta Shqip. Pse mu përgjigje Anglisht ?
-Është e vetmja pyetje, së cilës, të gjithë ne këtu, i përgjigjemi vetëm Anglisht. Më bëj pyetje të tjera të përgjigjem Shqip.
Hodha për të njëmijtën herë sytë rrotull i mahnitur nga pamja frymëndalëse e asaj lagjeje. Pak vite më parë ay vend ishte një bosh. Sot qindra shtëpitë e reja, dhjetra vila gjigande, kopështe të gjelbërta, basene të kalërta, rrugë të asfaltuar, dy shkollë, vorreza.
-Çfarë di ti për vendin e origjinës, Kalanë e Dodës ?
-Kalaja e Dodës, prej nga kam ardhur unë dhe shumica e atyre që popullojnë këtë lagje, është një vend i vogël 80 kilometra katrore në veri-lindje të Shqipërisë në kufi me Maqedoninë, 35 kilometra larg Kuksit, dhe po aq larg Peshkopisë. Ndodhet rrëzë Malit të Korabit në lartësinë nga 1000 e ca deri në 3000 e ca metra mbi nivelin e detit. Kalaja e Dodës, që unë nuk e di as ku është ajo Kala e as cili ka qënë ai Dodë, është një parajsë natyrore me njerëz energjikë, historikisht punëtorë dhe dramatikisht të varfër. Me ajër të pastër, dimër të ashpër gjysmën e vitit mbuluar nga dëbora, ujra rrjedhës, pyje dhe kullota, të gjitha të bukura si nëpër ëndërra. Babai im bashkë me të tjerë, para se të vinin të ndërtonin këto vilat këtu, kanë tërhequr njëri-tjetrin në Angli. Prej gjithsej 3500 banorë që ka pasur Kalaja e Dodës, tani atje kanë mbetur fare pak.
-Pse në Angli ?
-Në Angli sepse ne të Kalasë së Dodës që e kemi shumë të zhvilluar nuhatjen, kemi kuptuar që Anglia është vend që paguan shumë ata që punojnë shumë. Anglezët dhe ne të Kalasë së Dodës jemi si dy njerëz, prej të cilëve, i pari ka paret dhe i duhet puna, i dyti ka punën dhe i duhen paret. Kjo vila ime që po sheh këtu besoj se e dëshmon çfarë po të them.
-Faleminderit për këto spjegime kaq të sakta. Por a s’më thua, çfarë di për Anglinë ti from Kalaja e Dodës ?
-Anglia është Mbretëri, ka Mbretëreshë, është vend i pasur. Por ajo që mua më mrekullon më së shumti, është se Anglia nuk ka Kushtetutë të shkruar. Që domethënë se anglezët e bëjnë sot Drejtësinë si e kemi bërë ne para disa shekujsh, me Kanun, të cilin shqiptarët analfabetë e dinin përmendësh. Mungesën e Gjakmarrjes dhe të ngujimit në Anglinë e sotme, s’di se si ta spjegoj.
-Më mahnite me këto njohuri kaq të holla dhe të thella o i Kalasë së Dodës. Ti me shkollë të mesme di për Anglinë më tepër se 100 eksperta me diploma kristalore dinë për Shqipërinë. Po ti tjetri nga je ?
-I am from Zall Dardha. Në këtë lagje prrallore, në këtë Little England, ne from Zall Dardha jemi më pak se këta që janë from Kalaja e Dodës. Por edhe në kemi ndërtuar vila. Ja, ajo atje me tre kate me pamje nga liqeni është e imja. Dy vëllezërit e mi më të rritur se unë që punojnë në Londër më kanë thënë se një vilë të tillë anglezi edhe mund ta ndërtojë, por, ose me djersën e pesë brezave, ose kurrë. Little England, e shtrirë Lindje-Perëndim, është pak më tepër se 3 kilometra e gjatë dhe nja 2 kilometra e gjërë. Që i bije nja 12 herë më e vogël se Kalaja e Dodës. Por mos harro se Kalaja e Dodës ka aq shumë brigje, brinja, gërxhe dhe thepa, sa po ta hekurosësh bëhet më e madhe se Europa, fakt ky, me të cilin, ne from Kalaja e Dodës, me të drejtë krenohemi. Dembelat dhe parazitat pëshpërisin se ne dibranët sjellim nga kurbeti vetëm pare dhe asgjë tjetër. Unë from Zall Dardha që lexoj libra dhe gazeta, shoh televizor, dhe vozis në Internet, i kundërshtoj me neveri gënjeshtrat që përhapin ata. Dibrani sjell nga Anglia gjithçka që Anglia ka.
-Faleminderit. A mund t’i plotësosh ti tjetri këto që tha ky from Zall Dardha lidhur me atë se çfarë sjell Dibra nga Anglia ? Së pari prezantohu, thuaj nga je.
-I am from Maqellara. Unë që kam një xhajë në Mançester dhe një baxhanak në Liverpul i di mirë këto gjëra. Dibra, me në krye ata from Kalaja e Dodës, si e tha me aq takt parafolësi, sjellin nga Anglia jo vetëm Sterlinën, por edhe vlera; Seriozitetin, edukatën, dashurinë për punën, rregullin, respektin, disiplinën, shkurt qytetërimin. Xhaja i Mançesterit më ka thënë se anglezët nuk janë zevzekër si në shqiptarët, por njerëz të qetë. Ne shqiptarët shtyhemi në rradhë. Anglezët, që ndoshta edhe ata zjejnë përbrenda kur presin nëpër rradha, në pamjen e jashtëme duken të përmbajtur. Ne shqiptarët s’na zë gjumi i natës pa futur hundët tek punët e tjetrit. Anglezi sheh hallin e vet. Kam ditur edhe gjëra të tjera për Anglinë. Se unë i kam lexuar të gjitha librat e Shekspirit n’trillik. Por tani që u bëra 43 vjeç dhe jam martuar e kam dy fëmijë, pra tani që më iku mosha dhe nuk lexoj më se u plaka, i kam harruar të gjitha.
-Ti tjetri, ti që rri si mënjanë, a di ti për Anglinë ndonjë gjë më tepër se ky maqellarsi që e nisi bukur por e bitisi si mos më keq me harrimin e vetes dhe të Shekspirit në lulen e moshës ? Së pari thuaj nga je, pastaj vazhdo.
-I am from Cereneci. Anglia është kujdestarja, shërbëtorja, nëna, gjyshja e qytetërimit. Anglia është ajo që e rrotullon në majë të gishtit të mesit të dorës së djathtë të gjithë politikën e botës. Kaq di unë për Anglinë. Thuaj bereqaves edhe kaq. Se edhe këto me të thëna i kam. Se vet nuk kam qënë kurrë në Angli dhe s’kam asnjë të afërt atje. Shtëpinë e kam ndërtuar me krahët e mia, domethënë me lekë, jo me Sterlina. Nuk më vjen turp që di kaq pak për Anglinë. Po deshe të dish më tepër pyet këtë tjetrin që është nga një tjetër fshat i Dibrës. Fol ore ti,
-Faleminderit që ma dhe fjalën ti from Cereneci. I am from Muhrri. Në Angli unë kam dy djem daje. Anglia është ishull. Ka qënë Perandori. Edhe tani është Perandori por me një emër tjetër që i ngjan emrit të një krahine të Kuksit, Krumauellth apo diçka e tillë. Djemtë e dajës më kanë thënë se Perandoria e Anglisë ka qënë aq e madhe sa dielli nuk perëndonte kurrë. Kalaja e Dodës e Shqipërisë ka disa ngjajshmëri me Kalanë e Dosës së Anglisë, që është Skocia. Këto dy Kala Dode edhepse aq të largëta kanë ngjajshmërira antropometrike dhe fjalë të përbashkëta. Këto gjëra nuk janë plotësisht të vërtetuara. Por ku ka zë s‘është pa gjë.
-Po ti me quka në turi, di ti ndonjë gjë për Anglinë ? Kujdes, thuaj së pari nga je, pastaj ato që di.
-I am from Ostreni. Kam një djalë xhaje në Londër. Ai më ka thënë se të gjitha shpikjet e botës i ka bërë anglezi. Më ka thënë edhe plot gjëra të tjera për shkathtësitë e atyre from Kalaja e Dodës për të sjellë nga Anglia makina me timon nga e djathta. Por sidomos për talentin e lindur që kanë për të hapur rrugë të reja. Një proverb turk thotë; “Kur nisesh për të vajtur diku, pyet së pari a ka qënë atje ndonjë dibran. Po të thanë “Po” nisu edhe ti”. Se dibrani është rrugëhapës, pionier. Jo pionier i kurvit. Pionier i shtigjeve të reja të mbijetesës. Gjë që e provon më së miri edhe fakti se ata from Kalaja e Dodës janë mërgimtarët e parë shqiptarë qysh në kohën e diktaturës. Në atë kohë ata shkonin në pyjet e Tepelenës ku mblidhnin Shqopë për llulla dhe sende të tjera artizanale të drunjta. Përveç “I am from Ostreni” që ma ka mësuar xhaja kur erdhi parvjet për të parën herë pas 12 vjetësh, di edhe një fjalë tjetër anglisht, që është fjala “OK”.
-Ti që gjithë kohën qesh duke dëgjuar miqtë e tu, prezantohu së pari, pastaj na thuaj edhe ti çfarë di për anglezët dhe Anglinë.
-I am from Zerqani. Unë di Anglisht më tepër se këta. Unë di edhe “Yes”, “No”, dhe “I love You”. Unë do t’ju them një gjë që ma ka spjeguar gjatë e gjërë në telefon një djalë halle që e kam në Birmingham. Është diçka që nuk mund të kuptohet nga kushdo por vetëm nga njerëz me ndjeshmëri të veçantë. Dibra dhe Kalaja e Dodës janë kufi. Në kohën e kurvit, nga Tirana dhe qytetet e tjera një numur shqiptarësh i afroheshin kufirit me llojlloj mënyrash për tu arratisur. Të gjithë kapeshin. E di pse ? Sepse i spiunonim ne. Baballarët tanë dua të them. Se ne atëhere as që kishim lindur. Ky është një turp dhe një mëkat tepër i madh për ne dibranët. Mëkat që na duhet ta shlyejmë sa më shpejt duke j’u lutur 10 herë në ditë me lot në sy Allahut. Shihe mirë këtë perlë urbane. Këtë lagje ëndërrash. Këtë dëshmi të gjallë të aristokratizmit që po zëvëndëson rrugaçërinë. Këtë provë se shlyerja e mëkatit ka nisur. Ah, se për pak harrova; Kjo Little England këtu është edhe një rast i çuditshëm kolonizimi, si të thuash, i vetvetes, pra tepër i koklavitur, që i kapërxen aftësitë e mia për ta shqyrtuar. Besoj se të lashë të kënaqur me këto spjegime.
-Po, por ky veshllapushi këtu sikur po kërkon të shtojë diçka. Nga je o llapush ?
-I am from Dibra. Në fakt I am from Kalaja e Dodës, por të thashë I am from Dibra sepse unë nuk bëj dallime me fshatra. Në Angli unë kam dy kunetër, dy burra motrash, për të cilët, nëse më lejoni, dua të bëj një saktësim lidhur me diçka që prej kohësh më gërryen përbrenda.
-Po. Të lejojmë ta bësh saktësimin që të lirohesh nga gërryerja e brëndëshme që është rreziku më i tmerrshëm që u kanoset kurbetlinjve në përgjithësi, juve from Kalaja e Dodës në veçanti.
-Këtu në këtë lagje luksoze me emrin e bukur Little England, qarkullojnë fjalë të liga. Ata që me kurbetin kanë probleme thonë se ne from Kalaja e Dodës kemi nga dy gra. Sipas tyre, ne, sapo vemi në Angli, për të bërë sa më shpejt letrat, martohemi atje me një angleze të cilën e gjejmë menjëherë sepse dihet që për anglezet ne from Kalaja e Dodës jemi mzata të preferuar. Pasi grumbullojmë ca pare dhe bëjmë një apo dy fëmijë me anglezen atje, vijmë ndërtojmë vilë këtu, dhe martohemi edhe një herë tjetër këtu, me një shqiptare, mundësisht dibrane. Pastaj ikim të përsëri në Angli. Ku vazhdojmë të qetë jetën tjetër me gruan tjetër, anglezen. Këto shpifje të ndyra me dy gra dhe dy jetë për ne from Kalaja e Dodës unë i hedh poshtë me neverinë më të madhe. Sepse unë këtu në Little England kam dy motra të martuara me dy burra from Kalaja e Dodës që punojnë në Angli, njëri në Londër tjetri në Birmingham, njëra me dy, tjetra me tre fëmijë, të cilat këtu, edhe pa burrat e tyre, e kalojnë jetën për bukuri. A isha i qartë ?
-Ishe goxha i qartë. Por kjo që the për dy jetët me grua këtu dhe burrë atje, duke qënë e paverifikueshme, mund të jetë edhe subjektive, pra gënjeshtër. A ke ndonjë gjë objektive për të thënë për Anglinë ?
-Po. Është një episod mahnitës që ma ka treguar një nga kunetërit. Kunati im punon dhjetë orë në ditë. Pronari i tij punon çdo ditë jo më pak se dymbëdhjetë orë. Një ditë, ngaqë ashtu qe’ një problem, kunati ndejti në punë njëlloj me pronarin. Kur do iknin, kunati vuri re se pronari nuk u vesh thjesht si vishet gjithkush që pas pune kthehet në shtëpi. Kunati u habit dhe e pyeti Xhonin, se kështu e quanin pronarin;
-O Xhon, pse nuk je veshur thjesht përderisa do ikësh në shtëpi ?!
-Sepse, iu përgjigj Xhoni, nuk do iki në shtëpi, do iki në shkollë.
-Në shkollë ?! Ti je mbi 50 vjeç ! Ende shkon në shkollë ti ?!
-Unë do vete në shkollë sa të jem gjallë.
-Pse ?
-Sepse dua të vdes i ditur.
Këtu mbaroi kjo bisedë e improvizuar me ata të rinj dibranë tigra dhe luana që mezi i mblodha
Vajta, dhe do vete, edhe herë të tjera në këtë lagje të magjishme. Pa folur për Fierin i cili është pothuaj i tëri një Little Italy, si dhe plot vende të tjera më të vogla nga Shkodra në Vlorë që janë gjithashtu të tilla, ka sot në Shqipëri edhe disa Little Grecce, madje edhe disa Little China, dhe të tjera.
Por asnjëra prej tyre nuk është aq mahnitëse, aq rrezëllitëse, aq e qetë, aq e pastër, aq e rregullt, aq elegante, aq diskrete, aq aristokratike, sa Little England ndërtuar me djersën dhe gjakun e atyre from Kalaja e Dodës.
Ku ndodhet Little England ?!
Fare afër. Te dera. Mos e zgjat. Nisu. Tani. Kalo Lumin e Tiranës mbi urën e Babrroit. Ngjitu mbi kodër. Aty e ke. Më interesante se çdo muze’ historie më bëma mbretërish dhe perandorësh. Më magjepsëse se çdo ekspozitë me piktura dhe gravura ku secila kushton miliona. Më sugjestive se çdo Aulë universitare ku një profesor me mjekër pritet të flasi për zanafillën e Universit. Kur ta shohësh mos harro të bësh krahasimin. Jo me dje e pardje. Me many tears ago.

Nga: Edison Ypi

Postime te ngjashme

About the author: Shef Domi

Facebook: https://www.facebook.com/shefdomi Google Plus: https://plus.google.com/109352065938726181123 Blog: www.thealbanian.co.uk/shefdomi