Hysaj mbrojtësi më i mirë i Seria A (foto)

Lexuesit e portalit Calciomercato.com janë duke e zgjedhur formacionin më të mirë të vitit 2015 në Serie A. Besoni ose jo, anëtari i Kombëtares shqiptare ka zërë vend në formacionin e vitit para mbrojtësit të Romës, Alessandro Florenzi. Hysaj është zgjedhur si mbrojtës i djathtë më i mirë në Itali me  42 përqind të votave, derisa ka lënë prapa vetës Alessandro Florenzin (Roma 33%), Bruno Peres (Torino, 17%) dhe Vrsaljko (Sassuolo, 8%).