HRW: Refugjatët në Serbi po ngrijnë nga të ftohtit

Organizata Human Rights Watch ka kritikuar Serbinë për trajtimin që po ju bënë refugjatëve.

HRW thotë se përderisa Serbia po përgatitet për të festuar Krishtlindjen Ortodokse, shumë refugjatë në këtë shtet dhe në Hungarinë fqinje janë duke jetuar në kushte të mjerueshme. Kjo organizatë thotë se refugjatët në Serbi po qëndrojnë në të ftohtë, duke shpresuar që të mbijetojnë.

Temperaturat në Serbi dhe Hungari kanë rënë në – 20 gradë Celcius. Por, rreth 2 mijë azilkërkues dhe emigrantë janë duke fjetur jashtë në Beograd, përballë “zonës transit” të Hungarisë në kufirin e Serbisë, apo edhe në tendat që i ka ndërtuar qeveria hungareze por të cilat nuk ofrojnë kushte për të përballuar këtë mot të keq.

“Në disa raste, autoritet jo vetëm që kanë dështuar t’ju ofrojë kushte njerëzore për ta por gjithashtu kanë tentuar që të pengojnë organizatat humanitare që t’i ndihmojnë emigrantët dhe azilkërkuesit”, thotë kjo organizatë, transmeton Express.

Human Rights Watch ka thënl se qeveria e Serbisë ka injoruar disa kërkesa për ndihmë të organizatave humanitare, përfshirë edhe ndërtimin e kampeve të përkohshme, që emigrantët të kalojnë dimrin.