Horoskopi javor 

Dashi(21/3 – 20/4) Në çështje të dashurisë, gjërat mund të bëhen pak të ndërlikuara. Ju mund kërkoni të çoni përpara një plan, ndërsa partneri mund t’ju kërkojë që t’i merrni gjërat me ngadalë. Demi(21/4 – 20/5) Në pjesën më të madhe të kohës do të mendoni për dashurinë dhe marrëdhënien tuaj. Mund të jeni duke kaluar probleme sa i përket komunikimit. Binjakët(21/5 – 21/6 ) Do të jeni i favorizuar në çështje të dashurisë. Është një energji e fortë që ju ka rrethuar duke ju nxitur që të hyni në veprim. Ndihuni i lirë për të shprehur atë që keni brenda jush. Gaforrja (22/6 – 22/7 ) Mund të përfshiheni nga tensionet sa i përket çështjeve sentimentale. Kërkoni që të filloni diçka në jetën tuaj, por diçka po ju pengon duke ju prishur planet. Luani (27/7 – 23/8) Jeni i gatshëm për të shkuar deri në fund të botës në mënyrë që të kënaqni partnerin tuaj. Do të jeni i bindur se ia vlen të sakrifikosh deri në këtë pikë në mënyrë që të fitoni zemrën e dikujt. Virgjëresha(24/8 – 22/9) Jeta sentimentale nuk po shkon shumë mirë me ju. Gjërat mund të jenë të paqarta në këtë aspekt, por komunikimi është çelësi për të zgjidhur dhe qartësuar problemet. Peshorja(23/9 – 22/10) Mos bëni kompromise sa i përket dashurisë, sepse mund të dilni i zhgënjyer. Jini i vërtetë në gjerat që thoni dhe bëni dhe do të shihni se do të jeni i favorizuar në çdo hap. Akrepi(23/10 – 22/11) Shfaqeni plotësisht anën tuaj pasionante dhe do të afroni pranë vetes shumë njerëz interesantë. Keni aftësi të jashtëzakonshme për t’i bërë njerëzit t’ju pëlqejnë, por duhet t’i vini në zbatim. Shigjetari(23/11 – 21/12) Çështjet e zemrës janë në anën tuaj. Përgatituni për një javë të mbushur me aktivitete shoqërore. Shija juaj elegante është e pagabueshme, ndaj do të jeni i favorizuar. Bricjapi(22/12 – 20/1) Mund të përqendroheni te çështjet e romancës, por do ta keni të vështirë që të shprehni siç duhet ndjenjat tuaja. Mund të këshilloheni me një person që ka më shumë përvojë. Ujori(21/1 – 20/2) Kur vjen çështja te dashuria, mos u tërhiqni, sepse gjërat mund të shkojnë në favorin tuaj. Mos hezitoni që të hyni në veprim. Tregojuni të tjerëve që jeni serioz. Peshqit (21/2 – 20/3 ) Mund të jeni i pavendosur se cilën rrugë duhet të ndiqni për të tërhequr vëmendjen e një personi me të cilin jeni dashuruar në mënyrë platonike. Përpiquni të mos bëni skandale për të rënë në sy.

Dashi(21/3 – 20/4) Në çështje të dashurisë, gjërat mund të bëhen pak të ndërlikuara. Ju mund kërkoni të çoni përpara një plan, ndërsa partneri mund t’ju kërkojë që t’i merrni gjërat me ngadalë. Demi(21/4 – 20/5) Në pjesën më të madhe të kohës do të mendoni për dashurinë dhe marrëdhënien tuaj. Mund të jeni duke kaluar probleme sa i përket komunikimit. Binjakët(21/5 – 21/6 ) Do të jeni i favorizuar në çështje të dashurisë. Është një energji e fortë që ju ka rrethuar duke ju nxitur që të hyni në veprim. Ndihuni i lirë për të shprehur atë që keni brenda jush. Gaforrja (22/6 – 22/7 ) Mund të përfshiheni nga tensionet sa i përket çështjeve sentimentale. Kërkoni që të filloni diçka në jetën tuaj, por diçka po ju pengon duke ju prishur planet. Luani (27/7 – 23/8) Jeni i gatshëm për të shkuar deri në fund të botës në mënyrë që të kënaqni partnerin tuaj. Do të jeni i bindur se ia vlen të sakrifikosh deri në këtë pikë në mënyrë që të fitoni zemrën e dikujt. Virgjëresha(24/8 – 22/9) Jeta sentimentale nuk po shkon shumë mirë me ju. Gjërat mund të jenë të paqarta në këtë aspekt, por komunikimi është çelësi për të zgjidhur dhe qartësuar problemet. Peshorja(23/9 – 22/10) Mos bëni kompromise sa i përket dashurisë, sepse mund të dilni i zhgënjyer. Jini i vërtetë në gjerat që thoni dhe bëni dhe do të shihni se do të jeni i favorizuar në çdo hap. Akrepi(23/10 – 22/11) Shfaqeni plotësisht anën tuaj pasionante dhe do të afroni pranë vetes shumë njerëz interesantë. Keni aftësi të jashtëzakonshme për t’i bërë njerëzit t’ju pëlqejnë, por duhet t’i vini në zbatim. Shigjetari(23/11 – 21/12) Çështjet e zemrës janë në anën tuaj. Përgatituni për një javë të mbushur me aktivitete shoqërore. Shija juaj elegante është e pagabueshme, ndaj do të jeni i favorizuar. Bricjapi(22/12 – 20/1) Mund të përqendroheni te çështjet e romancës, por do ta keni të vështirë që të shprehni siç duhet ndjenjat tuaja. Mund të këshilloheni me një person që ka më shumë përvojë. Ujori(21/1 – 20/2) Kur vjen çështja te dashuria, mos u tërhiqni, sepse gjërat mund të shkojnë në favorin tuaj. Mos hezitoni që të hyni në veprim. Tregojuni të tjerëve që jeni serioz. Peshqit (21/2 – 20/3 ) Mund të jeni i pavendosur se cilën rrugë duhet të ndiqni për të tërhequr vëmendjen e një personi me të cilin jeni dashuruar në mënyrë platonike. Përpiquni të mos bëni skandale për të rënë në sy.Dashi 21/3 – 20/4

Suksesi dhe fati që keni pasur gjatë muajve të fundit, do t’ju bëjnë më të lirshëm dhe do të mund të përqendroheni më shumë në gjërat shpirtërore. Mund të përballeni me disa surpriza vërtet të këndshme.

Demi 21/4 – 20/5

Të qenit në shoqëri të mirë dhe pjesëmarrja në aktivitete do t’ju mbajë në shëndet të mirë dhe lumturi. Do të keni një dëshirë për të kaluar shumë kohë jashtë shtëpisë suaj.

Binjakët 21/5 – 21/6

Do të keni sukses të vazhdueshëm me financat tuaja. Kjo do t’ju bëjë të fluturoni nga gëzimi. Kujdes, qëndroni me këmbë në toke që të mos humbisni sensin e realitetit. Do të keni një javë të mrekullueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Tani që keni fituar vendin e duhur në botë pas një pune të gjatë, do të duhet të përqendroheni më shumë te gjërat që janë me interes për ju. Keni kohën dhe energjinë e duhur për të menduar mbi të gjitha opsionet.

Luani 27/7 – 23/8

Një shumë parash që mund t’ju ketë ardhur në mënyrë të papritur këto dite ju ka futur në mendime të thella. Mund t’ju lindë dëshira që të investoni në një kompani. Mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha 24/8 – 22/9

Lumturia do t’ju karakterizojë. Ju do të shijoni frutat e punës së vështirë që keni bërë gjatë viteve të fundit. Do të jeni i rrethuar nga miq të vjetër dhe të rinj. Edhe jeta sentimentale po lulëzon me njohje të reja.

Peshorja 23/9 – 22/10

 Sukseset e fundit do t’ju bëjnë që t’ju lindë dëshira për të pushuar. Në fakt, ka të ngjarë që të punoni edhe më shumë se në të kaluarën. Biznesi dhe një romancë mund t’ju frymëzojnë për të ecur përpara.

Akrepi 23/10 – 22/11

Ka të ngjarë që të mendoni shumë për arritjet tuaja. Ndërsa suksesi juaj në fushën profesionale vazhdon edhe vetëbesimi rritet. Jeni në formë të shkëlqyer mendore. Vëreni në punë për të arritur më shumë në jetë.

Shigjetari 23/11 – 21/12

Zhvillime të papritura në jetën tuaj do t’jua bëjnë javën mjaft interesante. Mund të merrni pjesë në një festë tepër argëtuese. Ka ardhur koha që të pushoni dhe të shijoni arritjet në fushën profesionale.

Bricjapi 22/12 – 20/1

Do të përballeni me disa zhvillime të reja dhe mjaft interesante. Mund të takoni disa njerëz të panjohur që shumë shpejt do t’ju bëhen miq. Keni një dëshirë të madhe për të përjetuar eksperienca të reja në jetë.

Ujori 21/1 – 20/2

Keni një nivel të lartë vetëbesimi dhe optimizmi gjatë kësaj jave që duhet të qëndrojë me ju edhe për në ditët në vijim. Keni energji pozitive dhe kjo do t’ju bëjë të kaloni pengesat e shumta. Shfrytëzojeni në maksimum këtë.

Peshqit 21/2 – 20/3

Do të keni shumë besim të vetja aq sa do t’ju lindë dëshira për të nisur një sipërmarrje. Mos harroni që ortakëria është shumë e rëndësishme kur merrni një hap të tillë.

Postime te ngjashme

About the author: Shef Domi

Facebook: https://www.facebook.com/shefdomi Google Plus: https://plus.google.com/109352065938726181123 Blog: www.thealbanian.co.uk/shefdomi