Gorbachov shtrohet në spital, në gjëndje të rëndë

Mediat ruse, njoftojnë se ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachov është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është shtruar në spital. “Gjendja më është përkeqësuar, por do të luftoj për jetë’, citohet t’i ketë thënë 83 vjeçari Gorachev, agjencisë së lajmeve Interfax. Gorbachev është bërë udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitin 1985, ndërsa mbahet mend për zbatimin e reformave të thella politike dhe ekonomike.