Goli perfekt: Alonso çmend botën me këtë goditje

Bajerni i Mynihut fitoi 1 me 0 me ekipin e Darmshtad, duke shkuar për herë të nëntë rrjesht në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

Por ajo që ka çmendur botën ishte goli spektakolar i Alonsos, me një shpejtësi prej 127 kilometra në orë.

Ishte pikërisht minuta e 40-të, kur Alonso goditi nga një largësi prej 27 metrash.

Eksperti Mehmet Sholl thotë se teknikisht ky është goli perfekt.