Gjuriq: Serbët e Kosovës të bashkuar

Në këtë seancë është planifikuar që të shqyrtohen të gjitha çështjet aktuale dhe të bisedohet për veprimin politik të serbëve në Kosovë.

Gjuriq, në një emision të RTS-it, ka thënë se njëra nga konkluzat kryesore të ditës së djeshme të takimit të përfaqësuesve serb me kryeministrin Aleksandar Vuçiq – që të mërkurën të mbahet seanca e parë e përbashkët e të gjitha komunave me shumicë serbëve, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu ka thënë se është paraparë që çdo muaj të mbahet një takim me kryeministrin serb.

“Nga e mërkura serbët fillojnë të veprojnë plotësisht të bashkuar, të veprojnë të gjitha komunat serbe”, ka thënë Gjuriq.