Gjirokastër, gruaja vret burrin me thikë në zemër

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Gjirokastër. Gruaja i merr jetën bashkëshortit duke e goditur me thikë. Mbrëmjen e lënë pas siç, 62 vjeçarja Dituri Meni me banim në lagjen “18 Shtatori” të Gjirokastrës ka goditur me thikë në zemër bashkëshortin e saj. Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se pas një konflikti për motive të dobëta në ambientet e banesës, gruaja ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka goditur në gjoks të shoqin, Flamur Meni 66 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 66 vjeçari ka gjetur vdekjen. Paraprakisht ngjarja u raportua si vetëvrasje pasi Flamur Meni u dërgua në spital nga familjarët ku dhe gjeti vdekjen. Grui hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor kanë kryer veprimet paraprake, ku në ndihmë të ekspertit mjeko- ligjor , gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ka mbërritur një grup ekspertësh të Mjeksisë ligjore nga Tirana, ku nga këqyrja që iu bë kufomës rezultoi se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e goditjes me thikë në zemër rreth 6 cm. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Dituri Menit nën akuzën e vrasjes në familje, ndërsa vijojnë ende hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.