Gjermania pritet të votojë zgjerimin e ndihmës financiare për Greqinë

Parlamenti gjerman pritet të votojë një plan për të zgjeruar ndihmën financiare për Greqinë, për një tjetër periudhë 4-mujore.

Zgjerimi, i miratuar nga kreditorët javën e kaluar në shkëmbim të një sërë reformash të qeverisë greke, duhet të ratifikohet nga anëtarët e Eurozonës. Edhe pse disa deputetë gjermanë kanë shprehur dyshime në lidhje me marrëveshjen, ajo pritet të kalojë lehtë.

Ky vendim do të merret pasi policia dhe protestuesit u përleshën gjatë demonstratave anti-qeveritare në Athinë të enjten. Këto ishin trazirat e para, që kur SYRIZA e Greqisë u betua si partia kryesore e qeverisë, pikërisht një muaj më parë.

Dhjetëra aktivistë hodhën bomba dhe gurë ndaj policisë pas një marshimi që përfshiu qindra protestues. Zgjerimi i propozuar ka shkaktuar mospajtim edhe brenda vetë SYRIZA.

Kryeministri Alexis Cipras e ka mbrojtur atë, por disa të majtë e kanë akuzuar qeverinë e shkuar për premtimet parazgjedhore. SYRIZA e mori pushtetin në janar, duke premtuar rinegociimin e borxhit dhe dhënien fund të masave shtrënguese.