Gjermania dhe Arabia Saudite: Të heshtësh është e argjentë, armët janë flori

Der Spiegel ka shkruar një artikull për eksportin e armëve gjermane drejt Arabisë Saudite. Pse nuk duket shumë serioze kërkesa për ndryshim shtruar nga Gjermania për Arabinë Saudite?

Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Sigmar Gabriel (SPD), ka akuzuar shpesh Arabinë Saudite për financimin e disa xhamive, si vende grumbullimi dhe krijimi potencial të terroristëve ti ri.

Pas ekzekutimit të 47 shtetasve arabë në 2 janar 2016, mes tyre edhe imamin shia, al Nimr, u shtuan ndjeshëm kritikat ndaj vendit arab, si mos respektues të të drejtave të njeriut. Mes tyre ishte edhe ministri gjerman, Gabriel, duke thkesuar se është në shqyrtim mundësia e abrogimit të eksportëve të armëve drejt Arabisë Saudite.

Mirëpo ministria e ekonomisë, i është përgjigjur politikanes së gjelbër, Agnieszka Brugger, se Gjermania po prodhon 15 anije luftarake me vlerë 1.5 miliardë dollarë për vendin arab, njofton Spiegel Online të hënën.

“Në vend që ministri jonë i ekonomisë të na mbajë fjalime të mëdha, do ishte më mirë të bllokojë eksportin e armëve drejt Arabisë Saudite,” thotë Brugger.