Gjergji & Poli Shajko: Familja dhe karriera ushqejnё njёra-tjetrёn

Gjergji dhe Poli Shajko, dy intelektualët shqiptar e nisёn karrierёn e tyre nё atdhe dhe ndoqёn gjurmёt e suksesit nё Mbretёrinё e Bashkuar. Gjergji u diplomua nё Universitetin e Tiranёs nё degёn e Drejtёsisё dhe punonte nё Shqipёri avokat. Kur erdhi kёtu, nuk e braktisi drejtёsinё, por studioi nё nivelin Master dhe bёri kurse tё tjera pasunversitare pёrpara se t’i jepej mundёsia tё ushtronte profesionin e avokatit e tё hapte firmёn e tij private. Tani ёshtё pronar dhe drejtor i ‘Visa & Immigration UK’, njё firmё e sukseshme nё fushёn e ligjit tё emigracionit.
Po ashtu edhe e shoqja, Poli ёshtё diplomuar nё Universitetin e Tiranёs, nё degёn e Gjuhёs Angleze nё vitin 1988. ‘Mund tё them se ishte kombinim i rastёsisё dhe mendimit pragmatik pёr zgjedhjet qё kemi bёrё. Pёrcaktimi i profesionit nё Mbretёrinё e Bashkuar kaloi nёpёr udhёkryqe. Fillimisht mendoja se ‘mёsuesia’ dhe ‘linguistika’ ishin pasioni dhe e ardhmja ime. Programi i Masterit ne Linguistikё nuk afronte me shume diapazon se ç’kisha arritur ne Shqiperi,’ shprehet znj.Shajko. Pas ardhjes kёtu, ka mbaruar me sukses dy programe pasuniversitare tё nivelit Master nё ‘Menaxhim Biznesi’ dhe ‘Burime Njerёzore’. Ajo mban titullin ‘Chartered Fellow of the Institue of Personnel and Development’. Pas njё pёrvoje tё gjatё prej 14 vitesh si Manaxhere e Burimeve Njerёzore nё sektorin e zhvillimit ndёrkombetar, tani punon si drejtoreshё e Burimeve Njerёzore nё Diocesen Oksfordit, qendra rajonale e Kishёs Anglikane pёr Oxfordshire, Berkshire dhe Buckinhamshire.
Tё gjitha kёto, çifti Shajko nuk i arriti as pёr njё ditё, muaj apo vit, por pёr 21 vite… Nё fillim edhe ato ndiheshin tё huaj nё njё vend tё huaj, megjithёse kishin avantazhin e njohjes sё gjuhёs angleze. ‘U befasuam nga njё ambjent e kulturё qё ishte ndryshe nga ajo qё lamё pas. Politesa, mirёsjellja e individit nё çdo vend publik, korrektёsia nё takimin me zyrtarё apo kolegё; toleranca nё debatet politike; respekti dhe pёrgjegjёsia pёr njёri-tjetrin dhe ambjentin ishin dhe janё normё e ditёs. Kuptohet qё çdo ambjent i ri befason dhe ajo çka ёshtё e rёndёsishme ёshtё gjetja e resurseve tё brendshme pёr ta pёrballuar e pёr t’u pёrshtatur, gjё qё besoj ne e realizuam me sukses si familje,’ i rikthehet kujtimeve znj.Shajko.
pppGjergji dhe Poli nuk kanё vetёm njё punё dhe njё karrierё, por kanё edhe njё familje tё kompletuar. Janё prindёr tё 3 fёmijёve, vajzёs Fiona dhe dy djemve Joni dhe Lukas. Fёmijёt kanё qenё prioritet. Ndonёse, gjithmonё kanё punuar, nuk e kanё lёnё pas dore dhe nuk e kanё kёtё detyrё hyjnore. ‘Jemi krenarё pёr ta dhe ndihemi tё mrekulluar me çdo arritje tё tyren. Pёr ne e rёndёsishme ёshtё qё ata tё jenё tё lumtur e tё bёhen qytetarё tё denjё tё shoqёrisё ku jetojnё nga njёra anё, por gjithmonё duke ruajtur ‘respektin’ pёr ne si prindёr, pёr njerёzit tanё dhe vendin nga i cili vijnё,’ shprehet z.Gjergji. E ardhmja e kombit jane tё rinjtё, fёmijёt. Investimi pёr ta ёshtё gjёja mё sublime, mё e zgjuar e mё e garantuar qё bёjmё. Shton z.Gjergji, qё kurrё tё mos reshtim sё aspiruari, secili nga ne ёshtё njё dritё qё do tё ndizet e pёr kёtё ‘arsimim, arsimim, arsimim’; mёsoni e bёhuni tё ditur pasi dija ёshtё çelёs i suksesit dhe zhvillimit tё individit, familjes dhe njё kombi.
Vazhdon mё tej duke na folur pёr fёmijёt znj.Poli, ‘Fёmijёt i kemi rritur me njё dashuri tё madhe pёr vendin dhe njerёzit tanё. Shkojnё shpesh nё Shqipёri, por e ardhmja e tyre nuk ёshtё atje. Njё pjesё e tyre ёshtё gjithmonё shqiptare dhe nё Shqipёri, por qё ata ta mendojnё njё te ardhme atje, progresi i Shqipёrisё duhet tё jetё me hapa tepёr tё mёdha. Kjo nuk do tё thotё qё ata tё mos jenё krenar qё janё shqiptarё.’ Pёr ta, familja ka patur dhe do tё ketё rol tё veçantё. E konsiderojnё ruajtjen e familjes si gjёnё mё tё çmuar; pa lёnё mёnjanё edhe pёrparimin e fёmijёve dhe integrimin e plotё tё familjes nё jetёn angleze. Pёr tё dy, familja dhe karriera shkojnё bashkё, ato ushqejnё njёra – tjetrёn. Suksesi i tyre si çift nё Mbretёrinё e Madhe, janё shprehje e pasionit dhe e pёrkushtimit ndaj punёs, dёshirёs dhe vendosmёrisё pёr tё qenё gjithmonё tё dobishёm nё shoqёri. Janё dedikuar pёr ta parё familjen tё integruar dhe tё suksesshme, dhe ja kanё arritur duke patur mbёshtjetjen e ndёrsjelltё nё çdo hap tё udhёtimit nё kёto 21 vite. Ata çdo gjё e kanё bёrё bashkё e nuk kanё parё mё mbrapa, kur diçka nuk ka shkuar ashtu siç ishte parashikuar.
‘Krijimi dhe suksesi i firmёs tonё familjare ‘Visa & Immigration UK’, ishte shperblimi i arsimimit nё Angli, vizionit tё Gjergjit, punёs sё palodhur, netёve pa gjumё e sakrificёs financiare. Sot, ndihemi krenarё qё kemi ndihmuar mё shumё se 3,000 individё e familje nga 111 vende tё botёs pёr tё qёndruar ligjёrisht nё kёtё vend e pёr t’u integruar ashtu si dhe ne,’flet plot admirim znj.Shajko. Duke qenё nё kontakt tё arritjeve tё kёtij çifti, secili prej nesh, arrin tё kuptojё mesazhet qё ata duan tё pёrcjellin tek shqiptarёt qё jetojnё nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe kudo ndodhen. ‘Le tё integrohemi sa mё mirё nё kёtё shoqёri qё vendosёm ta quajmё ‘shtёpinё tonё’ e tё prezantohemi si komunitet me identitet e i maturuar, ku tё gjithё flasim me njё zё tё bashkuar pёr ato qё jemi krenarё apo na shqetёsojnё nё shoqёrinё e sotme angleze. E kur ёshtё fjala pёr tё ardhmen e kombit, të lëmë mënjanё krahinat, bindjet politike, partiake e fetare dhe tё veprojmё nё unitet nё emёr tё kombit shqiptar,’na pёrcjellin kёto mesazhe dy intelektualёt Shajko.
Esmeralda Sadikaj