Gjërat që duhet të dini për pastrimin e foshnjeve

Që të pastroni fëmijën tuaj, përveç një vaskë plastike dhe uji të ngrohtë juve ju duhet:

Një dush i lehtë

Bokall me ujë të vakët

Pelenë për vaskë

Sfungjer, peshqir për pastrim

Peshqir për tharje të foshnjes

Menjëherë pas pastrimit, foshnjën duhet ta vishni dhe ta përgatitni për gjumë, e për këtë gjë ju duhet:

 – krem për fërkimin e prapanicës

– pelenë e pastër, grykore apo pizhama të pambukut

– brushë

– përzierje me vitaminë D

Në cilën pozitë duhet të jetë foshnja gjatë pastrimit?

Derisa të bjerë mbështjellësi i kërthizës, foshnja pastrohet duke e mbajtur në dorë dhe nën rrjedhën e ujit, foshnjën e mbani në krah me pelenën mbi kërthizë derisa mbështjellësi i kërthizës të bjerë foshnja duhet të pastrohet nga një motër medicinale. Më pas foshnja mund të lahet duke e mbajtur në krahë, në shpinë dhe me kokën ngritur.

Frigohem nga pastrimi i foshnjës ngaqë kërthisa nuk i ka rënë ende, çfarë të bëj?

Foshnja duhet larë në krahë, nën rrjedhën e ujit, në krahë ndodhet barku i foshnjes. Kërthiza është mirë të jetë e mbështjellë, pasi të përfundoni me pastrimin e heqim mbështjellësin dhe e pastroni vendin me fashë të sterilizuar dhe me jod.

Si pastrohen foshnjet femra në pjesën e gjenitaleve?

Gjenitalet tek foshnjet pastrohen nga para- prapa, në drejtim të prapanicës. Shtresa e bardhë në gjenitale, që vërehet në muajin e parë është mbështjellës që mbron lëkurën andaj edhe nuk duhet hequr.

Si pastrohen foshnjet meshkuj në pjesën e gjenitaleve?

Penisi pastrohet nga anash, ndërsa në pjesën e kokës nuk ka shumë nevojë pasiqë ajo është e mbrojtur nga lëkura. Lëkurën e tërheqim ngadalë derisa të ndjejmë rezistencë dhe e pastrojmë pjesën e brendshme të saj.

Çfarë të bëj nëse foshnja qan gjatë pastrimit?

Mendohuni a e keni gjetur kohën e duhur, ndoshta foshnja është e lodhur dhe e papushueshme apo e uritur.

Provoni disa nga gjërat e mëposhtme:

Zhvendoseni kohën e pastrimit për gjysëm ore më parë dhe ushqejeni foshnjen.

Flisni dhe qeshuni me foshnjen derisa e pastroni.

Ndoshta jeni nervoze dhe jeni e ashpër në lëvizje, provoni të jeni më e butë, më e relaksuar, këndoni apo lëshoni muzikë gjatë procesit.

Provoni të laheni së bashku, afërsia dhe ngrohtësia e trupit tuaj do e relaksojë foshnjen.

Edhe nëse ende qan foshnja, zhvendoseni pastrimin disa ditë dhe pastrojeni vetëm me sfungjer të sapunosur. Pas dy-tri ditëve provoni përsëri, këtë herë le ta pastrojë i ati, ju vetëm asistoni.