Gionee zbuloi një telefon të ri me parametra mesatarë

Gionee zbuloi sot telefonin P5W, i cili ka parametra mesatarë dhe kasa me ngjyra të ndryshme. Telefoni është krijuar me polikarbonat dhe ofrohet në pesë ngjyra të ndryshme: e bardhë, e zezë, e verdhë, blu dhe rozë. Ndërfaqja do të ketë të njëjtën ngjyrë si kasat.

Gionee P5W ka ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë IPS. Ai fuqizohet nga procesori MediaTek MT6735 me 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Në anën e pasme ka kamerë 5 megapikselë, ndërsa në anën ballore ka kamerë 2 megapikselë. Telefoni fuqizohet nga një bateri me kapacitet 2,000mAh, dhe operon me sistemin Android 5.1 Lollipop.

Gionee P5W pritet të dalë në treg së shpejti, ndërsa çmimi nuk është bërë i ditur akoma.