Gazsjellësi rus i “Rrjedha turke” do kalojë në Maqedoni

Gazsjellësi “Rrjedha turke” do të mundet që nga Rusia përmes Detit të Zi, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë të vijë deri në Hungari, ndërsa edhe deri në Austri, paralajmëroi presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës së paradokohshme në Hungari dhe takimet me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

“Vendimi kryesisht do të varet nga partnerët e tanë evropianë se nëse dëshirojnë furnizim stabil, të garantuar dhe absolutisht transparent nga Rusia edhe atë pa rreziqe gjatë transportit”, porositi Putin.

Presidenti rus theksoi se në qoftë se këtë e dëshirojnë evropianët, ndërtimi i gazsjellësit mund të fillojë.

Drejtori i Institutit për kapital politik nga Budapesti, Peter Kreko për gazetën serbe “Blic” thotë se oferta e Putinit për ndërtim të “Rrjedhës turke” ka ardhur si vetëtimë nga qielli.