Gazetari maqedonas fyen shqiptarët, prokuroria nuk vepron

Pas publikimit të përgjimeve nga ana e opozitës maqedonase dhe ku mësohet se kreu i shërbimeve sekret Sasho Mjalkov ofendon shqiptarët duke përdorur termin fyes “shiptari” ka marrë zemër edhe gazetari maqedonas Milenko Nedelkovski.

Ky i fundit ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku shkruan: “Nuk e di se cila pjesë e asaj që shkrova në paralajmërimin e emisionit nuk ishte e qartë??? Emisioni nuk është për jonjerëz, për gjysmënjerëz, për tradhtarë, për profil të rrem dhe besa as për “shiptari”, shkruan ai.

Kjo është nxitje e hapur e urrejtjes ndëretnike, por si gjithmonë prokuroria hesht.