Gara në Facebook, Berisha mund Ramën në Filipine

Që ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është një person mjaft popullor në trevat shqiptare është një fakt i konfirmuar prej vitesh. Por që fama e Berishës të arrinte në një përqindje të lartë deri në Filipine, këtë shumë pak veta mund ta kenë menduar.

Sipas rezultateve nga televizioni gjerman Stern që dalin nga faqja e Berishës në Facebook rezulton se janë 36846 filipinas ata që pëlqejnë faqen e tij, duke e renditur Filipinen te katërtën në listë.

Në 10 shtetet e para rezultojnë edhe India me 28606 pëlqime dhe Pakistani me 23982 pëlqime për Berishën. Në listë nuk mungojnë as pëlqimet nga Gana, Sri Lanka dhe Vietnami me 1250 pëlqime që rezulton shteti i fundit në listë, shkruan e perditshmja “Mapo”.

Sa i përket kryeministri aktual Edi Rama, fama e tij në Filipine është disa herë më e vogël se ajo e Berishës. Janë vetëm 429 shtetas të vendit aziatik që pëlqejnë Ramën dhe dukshëm dallohet se filipinasit kanë zgjedhur Berishën përpara Ramës.

Megjithatë, Rama nuk është pak i pëlqyer në Indi dhe Pakistan me nga 1036 dhe 894 pëlqime. Gjithashtu, Rama ka fansa edhe në Indonezi, Tailandë, Brazil edhe Meksikë.