Fushë Krujë, Shpërthen makina e kryetarit të bashkisë

Referuar shpërthimit të automjetit te kryebashkiakut të Fushë Krujës, ky i fundit i ka mëshuar faktit se nuk ka pasur probleme me asnjë njeri. Kujtojmë këtu se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, ku është dëmtuar terësisht makina ekryebashkiakut të Fushë Krujës, Gjon Bardhi.

Policia bën me dije se në atë kohë kur ka ndodhur shpërthimi, kryetari i bashkisë së Fushë Krujës ndodhej në një gëzim familjar në fshatin Larushk.

Të njëjtat burime shtojnë se automjeti ka qënë i parkuar në momentin e shpërthimit, e për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Bardhi ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me asnjë person. Lidhur me këtë ngjarje, uniformat blu ende nuk kanë asnjë të dyshuar.