Banorët e Kutës në Mallakastër janë ngritur sot kundër ndërtimit të HEC-it në Vjosë. Ata kanë bllokuar rrugën dhe qarkullimin dhe sikurse shihet, kanë nxjerrë dhe fëmijët në protestë.
Protesta ka qënë paqesore, si hap i dytës pas pengimit të firmës turke për të nisur punimet .
Kompania turke ka fituar konçesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës, por banorët nuk e kanë lejuar të vazhdojë më tej, duke i përzënë nga vendi ku planifikohet të ndërtohet diga.





























