Foto Lajm

Vendoset në Londër busti i Skënderbeut

Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë, veprimtaritë e vazhdueshme të Ambasadës tonë në Londër kulmuan sot me vendosjen e Bustit të Skënderbeut në Londër, në adresën: 113 Inverness Terrace, London W2 6JH. Vendosja e këtij busti ëshë frut i një punë intensive disa mujore e ambasadës Shqiptare në Londër, Westminster City Council, Galerisë së Arteve në Tiranë, Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, z David Lloyd. Skulptura është vepër e skulptorit tashmë të njohur, Kreshnik Xhiku, autor i Statujës së Nënë Terezës vendosur në Cleveland, i statujës së Mbretit Zog I që do të vihet së afërmi në Tiranë në këtë kuadër, portretit të Faik Konicës në Kodrat e Liqenit artificial, monumentit të Skënderbeut mbi kalë në Michigan, etj. Kjo vepër është financuar e tëra nga Qeveria shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë. Për të vendosur bustin kishin ardhur qindra qytetarë britanikë me origjinë nga tëra viset shqiptare në rajonin e Ballkanit. Aty morën pjesë edhe përfaqësues të Westminster City Council, Zonja Susie Burbridge dhe Robert Davis, si dhe njëri nga njerëzit që kanë ndihmuar më shumë për vendosjen e bustit, z David Lloyd. Në fjalën e tij z. Robert Davis, përshkroi jetën dhe kontributin e pashembullt të Skënderbeut dhe arsyen se përse ky bust do të zbukurojë një prej lagjeve më të bukura të Londrës, Bayswater. Pastaj fjalën e mori I Ngarkuari me Punë i Republikës së Shqipërisë në Londër, z. Mal Berisha i cili midis tjerash tha: “Të dashur Bashkatdhetarë, Të nderuar pjesëmarrës në këtë tubim historik, E dashur këshilltarja Susie Burbridge, I dashur këshilltari Robert Davis, Zonja dhe zotërinj pjesëmarrës, Vëllezër e motra, Kombi shqiptar feston sot një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vet: 100 vjetorin e ditës së Shpalljes së Pavarësisë. Për këtë dua t’ju uroj të gjithëve Gëzuar! Sot, i gjithë kombi shqiptar feston, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, trojet shqiptare në Serbinë Jugore, në Mal të Zi, në Camëri dhe ne cdo cep të botës kudo që jetojnë shqiptarët. Të gjithë e festojnë sot këtë ditë të bekuar. Ne kemi zgjedhur sot të festojmë në mënyrën tonë. Pas shumë festimesh të bëra gjatë këtyre ditëve, sot në këtë ditë po vendosim Bustin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Po vendosim bustin e atij heroi që i bëri ballë furisë Osmane për 25 vjet duke e mposhtur atë, heroit që e mbajti frymën e shqiptarisë në ditët më të errëta të pushtimit Osman, të atij që frymëzoi breza të tërë për të mbajtur gjallë frymën e kombit, gjuhën shqipe, unitetin midis nesh, identitetin tonë! Për të frymëzuar Rilindasit tonë të mëdhenj, Naimin e Samiun, Ismail Qemalin e Isa Buletinin, De Radën e Seremben, Kadarenë e Agollin. Për të frymëzuar Marin Barletin e Longfelloën, kompozitorë e shkrimtarë, piktorë dhe historianë nga e gjithë bota. Vendosim sot simbolin më të madh, jo vetëm të kombit shqiptar, por edhe mbrojtësin e civilizimit perëndimor të shekullit të XV – të. Ne jemi krenar për Skënderbeun, për vendin tonë, për atdheun tonë, për njerëzit tanë, për ju të dashur bashkatdhetarë. Jam krenar që përfaqësoj në këtë ditë kaq historike vendin tonë të dashur Shqipërinë, që ju përfaqësoj juve. Juve që jeni komuniteti më i ri dhe më me perspektivë në këtë vend, juve që i jepni nder këtij vendi dhe vendit prej nga keni ardhur nga cdo truall etnik shqiptar i Ballkanit. Ky prej sot do të jetë vendi juaj, tempulli juaj i nderit kombëtar, do të jetë faltorja juaj. Duajeni, respektojeni, kthehuni herë pas here, frymëzohuni dhe reflektoni për identitetin tuaj. Behuni Britanikët më të mirë të këtij vendi, por jini edhe shqiptarët më patriotë në botë. Dhe do të jeni njerezit më fisnikë të këtij globi! Dhe do të jeni njerëzit më të mirë të këtij vendi mik, të bekuar. Rrofshi ju! Rroftë 100 vjetori! Lavdi Heroizmit të Skënderbeut tonë të Madh! Zoti i bekoftë shqiptarët dhe kombin shqiptar! Zoti e Bekoftë Britaninë e Madhe! Ju faleminderit!”

Rita ora ne Media

Disa imazhe te Rita Ora\'s ne median britanike.

Familja mbretërore takohen me Ekipin Britanik në Parkun Olimpik

Familja mbretërore takohen me Ekipin Britanik në Parkun Olimpik

Berisha dhe Jahjaga ne Londer takohen me ekipin Shqiptar

Kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në Londër në kuadër të nisjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, pati një takim me ekipin olimpik shqiptar, stafin e trajnerëve dhe atë organizativ që e shoqëron, në një pritje të organizuar në ambasadën e Shqipërisë në Londër, nga ambasadori i saj Mal Berisha. Në pritje ishte e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ministrat e Kulturës dhe Sporteve Aldo Bumçi dhe ai i Kosovës Memli Krasniqi, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Londër dhe miq britanikë me kontribut në zhvillimet e të Shqipërisë, ambasodrët e Kosovës dhe Shqipërisë në Londër. Siç informon ambasada e Shqipërisë në Londër, Kryeministri Berisha u uroi sportistëve suksese në garimin e tyre, duke shprehur njëherësh besimin se në këtë garë, ata do të arrijnë të zënë vendet që meritojnë. “Suksesi i juaj i parë është që jeni këtu si përfaqësues të kombit shqiptar. Ndaj jam i bindur se në këtë garë, më e bukura që organizon njerëzimi, ju do të nderoni veten dhe kombin tuaj”, u shpreh Berisha. Një përshëndetje të veçantë, Kryeministri Berisha i drejtoi sportistet Majlinda Kelmendi, e cila garon në disiplinën e xhudos, për prezencën e saj në ekipin olimpik; “Ju vini këtu si ekipi i një kombi të bashkuar dhe kjo e ka simbolikën e madhe. Majlinda, ti je faktori më kryesor i këtij ekipi të përbashkët dhe të gjithë jemi tifozët e tu dhe kemi shumë besim se ky akt i yti do të kurorëzohet me suksesin që ti meriton dhe të gjithë sportistët tanë meritojnë”. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga uroi gjithashtu sportistët olimpike për suksese në këto Lojëra. Të gjithë, tha Presidentja Jahjaga, kemi sot, ndjenjën e sportit dhe shpirtin e sportistit, duke theksuar se edhe prezenca në Londër ishte një përkrahje e fuqishme për ekipin tonë. Kreu i delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike Viron Bezhani, në emër të të gjithë ekipit, tha se ëndrra e sportistëve është ngritja lart e flamurit shqiptar dhe se ata do përpiqen shumë ta arrijnë. Në mbrëmje, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja, zonja Liri Berisha morrën pjesë në pritjen që Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeth II dha në Buckingham Palace, për nder të liderëve botërore, që ndoqën ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012. Përpara pritjes, Kryeministri Berisha në Buckingham Palace, pati një takim të veçantë me Kryeministrin britanik David Cameron.

Ngritjen e flamurit Shqiptar ne fshatin olimpik, London 2012

Nje dite e mrekullueshme me sportistet shqiptare pjesemarres ne London 2012 dhe stafin e ambasadave te Shqiperise dhe Kosoves ne ngritjen e flamurit shqiptar ne fshatin olimpik.

Londër 2012 Olimpiada skulptura e maskota Wenlock dhe Mandeville

Londër 2012 Olimpiada skulptura e maskota Wenlock dhe Mandeville

Cameron pret në radhë në supermarket

Kjo mund të jetë një strategji për t’u dukur sa më i thjeshtë dhe pranë njerëzve, por është fakt që kryeministri britanik, David Cameron, shfaqet shpesh herë mes njerëzve, duke u bërë një prej tyre. Së fundmi ai është fotografuar teksa bënte pazarin në supermarket, krejt i vetëm. Pasi ka mbaruar pazarin, ka pritur në radhë sit ë gjithë qytetarët e tjerë, ndërsa këta të fundit apo punëtorët e supermarketit, nuk është se janë imprensionuar shumë nga prania e tij, duke u sjellë krejt natyrshëm.

Topi takohet me bashkesine shqiptare ne Londer

Presidenti i Republikës, Bamir Topi e mbylli vizitën e tij të punës me një axhendë të ngjeshur të zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar, Topi zhvilloi një takim me përfaqësues të bashkësisë dhe shoqatave të ndryshme shqiptare në Londër. Gjatë këtij takimi të zhvilluar në mjediset e ambasadës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në këtë kuadër, Presidenti Topi çmoi veprën dhe punën e përfaqësuesve të diasporës shqiptare. Sipas njoftimit për shtyp të Presidencës, përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare “vlerësuan rolin e luajtur nga Presidenti Topi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si përfaqësues i unitetit të popullit, duke shprehur njëkohësisht edhe mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme që Kryetari i Shtetit shqiptar u kushton shqiptarëve kudo ku studiojnë, jetojnë e punojnë”. Gjatë bashkëbisedimit, duke folur për reformën në drejtësi, Topi theksoi domosdoshmërinë e heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve. Po dje, Presidenti i Republikës ka mbajtur një ligjëratë të gjatë në universitetin prestigjioz Cambridge, me temë “Shqipëria, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe rruga e saj drejt integrimit”. Në fund të ligjëratës së tij, Topi bëri apel për një mbështetje të mëtejshme të rajonit me një prezencë edhe më aktive në vende si Kosova, Maqedonia, Bosnja eMalii Zi. Presidenti i Republikës dekoroi gjithashtu “CATS College” të Kembrixhit me “Medaljen e Mirënjohjes”, me këtë motivacion: “Për kontributin e dhënë në edukimin e nxënësve shqiptarë me kulturën britanike e europiane.”

Tani, pas 20 vjetësh, Tirana me plan urbanistik

Në javët e para të muajit Maj, grupi strategjik do të marrë në dorë për vendimarrje, draftin e detajuar të Planit Rregullues të Tiranës. Kjo do i hapë më pas rrugën, nisjes së konsultimit me publikun, të këtij plani. Këtë deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, në Konferencën e parë Ndërkombëtare “Mbi Urbanistikën dhe Arkitekturën”, organizuar nga Universiteti “Epoka”. Zoti Basha theksoi se metodologjia që u zgjodh ishte ajo e përfshirjes së të gjithë aktorëve të shoqërisë, botës akademike, profesionistëve, grupeve të interesit, natyrisht edhe të vetë qytetarëve, në një proces racional, bazuar në të dhënat aktuale dhe në progresionet shkencore, mbi çfarë presim të shohim në 30 vitet e ardhshme në qytetin tonë: “Ne presim që në dy javët e para të majit, të shpalosim draftin e detajuar të Planit Rregullator të Tiranës para Grupit Strategjik, për një vendimmarrje të parë, që do t’i hapë rrrugën një procesi konsultimi me publikun në muajin maj, qershor e korrik dhe një vendimmarrje përfundimtare të strukturave vendimarrëse, që është Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, jo më vonë se shtatori i këtij viti, por ndërsa ky proces ka ecur me një shpejtësi të madhe, i afrohet fundit, një proces tjetër do të nisë së shpejti, ai i hartimit të planeve të detajuara, për pjesë të veçanta të qytetit. Kjo ka qenë një punë voluminoze, me sfida të parashikueshme dhe të paparashikueshme, por falë dedikimit e përkushtimit të grupit të punës, mbështetjes së plotë qytetare, mund të them me krenari dhe jo pa njëfarë surprize, se premtimi ynë fillestar, për t’i dhënë qytetit planin që mungonte për 20 vjet, brenda një viti, është shumë afër realizimit”. Kryebahskiaku Basha nënvizoi se ka ardhur koha që energjia e ekspertëve të urbanistikës dhe arkitekturës, të kanalizohet ashtu siç duhet, “që një model i ri qytetërimi t’i ofrohet qytetit të Tiranës, ku ndërthuret më e mira e traditës tonë me më të arrirën e modernes dhe bashkëkohores”. Basha tha se një provë e madhe për këtë ishte Konkursi Ndërkombëtar për Bulevardin e Ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, një projekt që prek një të pestën, pra 20 % të territorit të Tiranës dhe po kështu edhe territore nga komunat përreth: “Shtatë ndër 20 studiot më të mira të botës morën pjesë në këtë konkurs, duke ilustruar kështu jo vetëm rëndësinë që ka një projekt i këtyre përmasave, ndoshta i fundit për nga shanset në një qytet të këtyre përmasave në Europë, por edhe besimit që sektori i profesionistëve në rrafshin global ka tek energjia pozitive e qytetit të Tiranës. Ne përzgjodhëm dy finalistë dhe në bashkërendim me procesin e miratimit nga grupi strategjik, të draftit të parë të Planit Rregullator, ne presim të përzgjedhim edhe fituesin e këtij konkursi, dhe t’i japim komisionit për hartimin e planit të detajuar të këtyre dy veprave të jashtëzakonshme për nga rëndësia dhe përmasat për qytetin e Tiranës, atë që është Bulevardi i ri i Tiranës dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës prej 7 kilometrash, por edhe hartimin e planeve pjesore për afro 14 kilometra katrorë, në anët e këtyre dy veprave publike. Shanset dhe mundësitë për të marrë pjesë në procesin e detajuar të blloqeve që përbëjnë këtë pjesë të madhe të qytetit tonë janë të hapura për të gjithë, për ju në këtë sallë, për shumë të tjerë që nuk janë në këtë sallë, brenda Shqipërisë dhe jashtë saj” Basha shprehu bindjen se kjo konferencë do i ndihmojë përpjekjes së parë dhe të suksesshme të Tiranës, për të lënë prapa kaosin e tranzicionit dhe për të disiplinuar nëpërmjet një modeli të ri, qytetërimin, të gjitha sfidat dhe problemet dhe për tu dhënë atyre një te denjë, jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme por edhe për brezat e ardhshëm: “Nuk ka alternativë për këtë përveçse vendimmarrësit, t’u lëmë mjaftueshëm kohë e mundësi profesionistëve. Jemi plotësisht të vendosur ta bëjmë këtë dhe në në këtë kuadër e shoh këtë konferencë, si një shans më shumë për suksesin e ndërmarrjes të madhe të përbashkët për Tiranën e vitit 2030”.

100 dite, Olimpiada Londër 2012

Pas vitesh planifikimi dhe përgatitjesh na ndajnë vetëm 100 ditë për të prekur startimin e Lojëra Olimpike ‘Londër 2012?. Organizatorët thanë se janë të gati për të mirëpritur botën dhe një seri ngjarjesh janë planifikuar për të theksuar numërimin mbrapsht deri në hapjen zyrtare të tyre, pas fiks 100 ditësh. ‘Ne jemi absolutisht të kujdesshëm se ku duam të jemi pas 100 ditësh, ne jemi gati të mirëpresim botën në Londër. Miliona njerëz përreth Britanisë janë bërë gati për të celebruar eventin më të madh në sport. Tetë milion njerëz dhe 11 milionë bileta janë shitur për njerëzit’- tha Paul Deighton, shefi ekzekutiv i ‘Londër 2012?. Shumë nga testet paraprake të evenit janë mbajtur në ambjentët ku do zhvillohet eventi gjigand sportiv, por një provë gjenerale do të mbahet në fundjaven e parë të Majit në Parkun Olimpik ku pritet të marrin pjesë 80.000 njerëz. Po ashtu edhe, Denis Oswald deklaroi muajin e shkuar: ‘Londra është gati të presë botën’. Përgatitjet e fundit janë duke u kryer për të pritur edhe 5 milionë vizitoret e vlerësuar si shtesë. ‘Është shumë e rëndësishme që ne të kujtojmë se kjo është një festë dhe qyteti do të duket ndryshe. Por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi që kjo do të funksionojë edhe për ata që janë të përfshirë në lojërat dhe për të tjerët që s’janë’- tha kryetari i lojrave të Londrës, Sebastian Coe. Pritet që në Londër të mbërrijnë për olimpiadën 10.500 ateletë, 21.000 media dhe 8.8 milion persona që kanë blerë biletat.

Tirana dhe Selaniku dje në takim

Basha- Boutaris: “Bashkëpunim në transportin urban, art, kulturë dhe sport” Bashkëpunimi midis Tiranës dhe Selanikut do të konkretizohet së shpejti në fusha të ndryshme ekonomike, sociale e kulturore. Ishte ky mesazhi që përcollën kryebashkiaku Lulzim Basha dhe krytari i bashkisë së Selanikut Boutaris, cili ndodhet për një vizitë disa ditore në Shqipëri. “Në bisedimet që patëm gjatë takimit u fokusuam në bashkëpunim mes dy bashkive, në fusha të tilla si fusha kulturore, ku Bashkia e Selanikut ka përvoja të veçanta nga e cila edhe Bashkia e Tiranës mund të marrë, të tilla si: festivalet kulinare, festivalet e kuzhinës apo një festival i veçantë muzikor që do të zhvillohet këtë vit, botëror. Po kështu, folëm edhe për bashkëpunimin në kuadër të 2014-ës, ku Selaniku do të jetë kryeqyteti botëror i rinisë dhe Bashkia e Tiranës do të ketë edhe ajo prezencën e saj në këtë ngjarje të rëndësishme, eveniment të rëndëishëm për rajonin, folëm për bashkëpunimin në fushën e biznesit, nxitjen e kontakteve mes biznesit në Tiranë, Selanik, në fusha të tjera të shërbimeve bashkiake, siç janë transporti urban, kultura, sportet, arti dhe jam i sigurtë se kjo vizitë do i shërbejë forcimit të marrëdhënieve mes dy qyteteve tona, qytetarëve, bizneseve, sportistëve, artistëve dhe shkëmbimit të përvojave më të mira, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Tiranës dhe Selanikut” – vuri në dukje kryebashkiaku Basha. Zoti Basha, duke nënvizuar faktin se në Selanik jeton një numër i madh shqiptarësh, shprehu angazhimin e tij, për t’i bërë ata pjesë, të të gjithë aktiviteteve që do të zhvillohen, me një kalendar të përbashkët mes Tiranës dhe Selanikut. “Natyrisht, në Selanik ka një numër të madh shqiptarësh, të cilët prej kohësh luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e këtij qyteti dhe Tirana, jo vetëm si qyteti më i madh i shqiptarëve, por edhe si kryeqendra e vendit do të mbështesë me të gjithë mundësitë ata, nëpërmjet angazhimit të tyre në të gjithë aktivitetet, kulturore, sportive e të gjithanshme që do të organizojmë së bashku, me një kalendar të përbashkët me Bashkinë e Selanikut” - u shpreh Basha. Kryetari i Bashkisë së Selanikut ka vlerësuar vizionin e zotit Basha, për drejtimin e Bashkisë së Tiranës dhe shprehu angazhimin e tij, për ta bërë Tiranën, pjesë të aktiviteteve të shumta ndërkombëtare, kulturore e artistike që zhvillohen në Selanik. “Unë e informova z Basha për disa evente që do të organizohen në dy vitet e ardhshme në Selanik, si “Vumex” një festival i madh muzike, një festival në vitin 2014 për të rinjtë, ku Selaniku do të jetë “kryeqyteti i të rinjve”. Është koiçidencë, por këtë vit ne kemi përvjetor pavarësie dhe po ashtu Shqipëria ka një përvjetor të tillë. Qëllimi ynë është që të hapim marrëdhëniet me fqinjët sepse vetëm nëpërmjet bashkëpunimit, mund të tejkalojmë krizën që kemi e që mund të shtohet, ndaj dhe jam vërtet i lumtur që jam këtu” - u shpreh z. Yiannis Boutaris.

Bleona Qerreti do të luaj në një film në Hollywood

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja në faqen zyrtare të saj në Twitter . “Hello Albania shumë shpejt do të dëgjoni surprizën time të radhës ku unë luaj në një film që shumicën e kohës flas shqip! Nuk ju them dot më shumë, ju dua shumë shumë shumë, god bless Albania”, është shprehur këngëtarja bukuroshe Bleona Qerreti. Këngëtarja shqiptare, Bleona Qerreti do të provojë tashmë edhe eksperiencën e saj si aktore. Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja në faqen zyrtare të saj në Twitter . “Hello Albania shumë shpejt do të dëgjoni surprizën time të radhës ku unë luaj në një film që shumicën e kohës flas shqip! Nuk ju them dot më shumë, ju dua shumë shumë shumë, god bless Albania”, është shprehur këngëtarja bukuroshe Bleona Qerreti.

Aksident ne Zvicër

Gjatë një konference për gazetarë, komandanti i policisë së Valaisit, tha se tragjedia ishte e “paprecedent” dhe nga ajo janë traumatizuar edhe ekipet sezonale të shpëtimit. Në një aksident me autobus në Sierre të kantonit zvicerian të Valaisit kanë vdekur 28 njerëz, përfshirë 22 fëmijë, citon agjencia France Press policinë zvicerane. 24 fëmijë tjerë raportohet të jenë lënduar. Ata po udhëtonin nga Val d\'Aniviers. Gjatë një konference për gazetarë, komandanti i policisë së Valaisit, tha se tragjedia ishte e “paprecedent” dhe nga ajo janë traumatizuar edhe ekipet sezonale të shpëtimit. Helikopterët dhe autoambulncat kanë dërguar të lënduarit në katër spitale. Në Bruksel, Ministria e Jashtme belge tha se shumica e fëmijëve ishin rreth moshës 12 vjeçare dhe autobusi ishtë njëri nga tre të cilët ishte kontraktuar nga një grup i krishterë. Autobusi i regjistruar në Belgjikë, po udhëtontë drejt Sionit dhe ka goditur një mur të martën mbrëma, në një tunel. Në autubus ishin 52 pasagjerë nga qytetet e Lomelit dhe Heverlit në Belgjikës.

Fotografitë e së Shtunës:Një Udhëtim në autobuzin e ri të Londrës

Fotografitë e së Shtunës:Një Udhëtim në autobuzin e ri të Londrës

Fotot fituese të World Press Photo 2012

Fotot fituese të World Press Photo 2012

Foto te anijes gjigante (290 metra e gjate) para dhe gjate fundosjes pasi preku një rrip toke ne brigjet e ishullit Giglio,Itali

Foto te anijes gjigante (290 metra e gjate) para dhe gjate fundosjes pasi preku një rrip toke ne brigjet e ishullit Giglio,Itali

Në foto: Autobuzi i rij në Londër

The Mayor officially unveiled the New Bus for London on the streets of the capital the 16th of December. We went down to Trafalgar Square to take a look. The first impressions are good: this is a gorgeous vehicle. Whether you think this is a symbol of 21st-century travel or are convinced that it’s a costly vanity project, the finished product is a beautiful thing to behold. Not since the Routemaster has London seen a bus that looks like it’s been so lovingly designed. The influence of Thomas Heatherwick’s studio, who worked on the project, is clear: the flowing forms of the exterior are matched inside, and every detail, from the recessed lights to the ‘stop’ buttons, are clearly the product of a heightened aesthetic sense. A hybrid vehicle, the bus is also being described as ‘the most environmentally friendly of its kind’, and in tests emitted 640 g/km of CO2 and 3.96 g/km of nitrogen oxide, around half of what a diesel bus pumps out. The comparisons with Routemaster extend to the cork and rubber flooring, which is the same used in the older bus, and most notably at the rear, with its open platform. There are three doors in total on the bus; the one in the centre allows people in wheelchairs to board, while the back will, for the most part, be a hop-on, hop-off door, with an Oyster card reader at the bottom of the stairs. The rear platform will be kept open whilst a conductor is working on the bus, which should cover it for most of the operating hours; however, in late evenings, when no conductor is on board, the central and rear doors will be for exit only. There is also a staircase in the middle of the bus.

Hapet “Qyteza e festave të Fundvitit”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Qytezës së festave të Fundvitit”. Kjo qytezë e ngritur në Rrugën “Murat Toptani, përveçse një vend argëtimi për qytetarët është edhe një mundësi e mirë marketingu për kompanitë më të njohura që operojnë në tregun shqiptar. Basha tha se kjo qytezë vjen në Tiranë si përgjigje ndaj kërkesave me standard evropian të qytetarëve të Tiranës. Kryebashkiaku bëri të ditur se Dhjetori do të jetë një muaj i veçantë festiv për Tiranën. Sipas Bashës atmosfera do të ndihet në të gjitha lagjet e qytetit dhe askush nuk do të jetë i përjashtuar nga këto festa. Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha falënderoi bizneset e Tiranës për kontributin vullnetar që dhanë për dekorin dhe aktivitet festive në Tiranë, ndërsa bëri të ditur se nuk është harxhuar asnjë qindarkë e taksapaguesve të kryeqytetit. Sipas Bashës kjo është shenja më e qartë e besimit që këto biznese dhe të gjithë qytetarët tanë, kanë tek e ardhmja e qytetit tonë dhe me këtë besim tek e ardhmja jonë, besojmë tek një vit 2012 i mbarë dhe i begatë për të gjithë ne.

Festa e Flamurit dhe promovimi i Antologjisë III “Lërmëni pak Atdhe”

\"Shqip\" Aktivitet i organizuar nga “The Albanian” me rastin e festës së Flamurit Në këtë aktivitet përfshihet promovimi i Antologjisë III “Lërmëni pak Atdhe”, antologji e 27 krijuesve shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Bleona Qereti shkëlqen në “American Music Awards”

Këngëtarja shqiptare është dukur super seksi në këtë eveniment. Ajo ka qenë e veshur me një fustan shumë të hapur duke treguar kështu linjat ‘e pasura’ të trupit. Bleona Qereti të dielën mbrëma ka qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të popullarizuara të shoubizit në Amerikë, “American Music Awards”. Këngëtarja shqiptare është dukur super seksi në këtë eveniment. Ajo ka qenë e veshur me një fustan shumë të hapur duke treguar kështu linjat ‘e pasura’ të trupit. Bleona ka kohë që i frekuenton këto ambiente dhe qëllimi kryesor i saj është të lansojë karrierë në tregun amerikan dhe një ditë të mos jetë vetëm e ftuar, por edhe të performojë aty

Refugjatët në Lampeduza: Para dyerve të Evropës

Refugjatët në Lampeduza: Para dyerve të Evropës

Afërdita Dreshaj së shpejti me dy klipe

Modelja Afërdita Dreshaj, e cila së fundi përfaqësoi Kosovën në “Miss Universe”, i është kthyer sërish muzikës. Afërdita së fundi është duke përgatitur dy këngë të reja, të cilat do t’i shoqërojë edhe me videoklipe. “Jam duke realizuar dy këngë të reja, të cilat do të lansohen bashkë me videoklipe. Këto do t’i punoj me produksionin ‘Max Production’. Nuk dua të zbuloj më shumë se si do të jenë këngët dhe klipet për shkak se dëshiroj që çdo gjë të jetë surprizë për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për të përditshmen “Zëri”. Afërdita gjatë këtyre muajve është e angazhuar edhe me përgatitje të programeve për Vitin e Ri, në të cilat mundohet të paraqitet sa më bukur.

Emina: Modelimi, më i vështirë sesa e kisha menduar

Emina Çunmalaj e ka përshkuar si të vështirë punën e saj si modele. “Në këto 10 vite karrierë, kam kuptuar se veç punës duhet edhe pak fat, natyrisht edhe zemër. Duhet të them se modelimi është më i vështirë sesa e kisha menduar”, ka thënë ajo për Standard. Bukuroshja shqiptare e pistave të modës ka zbuluar se ajo planifikon të nisë edhe karrierë si aktore. “S’e di a do të bëhem dot aktore, por kam bërë një rol për një film të shkurtër. Është një gjë që shoh se ka të ardhme, mund të bëhet diçka më e madhe në të ardhmen”, është shprehur më tej ajo. Supermodelja këto kohë po udhëton në viset shqiptare për të gjetur një “Emina të dytë” që do të mund të bëhej top-modele nën udhëheqjen e saj. “Kam ardhur në Kosovë, Mal të Zi, për të gjetur një Emina të dytë. Po mundohem të gjej një vajzë shqiptare që të përfaqësojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë. Deri tani e kam gjetur një vajzë malazeze në shkollën e mesme të Tuzit në Mal të Zi. Shpresoj të gjej një shqiptare tanimë”, ka treguar Çunmulaj.

Eliza Dushku i tregon shqiponjen Justin Timberlake

Aktorja Shqiptaro Amerikane Eliza Dushku se bashku me nje prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit, Justin Timberlake dhe aktorin tjeter Amerikan James Marsden moren pjese ne nje loje televizive I quajtur “Cmimi eshte I volitshem”, mjaft I famshem ne Los Anxheles. Gjate ketij episodi, Eliza nuk harron te flase per Shqiperine, vendin e te pareve te saj, si dhe tregon per audiencen tatuazhin e famshem te cilen ajo e realizoi ne viziten e saj te pare ne Shqiperi, te shqiponjes dy krenare, simboli kombetar I Shqiptareve. Ajo madje u jep nje leksion kolegeve te saj, Justin timberlake dhe Xhejms Marsden duke u treguar se ku ndodhet Shqiperia. Nderkohe Justin, I cili aktualisht luan ne filmin In Time, zbuloi nje prej sekreteve te tij qe eshte frika ndaj merimanagave.

Emrat e Këngëtareve pjesëmarrës në Festivalin e 50-të të këngës të RTSH

Ndërsa ditët e javët shkojmë, i afrohemi dalëngadalë netëve të festivalit të këngës të RTSH, i cili këtë vit feston jubileun e tij të 50-të. Po cilët do të jenë emrat e pjesëmarrësve gjatë këtij viti, le t’i zbulojmë së bashku. Altin Goci, Bashkim Alibali, Bojken Lako, Claudio La Regina, Dr. Flori, Elhaida Dani, Elton Deda, Endri& Stefi Prifti, Entela Zhula, Evans Rama, Frederik Ndoci, Goldi Halili, Gerta Mahmutaj, Hersi Matmuja, Iris Hoxha, Kamela Islamaj, Kujtim Prodani, Mariza Ikonomi, Marjeta Billo, Marsida Saraçi, Orinda Huta, Rona Nishliu, Rudina Delia, Saimir Braho, Samanta Karavella, Sindi Berisha, Toni Mehmetaj, Xhensila Myrtezaj…

Martesa, Rudina Xhunga vishet nuse

Dje, gazetarja e mirënjohur e emisionit “Shqip” në “Top Channel”, Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar të martesës me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën. Ishte menduar të ishte një ceremoni e thjeshtë celebrimi, nga ato që organizohen paraditeve në Bashki, ku dëshmitarët dhe çifti vetë hedhin firmat, i bëjnë premtime njëri-tjetrit dhe shijojnë në heshtje ditën e tyre të lumturisë. Por çifti është përballur m një surprizë të këndshme nga miqtë e tyre. Ceremonia u zhvillua në Njësinë Bashkiake Nr. 5 dhe fotot jane marre nga Panorama plus.

Tuna Sejdiu operon hundën

A kishte nevojë Altuna Sejdiu të operonte hundën? Ajo nuk është kritikuar kurrë për pamjen e saj të jashtme. Është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të shoë biz-it, megjithatë ja që Tuna ka parë me lupë defekte në fytyrën e saj. Ndaj pak kohë më parë, para se të bëhej pjesë e programit “E diell” Tuna ka bërë një vizitë te kirurgu plastik që i ka dhuruar një hundë të re. Ndoshta jo më të bukur se të parën, por më ndryshe. Kanë mjaftuar të heqë disa milimetra nga hunda e saj dhe Tuna mesa duket është ndjerë mirë me veten e saj. Sipas psikologëve, njerëzit janë të prirur të ndryshojnë pamjen e jashtme pas situatave shumë stresuese në jetë dhe dështimesh. Nevoja për një pamje të re, i krijon njerëzve idenë e të nisurit një jetë të re. Tuna pas një martese shumë të përfolur në media dhe një divorci të përfolur edhe më shumë, ka ndjerë nevojën për të lënë pas krahëve jetën e vjetër dhe të nisë një jetë të re bashkë me një hundë të re. Ndaj, nuk na mbetet veçse t’i urojmë Tunës: Paç fat me të dyja!

Steve Jobs, Always Inspiring

Last Wednesday October 05, 2011, we lost an icon, one of the biggest geniuses of our times, Steve Jobs. Jobs was not only an icon, he was an idol, an eternal source of inspiration, a master. From Apple fan boys and girls to those who insisted in going against his ideas, Jobs was really admired from most of us. People who would wait anxiously to see his amazing keynotes, people who would have every single Apple product but would go to a huge line to buy the new product he announced because after seeing his speech we felt that we couldn’t survive without the latest release. We all knew that his presentations were over rehearsed but we didn’t mind and we actually liked all his perfectionism because his charisma and enthusiasm would get our attention in a way we could feel he was speaking directly to us, solving our problems, delivering something only we were thinking about. He knew exactly what to do to get us and we loved that about him. Every single one of us probably already know his complete trajectory, from the early days in a garage to the glorious days as the man who changed the way people think, someone who dared to think differently and got all of us thinking differently too. So today we decided to honor Steve Jobs in a different way, with a little bit of silence and a few images, images gathered from websites that honored Steve, artworks from fans and some of his famous quotes. In moments like this there is not much we can say, only thanks, thanks Steve for being so amazing. RIP.

Ledio Mehmeti, modeli i parë shqiptar për agjensinë ELITE

Ledio Mehmeti është modeli shqiptar i cili prezantohet kohët e fundit jashtë kufijve. Edhe pse ende shumë i ri, ai ka arritur të realizojë ëndrrën e tij, të sfilojë e të pozojë për revista të huaja. Është entuziast pasi ka mundur të sigurojë pozimin në faqet e të famshmes GQ të muajit maj. Por surpriza që do pasonte gëzimin e publikimit të fotove ishte më akoma më befasuese për të. Një kontratë e sapofirmosur me agjensinë më të madhe të modës në botë. Një premtim për një karrierë e të ardhme të suksesshme.

Aurela Hoxha, personazhi më i kritikuar shqiptar

Prezantuesja e “Albania Next Top Model” është personazhi më i kritikuar shqiptar. Sipas një sondazhi të kryer në ‘Facebook’ nga Paparazzi Albania, ishmodelja ka rezultuar si personazhi më i kritikuar. Kritikat mbi të gjitha kanë të bëjnë me pamjen e saj të jashtme. Thuhet se Hoxha është ndër personazhet shqiptare, e cila i është nënshtruar disa operacioneve plastike për përmirësimin e pamjes së jashtme. Megjithatë, vetë prezantuesja ka mohuar të ketë kryer ndërhyrje të tjera estetike, përveç asaj që ka bërë kohë më parë për fryrjen e buzëve. Deklaratat e saj jo vetëm që nuk kanë bindur votuesit, por duket se kanë nxitur zemërimin e atyre që kanë komentuar me kritika të ashpra pamjen e saj të jashtme, që në vend t’i sillte më shumë popullaritet, e ka renditur në sondazh si personazhin më të kritikuar shqiptar.

Çiljeta do të ZVOGELOJE gjoksin

Çiljeta Xhilaga ka vendosur të zvogëlojë përmasat e gjoksit. Arsyeja është thjesht dhe vetëm shëndetësore. Shumëkush, këtë pjesë të trupit të bukuroshes mund ta konsiderojë si pjesën më seksi, por për 27vjeçaren, ajo është një pjesë problematike, e cila i ka shkaktuar thuajse shtrembërim të rruazave të qafës. Gjithashtu, këngëtarja shpeshherë ka përfunduar në faqet e para të revistave dhe të gazetave për asnjë lajm në veçanti, por sa herë ndonjë paparac arrinte të shkrepte ndonjë foto të saj me rroba banje, ku dukeshin qartë përmasat XXL të gjoksit. Kjo është një arsye tjetër, përse Çiljetës i ka ardhur në majë të hundës gjoksi i saj dhe po mendon seriozisht për ta zvogëluar. Megjithatë, këngëtarja heziton të bëjë një operacion të tillë para se të sjellë në jetë një fëmijë, e cila është një dëshirë që ia kalon të gjitha dëshirave të tjera. Bluetooth

Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania

Zgjodha të vizitoj edhe Maqedoninë sepse Maqedonia është shtëpia e disa shqiptarëve të mëdhenj siç është Nënë Tereza, Aleksandri i madh etj, deklaroi Eliza Dushku. Zmadho fotografinë Eliza Dushku në Tetovë viziton monumentet kulturore dhe kompaninë Ecolog Pas vizitës që i bëri vendlindjes së saj Korçës ku edhe u nderua me titullin ambasadore për kulturë dhe pas marrjes së nënshtetësisë nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, ylli shqiptar i Holivoodit Eliza Dushku, ka vizituar sot edhe Tetovën. Eliza Dushku e mbuluar me shami dhe në shoqëri të aktorit Tetovar Blerim Destani vizitoi Xhaminë e larme dhe më pas edhe teqenë Arabati BABA në Tetovë, kjo në kuadër të projektit “Discover Albania”. Zgjodha të vizitoj edhe Maqedoninë sepse Maqedonia është shtëpia e disa shqiptarëve të mëdhenj siç është Nënë Tereza, Aleksandri i madh etj, deklaroi Eliza Dushku. Zmadho fotografinë Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania “Deshëm të bëjmë një dokumentar për Shqipërinë dhe e dimë se Maqedonia është shtëpia e shumë shqiptarëve si Nënë Tereza , Aleksandri i Madh, dhe jam shumë krenare ta tregoj këtë në dokumentar pra të tregoj përvojën time këtu. Me mua është vëllai, i dashuri dhe grupi i mrekullueshëm nga Los Angelos dhe është shumë mirë të jemi këtu, do shkojmë edhe në Kosovë dhe është një privilegj të jem këtu, falënderoj Blerim Destanin” Eliza Dushku dhe Fadil Berisha bashkë me ekipin e projektit “Discover Albania” kanë qenë mysafir të familjes Destani në kompaninë Ecolog. Aktori Blerim Destani foli për rëndësinë e dokumentarit “Discover Albania” i cili do të prezantoj të gjithë shqiptarët në botë me kulturën dhe të traditat e tyre. “Do jetë edhe Xhamia e Pashës në dokumentarin që jemi duke përgatitur, sepse kemi xhiruar edhe një kishë, kështu që është një kënaqësi për mua ti prezantoj xhaminë 500 vjet të vjetër të Tetovës. Dokumentari që jemi duke përgatitur ne së shpejti do del dokumentari që do e shoh e tërë bota sa të bukura janë vendet shqiptare” Eliza Dushku u shpreh se ndjehet krenare që është pjesë e projektit “Discover Albania” dhe që është shqiptare. Zmadho fotografinë Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania “Gjithë jetën time në Amerikë shumë njerëz as që e dinë se ku është Shqipëria. Ata se gjenin dot as edhe në Hartë më thonin je Ermene, ju thoja jo jam shqiptare pra e kam me rëndësi këtë. Jam shumë krenare gjithnjë e kam ditur që kam gjak shqiptar në trup por tash e ndjej edhe në zemrën time dhe jam krenare për këtë.” Zmadho fotografinë Eliza Dushku vizitoi Tetovën, përgatitet dokumentari Discover Albania Eliza Dushku, Blerim Destani dhe Fadil Berisha, bashkë me ekipin “Discover Albania do të vazhdojnë vizitën në Kosovë ku edhe atje do bëhen disa xhirime për projektin Discover Albania. Përndryshe Eliza Dushku është një aktore me famë e Holivoodit e cila ka realizuar projekte të mëdha me aktorë të famshëm si Robert Deniro, Shfarzeneger etj. Në fund zonja Dushku për adhuruesit e saj shqiptarë tregoi edhe tatuazhin e saj Shqiponjën që kishte bërë gjatë vizitës së saj të fundit në Shqipëri.

Fejohet Geti

Reperi i grupit Tingulli 3nt, Getoar Selimi i njohur si Geti, ka vendosur t’i japë fund beqarisë dhe të fejohet me bukuroshen Florenta Islamin. Bosi i ‘labelit’ “Baba Stars” organizoi një ceremoni të veçantë me rastin e fejesës së tij ku kishte të ftuar miq, kolegë dhe familjarë. Ceremonia ishte ideuar nga GhetoGeassy si tepër private, edhe pse Telegrafi ka pasur qasje dhe ka siguruar foto nga fejesa. Geti është një prej veteranëve të skenës së hip hopit shqiptar, ndërsa përgjatë këtyre viteve jeta e tij private ishte e bujshme, me lidhje nga më të ndryshmet, me femrat nga më seksi shqiptare, duke përfshirë këtu edhe Çiljetën dhe Elvana Gjatën. /Telegrafi/

Bleona në krah të Charlie Sheen

Bleona Qerreti, duket vërtet është duke u ngjitur në Hollywood. Këngëtarja seksi nga Shqipëria ka bërë disa fotografi me një prej aktorëve më të famshëm, Charlie Sheen. Fotografitë e Bleonës me aktorin e famshëm janë realizuar në tepihun e kuq para fillimit të serisë “Roast of Charlie Sheen” në Comedy Central. Aktori problematik Sheen është larguar nga hit-seria “Two and a Half-Man” për shkak të dhunës e drogës, dhe tash ka filluar projekte të tjera. Bleona së shpejti pritet të sjellë këngë të realizuara nga producentë amerikanë, përfshirë edhe të famshmin Timberland. /Telegrafi/

Genta Ismajit i bie pazari, në koncerte me më pak para

A i mbani mend performancat e para të Genta Ismajlit, atëherë kur muzika jonë kishte prurje dhe tendenca të reja, me këngë e muzikë zbavitëse dhe kur konkurenca nuk ishte akoma kaq agresive sa sot? Asokohe Genta Ismajli kërkonte për një koncert jo më pak se 5000 euro. Për këtë gjë kanë shkruar edhe mediat, madje kanë reaguar menaxherët dhe organizatorët e eventeve, të cilët thoshin se çfarë jep Genta, përveçse një performance “play back”? Megjithatë, ajo vazhdoi duke kënduar e performuar në shumë lokale dhe u bë një nga këngëtaret më të paguara ose, më mirë të themi, ishte në majën e pagesave, që ia kalonte gati çdo këngëtareje. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe ja ku na vjen lajmi se Genta ka lëshuar pe tashmë tek çmimet, pasi këndon edhe më për më pak lekë. Natën e Vitit të Ri, në Kërcovë të Maqedonisë ajo është paguar 5.000 euro nga pronari i restorantit, por që nga ajo kohë Genta në koncerte shkon edhe për 2.000-2.500, euro aq sa paguhen këngëtaret Dafina Zeqiri, Nora Istrefi e Tuna Sejdiu, për shkak të konkurencës së lartë në treg. Genta e ka kuptuar se po të vazhdonte të mbante çmimin e lartë, atëherë ajo do të ngelej pa asnjë koncert dhe gjithë financat ekzistuese do t’i shkonin në investime të projekteve muzikore. PanoramaPlus

Hashimi i bie kambanës së NASDAQ

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka hapur sot bursën e NASDAQ-ut në New York, duke i rënë këmbanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg. Paraprakisht, Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e UÇK-së. Pastaj, me një anglishte zakonisht të dobtë, kryeministri Thaçi mbajti një fjalim të shkurtër ku falënderoi NASDAQ-un për mundësinë dhe tha se Kosova si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja. Një ditë më parë bursën e NASDAQ-ut (e dyta më e madhja në botë, pas NYSE), e kishte hapur presidenti i Tanzanisë, kurse para dy ditësh kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Rita Ora me Beyonce në sfilatën e \"House of Dereon\" dhe \"Vogue\"

Beyonce dhe e jëma e saj ishin në Londër javën që shkoi për të prezantuar koleksionin e ri të firmës së rrobave “House of Dereon” e cila është krijuar dhe drejtohet nga Tina Knowles (e jëma). Midis personazheve të ndryshëm të botës së spektaklit anglez, në këtë prezantim ishte e ftuar dhe shqiptarja Rita Ora e cila pozon në tapetin e kuq së bashku me Beyonce (në foto). Në lajme të tjera, Rita shfaqet dhe në numrin e fundit të revistës “Vogue” për edicionin japonez, ku reklamon një prej krijimeve të fundit të Vivienne Westwood.

Adelina Tahiri: \"Unë jam tip emotiv\"

“Nuk e kisha menduar këtë pyetje se çfarë çmimi do të doja të merrja nga festivali “Kënga Magjike”, kështu na ka rrëfyer këngëtarja sykaltër Adelina Tahiri për pjesëmarrjen e saj për herë të parë në një kompeticion të tillë. Ajo, siç tha është pritur shumë mirë dhe ka zgjedhur një baladë me titull “Ti mos u kthe”, për t’u arsyetuar se është vetvetja, një Adelinë më ndryshe për të treguar edhe kualitetet që ka, por edhe karakterin, pasi këngëtarja thotë: -”kështu unë jam tip emotiv”. Për të festivalet janë për çmime, ndërsa kjo këngë këto ditë do të ketë edhe një video që është punuar nga ‘Max Production”. M. GJ KosovaSot

Katër stinët e nxehta të Gjyste Vulajt

”Në korrik publikova albumin e ri dhe që në javën e parë u prit shkëlqyeshëm, titullohet “A bëhesh merak?”. Përmban 8 këngë të reja të zhanreve të ndryshme dhe me një bashkëpunim të gjerë. Pas pushimit dhe koncertit të parë që kam tani (pas një sezoni veror shumë të suksesshëm, pasi që nga 1 korriku e deri më 28 gusht kam numëruar 60 shfaqje brenda dhe jashtë vendit), do të kthehem në Shqipëri për të realizuar klipin e dytë po nga albumi i ri, kësaj here me “Max production”. Menjëherë pas xhirimeve, kam një shfaqje tjetër në Zvicër, pastaj do vazhdoj për të realizuar klipet e tjera për këngët e albumit, pasi ka 3 vite që nuk kam bërë klipe”, thekson në rrëfimin ekskluziv për “Panorama plus”, këngëtarja e njohur Gjyste Vulaj. “Sa u përket shfaqjeve, gjithmonë këndoj live dhe në bazë të pronotimeve, edhe këtë vjeshtë e dimër çdo fundjavë do të jem me shfaqje nëpër Europë, po ashtu edhe për Vitin e Ri jam e prenotuar në Gjermani, Kosovë dhe Maqedoni. Më gëzon fakti që jam çdo vit e më e sukseseshme, por më shumë gëzohem për atë, që nuk kam asnjë pikë “krize”, edhe pse konkurrenca është shumë e madhe në një aspekt”, tregon Gjystja për punën e saj të palodhshme, si dhe për prenotimet e shumta ku ajo paraqitet vetëm live, duke mos ndier aspak krizë në profesionin e saj, sado që konkurenca në muzikë është në rritje e sipër. “Kam një këngë që ua kam kushtuar çifteve për ditën e dasmës, për vallëzim, pasi të presin tortën. Titullohet “Shpirtin tek ti e kam”. Albumin tim ua kam dedikuar të gjitha femrave që sakrifikojnë për familjet e tyre dhe në veçanti njerkës sime, e cila sakrifikoi çdo gjë për lumturinë time dhe të motrave të mia”, përfundon rrëfimin këngëtarja, e cila, edhe pse është bërë nënë, nuk njeh moshë dhe vazhdon të na habisë me linjat e saj perfekte.

Supercars of the Frankfurt Motor Show 2011

The 2011 Frankfurt Motor Show has thrown up all manner of interesting new vehicles. We\'ve seen small city cars like the VW Up, electric runabouts such as the Audi A2 and bonkers off-roaders like the Land Rover DC100 Sport.

Te pergjithshme

Disa foto te pergjithshme qe qarkullojne ne lajme