Fotografia që u ble për më pak se një dollar mund të vlejë miliona

Për vetëm dy dollarë një çift nga Kalifornia bleu tre fotografi të Perëndimit të Vjetër nga një dyqan vjetërsirash në Fresno të Kalifornisë. Por historia duket se nuk përfundon këtu. Ajo që ndodh pas kësaj ka befasuar edhe vetë blerësit e fotografive. Ata më pas morën vesh se njëra prej fotove mund të vlente 5 milionë dollarë. Është imazhi më i hershëm i njohur i banditit të Perëndimit të Egër, Henry McCart  ose Djaloshi Billy. Ekspertët thonë se fotoja e vitit 1878 është një dokument mjaft i rrallë historik. McCarty, që përdorte edhe pseudonimin William H. Bonney, është një nga banditët e paligjshëm më të njohur të shekullit të 19-të, që u bë i famshëm përmes librave dhe filmave.

Një portret i Billy-t është i njohur për admiruesit e tij të Perëndimit të Egër, në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Por, ekspertët thonë se një foto tjetër e verës 1878 është bërë dy vjet më herët. Tregon Billy-n duke luajtur me pjesëtarët e bandës së tij dhe familjen. Dhe ajo është bërë baza për një dokumentar të ri.

“Nuk është vetëm fillesa e fotografisë së Perëndimit. Është fillesa e fotografisë. Është fotoja më e vjetër në botë dhe u gjet në një dyqan vjetërsirash në Fresno”.

Një çift e zgjodhi në vitin 2010 nga një kuti me fotografi të vjetra në një dyqan me sende të përdorura.

“Ishin thjesht dy kuti kartoni kaq të mëdha”.

Çifti zgjodhi në fillim dy foto, ku shfaqeshin gra. Por, burrit pastaj i shkoi syri tek një e tretë që kishte një pamje fshati.

“Prandaj e mora dhe mendova: Ka një vrimë, është e shumë e vjetër. Por janë tre fotografi për dy dollarë”.

Por një ekspert i njohur e vlerësoi së fundmi fotografinë për 5 milionë dollarë dhe regjisori i filmit Jeff Aiello, mendoi se do ta ndihmonte për dokumentarin e tij, “Djaloshi Billy – Prova të Reja”. Ai thotë se e ndihmoi që të gjente rrënojat e shtëpisë ku ishte bërë fotografia në Nju Meksiko.

“Gjetëm drurin e vjetër nën tokë. Dhe zbuluam të njëjtat skela prej guri aty ku kishin qenë”.

Gruaja e regjisorit, që ka ndihmuar me kërkimet, thotë se fotografia ka ndihmuar për identifikimin e një prej grave që kishte dokumentuar disa nga ngjarjet e asaj kohe”.

“Zbulova që Sally Chisolm jo vetëm kishte një ditar, por edhe një bllok shënimesh që kishte mbajtur para ditarit”.

Djaloshi Billy që iu dha kjo nofkë për shkak të pamjes së tij djaloshare, kishte marrë pjesë në një luftë fraksionesh në territorin e Nju Meksikos, në vitin 1878, pak pasi u mor fotografia. Ai u arratis pasi grupi i tij humbi një betejë vendimtare dhe u vra nga autoritetet tre vjet më pas.