Fotografi që bëri për vete Pikason dhe Muhamed Alinë

Fati dhe pasioni e ndihmuan një fotograf të panjohur të takonte elitën e artistëve, biznesmenëve dhe kolegëve më të aftë në një udhëtim karriere prej 30 vjetësh që e kanë çuar atë në majat e fotografis.

Fotografi britanik, Xhon Stjuart, është ende aktiv edhe në moshën 95-vjeçare. Jeta e tij e jashtëzakonshme e ka hasur me luftën, piktorët e njohur të shekullit 20, elitën e biznesit në Nju Jork dhe tanimë ai njihet si një nga praktikuesit më të rafinuar të fotografisë sot. Gazetari Hugh Schofield u takua me fotografin në shtëpinë e tij në Francën Jugore.

Takimi

Nuk ka shumë njerëz që mund të kujtojnë Bulevardin Foç në vitet 1930 në Paris, duke mbajtur veshur distinktivë të ligave të krahut të djathtë që morën jetë në atë kohë të tensionuar politike. Edhe më shumë e çuditshme është të dëgjosh reminishencë nga goja e një anglezi.

“Gjithçka ishte shumë politike atëherë dhe kushdo në rrethin tim të ngushtë i përkiste një klubi të krahut të djathtë ose një tjetri”.

“Unë isha me Croix-du-Feu, që llogaritej si i krahut të majtë krahasuar me të tjerët që ishin monarkistë.

“Por kur dilnim jashtë vishnim të dyja logot – njërën të kthyer mbrapsht. Nëse haseshim me monarkistët, i ndryshonim dhe shtireshim sikur ishim me ta!”

Biseda me Xhon Stjuart kthen kujtime kaq të gjalla nga e shkuara, të cilat nuk mund të merret me mend se këto ngjarje kanë ndodhur 80 vite më parë.

Anglishtja e tij është paksa e ndikuar nga frëngjishtja, testament i influencës së tij të miksuar në rini dhe një jete të kaluar kryesisht në Paris dhe Provence. Ka gjithashtu një ndikim nga humoristi i shekullit 20, Wodehouse. Ai nuk del kurrë nga moda, thotë Stjuart.

Xhon Stjuart lindi në vitin 1919. Gjyshi i tij nga nëna ishte themelues i pasurisë Gestetner për kopjim dhe babai i tij ishte përfaqësuesi i kompanisë në Francë. Ai shpresoi fillimisht se Xhon do të hynte në këtë punë, por djali kishte ide të tjera.

Kujtimet rrjedhin përgjatë drekës. Në vitin 1937, ai mori diplomën dhe shkoi në Britaninë e Madhe, ku gjeti punë si agjent burse në Bankën e Rothsçildëve.

Më fillimin e luftës, gjërat u bënë më serioze. Me një frëngjishte të rrjedhshme, Stjuart u stërvit si një agjent i fshehtë dhe shkoi në Siri për të ndihmuar luftën kundër Vishi. Por anija e tij ndërroi itinerar në Singapor në kohën më të keqe të mundshme, kur Singapori ra në duar të japonezëve në shkurt 1942. Kështu, Stjuart u bë një i burgosur lufte.

“Më herët pashë në ëndërr sikur do të mbanin në burg për tre vite e gjysmë. Më pas numërova ditët dhe qe ekzaktësisht kështu. E mora atë ëndërr si një mesazh mbijetese. E pyeta veten se çfarë duhej më së tepërmi atje dhe kuptova që për 100,000 burra kishte vetëm shtatë që dinin japonisht. Ndaj vendosa të mësoj gjuhën dhe të bëhem një përkthyes. Kjo më shpëtoi jetën”.

Stjuart beson se ai është tani i fundit i mbijetuar nga një prej kampeve më të këqija në hekurudhën e Burmës, Sonkrai.

“Kur erdhi kolera kohët ishin për të ardhur keq. Kur flije nuk e dije nëse në mëngjes do ta gjeje zgjuar burrin që kishe në krah. Nuk e dije as nëse do të ishe ti ai që do të varrosnin të nesërmen”.

Pas lirimit nga kampi ai vazhdoi jetën dhe më 1951 u martua e jetonte në Nju Jork. Ai dhe gruaja e tij vendosën të kalojnë disa javë vere në Saint-Paul de Vence koloninë bohemiane në Cote d’Azur.

Stjuart mori me vete një kamera Leicame të cilën synonte të bënte vetëm disa foto pushimesh. Duke qëndruar në bar u njoh me një poet komunist që i tha se duhej të shkonin të shihnin Pablo Pikason.

Të nesërmen ai shkoi të takonte Pikason, i cili ndonëse i mësuar nga njerëzit që i qaseshin nga kurioziteti e afroi fotografin dhe kaluan një ditë të gjatë së bashku. Në fund, Stjuart mori më në fund guximin dhe e pyeti nëse do të merrte penelat për të bërë sikur pikturonte ndërkohë që Stjuart e fotografonte. Pikaso pranoi.

Të nesërmen e njëjta ngjarje u përsërit me Matis. “Ai ishte në shtrat duke punuar disa skica. Ne nuk i morëm shumë kohë, por foton ia shkrepa”, kujton Stjuart.

Pikaso, Matis dhe Xhorxh Brak: këto ishin punimet e para të portofolit të Sjuart. Por fati do ta ndihmonte sërish. Ai takoi një fotograf tjetër në një festë të Matis dhe teksa bisedonin, fotografi e pyeti ku i lante fotot.

“I thashë që do t’i laja në një dyqan në Nju Jork dhe ai m’u përgjigj se duhet t’i laja në Paris dhe t’i thosha pronarit që më kishte dërguar ai”.

“Dhe cili është emri yt” – e pyeta. Ai u përgjigj se quhej Henri Kartier Breson. Ishe fotografi më i famshëm në Francë! Pas kësaj Stjuart nuk pati më zgjedhje, në jetën e tij ishte ose fotografia ose asgjë!

Me t’u kthyer në Nju Jork, Stjuart u trajnua nga drejtori i njohur i artit në revistën Harper’s Bazaar, rusi Aleksej Brodoviç. Përtej fotografive që u bëri qindra njerëzve në industrinë e revistës, ai u bë i famshëm si portretisti i Muhamed Alisë.

Fotoja e tij e njohur e Ali me një flutur, fytyra e djersitur dhe grushti i fuqishëm, janë ndër imazhet më të rëndësishme që dolën nga një seancë treditore e vitit 1977, foto me famë botërore.

Pas kësaj historitë vijojnë. Stjuart mori një punë si këshilltar i David Lin në ndërtimin e urës mbi lumin Kuai, si Kryeministri Indira Ganti i dha leje të shpenzonte një vit në rajonin e largët Ladakh në Indi dhe se si u përfshi në shoqata bamirëse që i mundësuan të fotografonte mijëra të verbër në Nepal, Sri Lanka dhe Kamboxhia e Laos.