Flutura Açka i përgjigjet Ramës: Prostitutat ua kanë zbukuruar jetën

Shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Luan Ramës, i cili i quajti dokumentat e nxjerra nga gazetari Artan Hoxha lidhur me përgjimin telefonik mes biznesmenit Kastriot Ismailaj dhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta si një “Triller prostitutash”.

Në një koment të sajin Açka shkruan:

“Po mua me duket si ‘triller horrash’, z. Rama Sigurisht, nuk po merrem me lajmin qe solli lajmin, sepse komenti do te ishte shume i gjate, dhe gjuha mund te ma tradhetonte urtesine.

Po merrem vetem me shprehjen e perdorur nga politikani yne, nje djale qe e njoh dhe e cmoj per natyren e tij paqetore: “triller prostitutash” ne fjalen e tij.

Pjesa me e madhe e politikaneve shqiptare duhet te shpelajne gojen para se te perdorin termin “prostitute”, pasi shume syresh (edhe ato shqiptare mes tyre), jane shume me te ndercme se ata, por edhe sepse shpesh u kane sherbyer me hiret e tyre, duke ua zbukuruar jeten e tyre luksoze por te zymte (shpesh prej pengjeve te luksit te tyre), por edhe sepse eshte antihumane ne ditet e sodit te perdoresh termin “prostitute” sa kohe cdokush pergjigjet vete per trupin e vet. Eshte rasti t’i kujtoj politikanit tone se eshte tashme nje debat i t i hapur publik sot ne bote mbi kete ceshtje. Madje edhe mes Amnesty International dhe shoqatave per mbrojtjen ndaj trafikut, nese profesioni i prostitutes te jete nje e drejte ligjore dhe morale?

Debat ky qe ka perfshire figura shume te njohura te artit dhe medias. Qe te mos e zgjas, po i rekomandoj zotit Rama, dhe ndokujt qe do t’i duhet ndonje dite, te perdore togefjaleshin “triller horrash”. Ju shkon mire edhe me gjinine, edhe me bemat.”