Flori larg festës së Elvanës, por nuk harron ta urojë për ditëlindje

Bashkëpunëtori më i afërt i këngëtares e cila sot mbushi 29-vjeç ka shpërndarë një urim publik për atë që siç thotë; është rritur bashkë. Flori Mumajesi, krijuesi i hiteve të Elvana Gjatës ka treguar se edhe këngëtarja ka një rol të pazëvendësueshëm në muzikën e tij, si muzë.

E ndërsa Elvana vazhdon festimet disa ditore në Paris ku mblodhi vajzat e saj të preferuara, Flori është mjaftuar me një përqafim virtual, të fiksuar në të shkuarën, si për të treguar se i mungon?