Fjalët më të kërkuara në Google për vitin 2015

Çdo vit Google e publikon një listë të kërkimeve më të shpeshta nga përdoruesit e saj në Google Search në të gjithë botën.

Kjo listë ndonjëherë shfaq rezultate të papritura për atë që njerëzit në mbarë botën janë në kërkim, por normalisht ajo liston titujt e kërkimetve më të shpeshta gjatë atij viti.

Këtë vit Google ka publikuar listën e termeve më të kërkuara të 2015.

Për të marrë një perspektivë të dhënave masive në Google, përdoruesit duhet ta dijnë se në Google bëhen mbi mbi 3.5 miliardë kërkime të përditshme – apo rreth 1.2 trilionë për çdo vit.

Dhe sipas këtyre të dhënave, Google e publikon listën e kërkimeve më të shpeshta gjatë vitit.

Lista është një mënyrë e mirë për të matur se çfarë ka ndodhur gjatë vitit dhe përfshin një përzierje të ngjarjeve të reja, filmave, njerëzve të famshëm, dhe aplikacioneve.

Këtu janë top 10 kërkimet më të popullarizuara në Google në vitin e kaluar.

1. Lamar Odom
2. Jurassic World
3. American Sniper
4. Caitlyn Jenner
5. Ronda Rousey
6. Paris
7. Agar.io
8. Chris Kyle
9. Fallout 4
10. Straight Outta Compton