Mesazh nga Ambasadori Mal Berisha
Mesazh nga Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSh në Mbretërinë e Bashkuar, z. Mal Berisha me rastin e 9 vjetorit të themelimit të gazetës “The Albanian” dhe promovimit të “100 shqiptarët e Britanisë”

I dashur Petrit

Të dashur botues, menaxherë dhe bashkëpunëtorë të Gazetës “The Albanian”, të Londrës.

Mbrëmë ne patëm kënaqësinë të festojmë 9 vjetorin e gazetës The Albanian. Kjo gazetë prej nëntë viteve ka qenë zëri i bashkatdhetarëve tanë. Aty kanë gjetur vetveten mijëra shqiptarë nga tëra trojet tona etnike që janë vendosur në Britaninë e Madhe. Aty bashkatdhetarët kanë gjetur mallin, brengën, shqetësimin për atdheun. Ata kanë gjetur edhe gëzimin dhe krenarinë për arritjet e këtyre nëntë vjetëve të kombit shqiptar. Aty shpesh kanë gjetur edhe mallin për familjet që kanë lënë pas. Aty kanë gjetur edhe udhët sesi të çajnë në këtë vend kaq të zhvilluar duke patur aq pak njohje dhe dijeni për të. The Albanian sot arrin thuajse në çdo shtëpi shqiptari, në çdo biznes dhe në çdo zyrë.

Ambasada shqiptare në Londër është krenare për punën që ka bërë kjo gazetë dhe nuk do të reshtë së bashkëpunuari me ju, për të mirën e bashkësisë shqiptaro-britanike, për një informim korrekt e të vërtetë, për të mbajtur gjallë ndjenjat e dashurisë për atdheun dhe kombin tonë. Ambasada e konsideron gazetën edhe si një mjet të fuqishëm për edukimin patriotik të bashkatdhetarëve tanë. Shkrimet e akademikëve tanë rreth historisë së kombit tonë dhe veçanërisht lidhjet historike midis popullit shqiptar dhe Britanisë së Madhe luajnë një rol shumë të madh në këtë edukim.

Mbrëmë ju i paraqitët audiencës edhe një botim special me emrat e 100 shqiptaro – britanikëve më të dalluar në Britaninë e Madhe. Një botim i tillë është një gur kilometrik në historinë e shqiptarëve të Britanisë së Madhe. Nëse sot ai botim duket si diçka e thjeshtë, nesër ai do të përfshihet në dokumentet më të rëndësishme historike të gjendjes në të cilën shqiptarët e Britanisë janë sot.

Do desha me këtë rast, t’ju përgëzoj edhe një herë dhe tu falënderoj në emër të ambasadës shqiptare në Londër për punën e jashtëzakonshme që bëni. Puna juaj e sotme do të duket shumë herë më e vyer për brezat që vijnë.

Me respekt

Mal Berisha

Read more at www.thealbanian.co.uk

Turizmi, patrullime të përbashkëta Shqipëri-Kosovë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit të Shqipërisë Hysni Burgaj, nënshkruan në Tiranë marrëveshjen për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë gjatë sezonit veror, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, të dy drejtorët e çmuan lart bashkëpunimin në mes të dy policive, duke vënë në fokus masat e përbashkëta operacionale që do të aplikohen nga policitë respektive.

“Ngritja e nivelit të sigurisë në qarkullimin rrugor, shkëmbimi i përvojave, forcimi i sigurisë rrugore, parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetë si dhe ndëshkimi i shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, janë elemente të përmbajtjes së marrëveshjes së nënshkruar”, thuhet në kumtesë.

Aty theksohet se edhe ngritja e masave në vendkalimet kufitare u shtjellua si veprim i nevojshëm për krijimin e lehtësirave për qytetarët e dy vendeve.

Marrëveshja mbulon periudhën kohore qershor-shtator 2013.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Çmohet mbështetja e Gjermanisë në procesin e zbatimit të marrëveshjes
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Blomeyer. Në këtë takim është diskutuar rreth implementimit të marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me ç’rast Ministri Kuçi ka shprehur bindjen e tij për implementimin e planit të marrëveshjes dhe ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ta zbatuar këtë plan.

Ambasadori Blomeyer ka informuar Ministrin Kuçi për vizitën e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle në Kosovë javën e ardhshme. Me këtë rast Ministri Kuçi ka vlerësuar këtë vizitë si shumë të rëndësishme dhe në funksion të çuarjes përpara të marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja palët kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin bilateral përmes projekteve të Binjakëzimit, të financuara nga Bashkimi Evropian, por të implementuara nga organizata gjermane.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Saimir Tahiri: Nik Spahiu një pazarxhi i shplarë! Mbeti vetëm e po sheh ëndrra
Deputeti dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri i ka kthyer përgjigje në Facebook pretendimeve të Kreshnik Spahiut se po u ofrohen para aktivistëve të AK për tu larguar nga ky formacion. “Dhe po te vendos ta marr seriozisht, me aq anetar sa i kane mbetur Nikut, i bie te kisha kursyer leke…. Ata qe besonin se Nik Spahiu ishte alternative e denje, kane ikur sapo pane se ishte vetem nje pazar i shplare, ndaj nuk ka as nevoj te harxhojme telefonata per te marr kerkend. Fobi e kuptueshme e Nik Spahiut. Po sheh se ka mbetur vetem e i duket sikur ia kane fajin te tjeret”, shkruan Tahiri.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Frenk Lampard; Murinjo, trajneri më i mirë në historinë e Celsit
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, ka deklaruar se nëse Zhoze Murinjo do të rikthehet në “Stamford Bridge” do të jetë një shtysë e madhe për klubin londinez.

“Nëse Murinjo vjen përsëri, do të ishte një ‘ashensor i madh për klubin. Nuk është sekret se ai është një idhull për tifozët e Çelsit, për atë që ka bërë. Ai është trajneri më i madh në historinë tonë si klub, sepse e ndryshoi mentalitetin dhe na bëri një ekip fitues”, ka thënë Lampard.

Ai më tej e ka komentuar edhe largimin e Aleks Fergusonit nga Mançester Junajtedi në fund të këtij edicioni, derisa si objektiv kryesor të Çelsit e vendosi titullin e kampionit në Ligën Premiere.

“Mendoj se ndryshimet në drejtimin e Junajtedit dhe të Sitit do të na japin më shumë mundësi për ta fituar titullin që do të jetë objektivi ynë kryesor, edhe pse ata kanë ngritur baza të shëndosha. Largimi i Fergusonit dhe Mançinit përbën një ndryshim të madh për këto skuadra dhe mbetet për t’u parë nëse ato mund të përshtaten me trajnerët e rinj”, ka shtuar Lampard.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Valbona Halili: Rikthehem me shume projekte dhe me nje bashkepunim surprize
Kengetarja e mirenjohur e muzike popullore Valbona Halili, do te vije para fansave te saj se shpejti me nje projekt qe do ta sjelle paksa me ndryshe, megjithese ashtu sic shprehet edhe vete ne nje interviste per suplementin “Summer Time”, ajo tashme eshte identifikuar si nje kengetare qe behet pjese ne te gjitha gezimet familjare te shqiptareve, kudo qe ndodhen. Para pak kohesh eshte kthyer nga nje turne ne Amerike, nga ku kengetarja kishte mbetur me pershtypjet me te mira per kete publik artdashes dhe mikprites. Por kenge e re nuk eshte projekti i vetem per Valbonen, ajo ka edhe disa surpriza te tjera qe preferon t’i lere te tilla edhe per pak kohe.

Si ka qene gjysma e pare e vitit 2013 per ju?

Te them te verteten ka qene nje ngarkese shume e madhe qe kur ka hyre viti 2013. Ofertat kane qene te shumta dhe koncertet e fundit qe kam dhene kane qene ne kontinentin e larget te Amerikes. Ku me kane pritur me shume dashuri dhe publiku ka qene shume i ngrohte, shume mikprites. Kishin nje mall shume te madh jo vetem per vendin por edhe per muziken popullore. Mbresat me te mira deri tani i kam per publikun atje, sepse me kane pritur shume mire. Axhenda eshte nderkohe shume e ngarkuar meqenese kane nisur edhe ditet e ngrohta. Nderkohe kam nisur punen edhe per nje kenge te re qe do ta nxjerr shume shpejt bashke me videoklip.

Por gjithcka do ja leme kohes.

Dhe si do te titullohet kenga?

Tekst shkruesi i njohur Jorgo Papingji qe eshte edhe autori i tekstit, i pelqen qe te vendose ne momentin e fundit per titullin sepse punon deri ne fund dhe kur te mbaroje kenga vendos edhe per titullin. Per kete arsye nuk mund ta them ende titullin e kenges.

Ju keni filluar punen per klipin nderkaq, a do te jete po aq i suksesshem sa “Pajtoni”?

Ju e preket pak kengen e pajtonit, por besoj se do te mbetet gjate ne kujtese sepse eshte pjese e muzikes se Shqiperise se mesme dhe ajo kenge eshte ende shume e kerkuar ne fakt. Ka shume cifte te reja qe e kerkojne. Per kengen qe kam nisur momentalisht, kemi menduar bashke me kompozitorin Edi Balili, qe per momentin tregu eshte paksa i rremujshem por qe shohim qe ka hyre nje trend qe pelqehet shume nga rinia. Ne jemi vete prezent ne koncerte te ndryshme dhe shikojme cila eshte muzika qe pelqehet. Duam apo nuk duam ne, ajo muzike po kerkohet dhe adrenalina ngrihet ne maksimum. Une vete bej pjese te muzika e Shqiperise se mesme por bashke me Edin dhe me Jorgo Papingjin per kete materialin e ri qe jemi duke punuar te sjellim dicka ndryshe Eshte dicka e re, kemi menduar qe te sjelli risi ne muziken e Shqiperise se mesme. Ka fabul brenda dhe mbi kete fabul do te ndertojme edhe klipin qe ka nderthurjen e viteve brenda. Pra jane thuajse dy mentalitete te ndryshme, te viteve te meparshme dhe atyre qe po jetojme sot, besoj se do te pelqehet dhe do te jete i suksesshem, por ne fund i takon publikut te vendosi.

Mendoni se do te jete edhe kenga me e re, pjese e gezimeve familjare?

Kur nisem punen per kete projekt te ri, ne mendesine e Edit ishte qe te mos sillnim ate qe kemi sjelle gjithmone, kenge tipike dasme, por menduam qe te sjellim dicka ndryshe, megjithate duam apo s’duam mendoj se prape aty do te mbetem.

Dhe kur pritet te dale kenga?

Une jam ne pune e siper, sepse per ne kengetaret stina e nxehte e veres gjithmone na gjen me nje projekt te ri. Kjo kenge eshte menduar per sezonin veror dhe duke qene se jo gjithcka varet nga une besoj se do te jete gati per sezonin veror.

Ju jeni shpesh ne udhetime, ju pelqen te jeni ne levizje apo ju jane kthyer ne merzitje?

Udhetimet jane bere pjese e punes sone, sepse jashte na pret nje publik tjeter. Eshte nje impenjim shume i madh besoj jo vetem per mua por per te gjithe kengetaret. Tani me eshte kthyer pak ne nje forme stresi sepse une i kam fobi lartesite dhe avionet por duhet qe te pershtatem.

Tashme eshte bere pjese e te gjitheve frekuentimi i rrjeteve sociale, po ju cfare marredheniesh keni me keto rrjete Facebook, Youtube?

Po keto rrjetet sociale sidomos Facebooku, eshte bere pjese e te gjitheve. Por per ne kengetaret eshte nje marketing shume i mire, Une vete kam nje profil timin ne Facebook por nuk kaloj shume kohe ne te, Kur kam dicka te re e publikoj, apo edhe evente ku jam e ftuar per te kunguar. Ne Youtube shohim veten ku jemi me klikimet tona, pasi keto kohet e fundit kengetaret po i rrine vete menaxhimit ne koke, Edhe une me kengen me te re qe do te nxjerr tani dua qe te lidh kontrate me Youtube per te pare jo vetem ecurine e kenges, por edhe per vlerat monetare, pse jo.

Sigurisht qe komentet ne Facebook jane nga me te ndryshmet, po cili eshte me i bukuri qe keni marre?

Absolutisht qe komentet jane te shumta dhe kam shume komente te bukura, nuk mund te vecoj asnjerin sepse varet nga to qe une publikoj, komente me vijne si nga fansat e mi ketu ashtu edhe nga diaspora.

Nje pjese e mire e kengetareve tona jane shume aktive ne FB, duke publikuar edhe pjese nga jeta private, ju sa aktive jeni?

Jo nuk jam kaq aktive. Jeta ime private mbetet e tille deri ne fund, Sa here qe kam dicka te re ne lidhje me karrieren time e publikoj. Dmth, me shume e shoh si nje vend ku behet marketing i mire.

Si e kaloni ju kohen e lire?

Nje nga hobet e mia eshte sporti dhe sidomos palestra ku une kaloj dy ore ne dite patjeter pasi e kam edhe shume afer shtepise. Aty me kalon edhe ora e lira, kam nje rreth miqsh, jo se me koleget nuk kam marredhenie te mira, por me shume kohe kaloj me miqte e mi  kur nuk jam ne aktivitete te ndryshme. Pasi gjej kohen edhe per te bere trajtime te ndryshme, sepse imazhi ka nje pjese te rendesise per mua, kur jam ne skene se kur jam ne jeten e perditshme jam shume sport dhe nuk kurohem shume, por kur dal ne skene gjithcka e mendoj me detaje.

Cila eshte sakrifica me e madhe qe te ke bere per hir te kenges?

Kam bere nje sakrifice qe uroj shume mos me mbetet pishman ne jete, por tani te them te verteten jam penduar per ate sakrifice qe kam bere. Ardhja ne jete e nje femije eshte sakrifica ime me e madhe. Me pare e mendoja si dicka qe mund te priste, sepse une isha shume e angazhuar me kengen, me turnete e ndryshme, edhe pse familja per mua eshte primarja, por te tilla kane rrjedhur ngjarjet. Por nderkaq vitet si per te gjithe edhe per mua ikin dhe une kam kohe qe po e pres nje femije ne jeten time, po ende nuk po vjen dhe nuk kam fjale per kete. Megjithate asnjehere nuk do ta humb besimin te Zoti qe te kem edhe une nje femije afer shpirtit.

A do te kemi projekte te tjera pos kenges qe pritet te dale?

Po pervec kenges qe pritet te dale se shpejti kam edhe nje projekt tjeter qe do te pasoje kengen me te re. Behet fjale per nje bashkepunim, por kaq po them per fansat e mi, sepse dua qe te mbetet nje surprize e bukur per te gjithe.  Yllka Selita Koha Jone

Read more at www.thealbanian.co.uk

Hill dhe Petrich nderohen me çmimin Dr.Honoris Causa nga UP
Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka marrë vendim t’i nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa”, diplomatët Cristopher Hill dhe Wolfgang Petrich.

Ky çmim u jepet ambasadorëve për kontributin që kanë dhënë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Cristopher Hill ka qenë i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë. Hill njihet si një ndër diplomatët e parë të huaj që është takuar me përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërsa, Wolfgang Petrich, ka qenë i dërguar i Bashkimit Evropian për Kosovën gjatë viteve 1998-1999.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Debate në Kuvend, Krasniqi: Qeveria po favorizon bizneset
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë, që ka qenë si pikë e rendit të ditës në seancën e sotme, ka ngjallur shumë reagime tek opozita, duke bërë që të lëshojnë edhe seancën e Kuvendit të Kosovës. Por nuk ishte vetëm opozita që kritikoj këtë projektligj, ai mori kritika edhe nga ana e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e konsideruar si një Ligj që krijon monopol dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Fillimisht Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ngritur një mocion që ky projektligj t’i kthehet Qeverisë së Kosovës.

Por kryetari i Kuvendit ka sqaruar se këtë nuk mund të bëjë një Grup Parlamentar.

Duke mos dal fare në votim ky mocion i LDK-së, ka bërë që ky subjekt politik të lëshoj seancën. Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri e ka konsideruar se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Po ashtu, ai ka kritikuar edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, që sipas tij po vazhdon me shkel rregulloren, duke mos hedhur në votim një mocion të tillë, në për disa parti të tjera bënë një gjë të tillë.

Por kundër këtij projektligji kanë dal edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke e lëshuar sallën.

Por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dhënë sqarimet e tij, duke thënë se rregullorja e punës së Kuvendit e parasheh mundësinë që Qeveria të tërheq ligjin si sponzoruese e ligjit.

Gjithashtu, Parlamenti mund të ja kthen ligjin Qeverisë pas një debati në parim dhe mos votimit në parim të projektligjit të sjell nga Qeveria. Sipas Krasniqit kjo është rruga procedurale për të ja kthyer ligjin Qeverisë.

Ndërkohë, edhe Krasniqi ka thënë se ligji i ri nuk është më i mirë se ligji i vjetër, duke shtuar se ligji që është në përdorim është në një segment më i mirë se ky që është ofruar të diskutohet dhe të miratohet në Kuvend.

Kreu i legjislativit ka thënë se pasi që Kosova nuk ka rafineri të naftës, ky projektligj përpiqet të krijoj monopol apo një favorizim të dukshëm të disa bizneseve që kanë deponi për derivate.

Ai ka shtuar se me Kushtetutën e vendit është e ndaluar favorizimi i biznese dhe krijimi i monopoleve.

Madje ai ka thënë se nëse kalon ky Projektligj, opozita ka të drejtën që të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese dhe ky institucion ka të drejt të mbroj Kushtetutën e vendit.

Pas kësaj është kërkuar një pauzë, në mënyrë që të vazhdohet më pas me punimet e seancës.

Partitë opozitare LDK dhe VV, kanë qenë kritik sa i përket themelimit të Komunës së re të Hasit.

Sipas tyre, krijimi i Komunës së Hasit është kritikuar edhe më parë nga partitë opozitare, pasi që sipas tyre, një veprim i tillë është bërë për arsye politike, dhe në prag të zgjedhjeve lokale.

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se LDK nuk është kundër themelimit të komunave të reja, por se sipas tij, kjo është bërë vetëm për qëllime politike.

Kritika pothuajse të njëjta ka drjetuar edhe Afrim Kasolli nga VV. Sipas tij ky është vetëm një vendim manipulativ dhe politik.

Por, këtë vendim e ka mbrojtur kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, i cili ka pohuar se premtime të tilla për Hasin kishin dhënë të gjitha partitë politike, përfshirë edhe atë vetë.

Sipas tij, vendimi nuk ishte partiak, por është shtetëror. Ai, madje ka paralajmëruar edhe formimin e komunave të tjera.

Ai tha se në kohën e zbatimit të Pakos së Ahtisaarit nuk kanë pasur mundësi të krijojnë komuna të reja, ndonëse disa prej tyre janë krijuar.

Ai tha para deputetëve se për formimin e çdo komune të re do të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe Pakoja e Ahtisaarit.

Thaçi tha se në këtë drejtim do të merren përvojat më të mira të funksionimit të pushtetit lokal në rajon.

Kryeministri Thaçi tha se takim me të kanë kërkuar edhe një grup i qytetarëve nga lagjja “Kodra e Trimave” pasi tha se janë të pakënaqur me qeverisjen lokale.

Read more at www.thealbanian.co.uk

Haradinaj lobon në Gjermani për futjen e Kosovës në FIFA e UEFA
Kryetari Haradinaj u takua me Zv. Presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit – Deutsche Fußball-Bund (DFB), Z. Karl Rothmund. Në takim, Z. Haradinaj e kërkoi mbështetjen e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) për anëtaresimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA si dhe për përmirësimin e infrastrukturës së futbollit dhe të ngritjes së kualitetit të këtij sporti.

Nga ana e tij, Z. Rothmund premtoi se do të insistojë për kontakte edhe më të shpeshta ndërmjet federatave dhe klubeve nga të dy vendet, për anëtaresimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA si dhe për programe trajnimi për futbollistët e rinj dhe për trajnerët nga Kosova.

Në drekën zyrtare të shtruar nga Z. Rothmund ishte prezent edhe futbollisti i shquar me prejardhje nga Kosova, Adrian Nikçi, futbollist i Hanover’96.

Vizita e Kryetarit Haradinaj vazhdon edhe nesër ku pritet që në Frankfurt të ketë takime të rëndësishme me udhëheqës të institucioneve financiare.

Read more at www.thealbanian.co.uk

David Beckham tërhiqet nga futbolli: Eshtë momenti i duhur
Mbërrin në finish karriera e gjatë dhe e suksesshme e një prej emrave më të mëdhenj të futbollit modern britanik. David Beckham i jep fund futbollit të luajtur, duke njoftuar largimin përfundimtar nga fushat e blerta në fund të këtij sezoni me Paris Saint Germain.

Mbërrin në finish karriera e gjatë dhe e suksesshme e një prej emrave më të mëdhenj të futbollit modern britanik. David Beckham i jep fund futbollit të luajtur, duke njoftuar largimin përfundimtar nga fushat e blerta në fund të këtij sezoni me Paris Saint Germain. Mesfushori që e nisi karrierën te Manchester United, për të vijuar më pas me Realin e Madridit, Los Angeles Galaxy, Milanin dhe ekipin francez, konsiderohet si ikona e futbollit ishullor, por edhe një imazh i suksesshëm për kopertinat e revistave.

Pavarësisht ofertës së shoqërisë pariziene për zgjatjen e kontratës edhe me një sezon, 38-vjeçari vendosi t’i varë këpucët në goxhdë, duke finalizuar një karrierë që njeh suksese të jashtëzakonshme. Nëpërmjet një komunikate të shkurtër, Beckham falënderoi Paris Saint Germain që i dha mundësinë të luante sërish në nivele të larta, por shtoi se ky është momenti duhur për t’u tërhequr. 115 është numri i ndeshjeve të numrit 7 me fanelën e kombëtares së Anglisë ku ka shënuar edhe 17 gola, ndërsa karriera te Manchester United përfshin 394 ndeshje dhe 85 rrjeta në total.

Rrugëtimi i David në vitin 2007 në Spanjë nuk rezultoi shumë i sukseshshëm, pasi ai e gjeti veten mes një skuadre ëndrrash duke humbur dalëngadalë edhe besimin te vetja çka e detyroi të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si “merengues” Beckham u aktivizua në 116 takime duke shënuar 13 gola, ndërsa në dy ndalesat e shkurtra në Milano ai regjistoi 29 takime të luajtura. Palmaresi i pasur përfshin 6 tituj Premier League, një në La Liga, dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një në Ligue One. Në turnetë ndërkombëtare nuk mungon as trofeu i Champions League i fituar në finalen e vitit 1999 kundër Bayernit të Mynihut, por edhe një kupë Interkontinentale.

Futbolli për Beckahm ka shërbyer edhe si një trampolinë pasi brenda pak kohësh pas sukseseve të para në karrierë, ai u kthye në një sex symbol, i ndihmuar edhe nga imazhi i bashkëshortes së tij, Viktoria Beckham, e cila e ka ndjekur karrierën e tij hap pas hapi deri në ditën e fundit si lojtar profesionist. Beckham ndoshta nuk është një nga më të mirët e brezit të tij në lojën e topkëmbës, por padyshim që ai mbetet një nga njerëzit më interesantë në botën e marketingut sepse mjafton që të përmendet emri i tij dhe fanelat në mbarë botën arrijnë numër rekord shitjesh, duke arkëtuar edhe miliona dollarë në llogari të klubeve ku është aktivizuar. Gjithsesi, karriera jashtë fushës së blertë nuk e eklipson gjenialitetin e tij jashtë fushe sepse Beckham do të mbetet Beckham, unik në llojin e tij dhe i padeshifrueshëm në teknikën e lartë me topin. Mirupafshim Beck!

Read more at www.thealbanian.co.uk