The Albanian ne Londer -

The Albanian newspaper (Print Version) London 20th of May 2012
Ne Numrin e ri te gazetes The Albanian ne Londer do te mund te Lexoni!

1 – DERA E GABUAR E ALEANCËS

2 – RITA ORA KRYESON TOP-LISTËN E KËNGËVE MË TË SHITURA BRITANIKE PËR TË DYTËN HERË

3 – SHEKSPIRI “FOLI” SHQIP NË LONDËR

4 – “NENE TEREZA” NDEROHET ME MEDALJEN E ARTË

5 – BRITANIA NË PANIK NGA EURO

6 – ENERGJIA DHE ROLI I SAJ NE MARRËDHËNIET NDËRKOMBETARE

7 – NJË KOMB NJË GJUHË NJË ABETARE

8 – Muharrem Bajraaktari figure e rralle e nacionalizmit Shqiptar

9 – Nje shqiptar mes finalisteve te konkursit “mbreteresha Elisabeth”, 2012 Ermir Abeshi

The Albanian London 20th of May 2012

English: This is the print version of The Albanian newspaper in London, to read the version on a full size please click here, or scroll down on the document below where you can read the newspaper.

This Issue is printed on the 20th of May 2012 (click here to read the print version).

We are happy to hear from you, if you have any queries please do not hesitate to contact us on Email: info@thealbanian.co.uk or admin@thealbanian.co.uk

The Albanian

Albanian: Ky është versioni i shtypur e gazetës The Albanian në Londër, për të lexuar versionin në një madhësi të plotë ju lutemi klikoni këtu, ose lëviz poshtë në dokumentin e mëposhtëm ku ju mund të lexoni gazetën.

Ky numër është shtypur në 20 Maj 2012 (kliko këtu për të lexuar versionin e shtypur).

Ne jemi të lumtur të dëgjojmë nga ju, nëse ju keni ndonjë pyetje ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në Email: info@thealbanian.co.uk ose admin@thealbanian.co.uk

The Albanian

Shqipëri-Kosovë 1 Abetare, Berisha: Fqinjë, çlirohuni nga shqiptarofobia
Nxënësit e klasave të para të Shqipërisë dhe Kosovës do të mësojnë tashmë me një Abetare të përbashkët. Ceremonia e promovimit të Abetares së përbashkët u zhvillua sot në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, ku përveç Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ishin të pranishëm edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Kryeministri kosovar Hashim Thaçi.Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët. Ndërkohë, kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha u shpreh se shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje fqinjëve të clirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive. Më 24 prill u përzgjodh teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti i përzgjedhur ka si bashkëautorë, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj dhe 2 përfaqësuesit nga Kosova Islam Krasniqi dhe Saranda Kumonova Pozhegu. Ndërsa grafika është realizuar nga Lorenc Buzi.

Përzgjedhja është bërë nga komisioni vlerësues me përfaqësi të dy palëve. Në garë ishin 13 Shtëpi Botuese, nga të cilat fituese është shpallur Shtëpia Botuese “Pegi” dhe shoqëria “Dukagjini”. Unifikimi i teksteve shkollore është një nisme mes dy ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, që do të vijojë edhe me tekste të tjera shkollore.

BERISHA: ABETARJA E NJËHESUAR, KRYEVRPRA E DIJES, FQINJËT TË CLIROHEN NGA SHQIPTAROFOBIA

Kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të Abetares së përbashkët Shqipëri-Kosëve, që po mbahet në Prizren, deklaroi se kjo është dhurata më e bukur që i bëhet kombit tonë në 100-vjetorin e Pavarësisë.

“Falenderoj përzemërsisht hartuesit për këtë kryevepër që i dhuruan sot fëmijëve të kombit tonë, Abetaren e parë të njëhësuar, të bashkuar, e cila vjen sot këtu në këtë sallë si një vepër e rrallë e shqiptarëve që ka endur në shekuj për të ardhur tek ju, fëmijët e Prizrenit, fëmijët e kombit shqiptar. Ajo mban ëndrrën e dhjetra qindra gjeneratave të shqiptarëve, të cilët donin të kishin një Abetare të përbashkët. Mban sakrificat që në kohët e Skëndërbeut e deir në luftrat për çlirim të Kosovës e Maqedonisë. Mban idealin e bashkimit si ideali i përjetësisë kombëtare”, deklaroi Berisha.

Duke iu drejtuar nxënësve që kishin mbushur plot e përplot sallën, Berisha tha: “Nuk duhet të harroni kurrë se ka me qindra, mijëra jetë të flijuara që ju të jeni të lirë, që në të jemi të lirë të ndërtojmë të ardhmen tonë të shkëlqyer. Abetarja është margaritari i kurorës së 100 vjetorit të Shqipërisë së pavarur, dhurata më e bukur që njerëzit e lirë mund t’ju bënin Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha ai.

Kryeministri Berisha deklaroi se shqiptarët kudo që ndodhen janë të vendosur të bashkohen në BE, ndërsa nuk nguroi t’i bëjë thirrje fqinjëve të clirohen nga shqiptarofobia dhe veprimet primitive.

“Ne nuk jemi kombi i zgjedhur i zotit, por jemi në të drejtën tone, ne jemi në trojet tona. Sot më të vendosur se kurrë që të punojmë për projektin e bashkimit të shqiptarëve në kuadër të projektit të BE. Të punojmë për paqen e stabilitetin në rajon e më gjërë. I themi fqinjve, clirohuni nga shqiptarofobia, ajo është plehrë e primitvizmit të së kaluarës suaj! Shqiptarët janë komb miqësor, ndërsa ata me skena si ato të Preshevës faktojnë se janë në ende në stadet primitive”, komentoi ai.

THACI: DITË HISTORIKE, NJË ABETARE, NJË GJUHË

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci gjatë fjalës së tij në në ceremoninë e promovimit të abetares së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cilësoi një ditë historike për të gjithë shqiptarët.

“Më lejoni të uroj këtë ditë të madhe për shqiptarët. Sot është një ditë historike për kombin, kulturën dhe qytetërimin shqiptar. Sot ju prezantojmë abetaren e përbashkët të shqiptarëve, të ardhemen e kombit shqiptar. Kjo është arritje historike. Është abetarja e parë e përbashkët e autorëve nga Shqipëria dhe Kosova. Urime!”,- uroi kryeministri i Kosovës.

Thaci deklaroi se jo rastësisht ceremonia po mbahet në Prizren, kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve, pasi sipas tij ai është qyteti i bashkimit të shqiptarëve në një komb.

“Sot të gjithë shqiptarët ku jetojnë, janë me ne, janë me abetaren e parbashkët. Jemi mbledhur në kryeqytetitin shpirtëror të shqiptarëve në qytetin mes kryeqyteteve poliike dhe administrative, Tiranës dhe Prishtinës, në qytetin e bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Sot në vitin jubilar të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë institucionet po promovojnë librin e përbashkët. Kjo është abetarja e kombit, kjo është arritje për të gjtihë shqiptarët. Këtë mund ta bëjë një shtet i lirë dhe sovran”,- deklaroi Thaci.

Sipas Thacit fati i abetares është i njëjtë me fatin e shqiptarëve, dhe falë përpjekjeve shekullore tahmë shqiptarët do keni një gjuhë dhe një flamur.

“Në themele të Rilndjes qëndron patrioti Naum Vexhilharxhi, fati i librit ishte i ngjashëm me fatin e popullit shqiptar. Sot pas 100 vjetësh shteti shqiptar është vend demokratik anëtar i NATO dhe me prespektivë për në BE. Sot Kosova ka hyre në 13 vjetorin e lirisë dhe 5 vjetorin e pavarësisë. Kosova ka të ardhme të ndritur. Abetarja e përbashkët është një përpjekje e jona shekullore, dhe shqiptarët tashmë do kenë abetare të përbashkët gjuhë dhe flamur”,- deklaroi Thaci.

Paska qenë lajmëruar Kriza
Që nga shekulli i Dritave dhe deklarata e të Drejtave të Njeriut, bota njohu luftra, ndeshje, përplasje që çuan në fitore të mëdha: Liri, Liberalizëm, Libertarizëm!

Pastaj, Emmanuel Mounier shtroi pyetjen: është ekonomia ajo që duhet të vihet në shërbim të njeriut apo njeriu në shërbim të ekonomisë? Pa guxuar ta gjykoj filozofin personalist as si naiv as si pervers, do të doja t’ju kujtoja se në kohën kur ai e shtroi këtë pyetje, muri i Berlinit nuk kishte rënë akoma dhe modeli neo-liberal nuk kishte triumfuar ende në shkallë botërore.

Sot, pyetja e Mounier-it është më aktuale se kurrë, sepse për fat të keq, gjithçka dhe thuajse gjithkund, po i vë përditë kundër njeriun dhe ekonominë.

Kriza e thellë financiare që ka përfshirë ekonomitë e shumë vendeve sot në Evropë, me shenja të dukshme ekspansioni edhe në kontinente të tjera, të shtyn të përpiqesh të kuptosh ç’po ndodh dhe të shkosh edhe përtej shkaqeve konkrete, që mesa duket janë të ndryshme në vende të ndryshme. Mos ndoshta çka po ndodh është një paralajmërim alla Kasandra, për fundin e ëndrrës së baballarëve të ngrehinës politike, ekonomike dhe financiare të Evropës së Bashkuar? Askush s’di ta thotë me siguri, dhe sigurisht që askush nuk e dëshiron! Kjo, në fakt, ishte edhe e vetmja pikë konvergjence që nuk munguan ta shprehnin qartë në takimin e tyre të parë kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti i sapozgjedhur i francezëve, Hollande, i cili konsiderohet nga analistë të shumtë si “shpresa e fundit të grekëve”: “Ne duam që Greqia të qëndrojë në zonën euro”, deklaroi Merkel. “Unë uroj, ashtu si Znj. Merkel, që Greqia të qëndrojë në zonën euro”, ka përsëriur, thuajse fjalë për fjalë Hollande. Dhe që të dy, janë shprehur të gatshëm të gjejnë të tjera “masa të rritjes” ekonomike për ta ndihmuar vendin që shpiku demokracinë, dhe që sot është në kulmin e një kaosi politik dhe që përgatitet të shkojë në zgjedhje. Nga Brukseli, gjithashtu, 27 ministrat e financave të BE-së hodhën bazat për t’i bashkëngjitur një pakt për rritjen ekonomike, të ashtuquajturin growth compact, paktit të njohur tashmë si fiscal compact, i miratuar për t’u imponuar masa të shtrënguese vendeve anëtare me probleme shqetësuese në financat e tyre publike.

Fqinjët tanë të jugut të gjunjëzuar

Nuk është më e pamundur. Greqia mund të dalë nga zona euro. E përjavëshmja britanike The Observer, përshkruante dje madje një skenar me pesë etapa, të vështira, nëpër të cilat do të kalojnë grekët në muajt në vazhdim. Dhe e para ka nisur. “Paraliza zgjedhore” që do ta lërë vendin pa qeverisje, kësisoj edhe pa politika shtrënguese. Pasoja e të parës, etapa e dytë: trojka – Bashkimi evropian, Fondi monetar ndërkombëtar dhe Banka qendrore evropiane – do të ndërprisnin çdo ndihmë financiare. Etapa e tretë, Greqia do të kthehej tek dhrahmija, çka do të shoqërohej me një rritje marramendëse të inflacionit… dhe arratinë e grekëve dhe eurove të tyre jashtë vendit. Etapa e fundit, “tërmeti vrastar i spread-it” – sproporcionet e normës së borxhit nga vendi në vend – çka mund të provokonte një “recesion të tmerrshëm botëror”.

Skenar i frikshëm që në fakt duhet ta bëjë të mendohet mirë Bashkimin evropian. Dalja nga zona euro dhe kthimi tek dhrahmia do të thotë, pa asnjë ekuivok, që edhe të gjitha angazhimet financiare të Greqisë kundrejt vendeve të tjera, do të konvertohen. Dhe i humburi më i madh do të ishte pikërisht BE-ja me tre mijë miliard eurot që i ka dhënë Greqisë deri tani. Ndoshta ka ardhur vërtet koha që grekët ta pranojnë disfatën! Dalja nga zona euro, mund të jetë vërtet në interes të grekëve, parë në sensin afatgjatë, dhe ndoshta është mundësia e vetme për t’u rimëkëmbur, në dekadat e ardhshme.

Po sot? A ka shans t’u shpjegojë kush grekëve të shock-uar, se e nesërmja mund të jetë ndryshe? Vështirë! Ata po dynden përditë nëpër banka të shpëtojnë eurot e tyre. Vetëm të hënën e kësaj jave ata kanë tërhequr 700 milion euro, dhe në ditët në vazhdim situata do të jetë katastrofike. Paraja po merr arratinë jashtë shtetit. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Dhrahmia, e cila u zhduk nga tregjet financiare të shkëmbimit në 2001, u shkëmbye me euron me një shifër fikse: 340,75. Njësoj siç ndodhi me liretën italiane, markën gjermane, frangën franceze dhe të gjitha valutat e njëmbëdhjetë shteteve që e përdornin tashmë monedhën unike. Sot, zhvleftësimi do të ishte i menjëhershëm dhe i dhunshëm. Ka nalistë që thonë se dhrahmia do të humbiste nga 40 e deri 50%, të tjerë e çojnë edhe deri në 70%. Praktikisht për të blerë një euro do të duheshin 5-600 dhrahmi. Një dhrahmi e dobët do të ishte në interes të atyre që eksportojnë, por Greqia aktualisht importon dyfishin e eksporteve të saj. Monedha e dobët do të thotë paaftësi për të blerë karburate dhe lëndë të tjera të para dhe rritje stratosferike të kostos së jetesës.

Po sikur… ?

Politika evropiane prej vitesh rreket të orientojë dhe të imponojë masa. Ajo çka po ndodh sot, jo vetëm në Greqi, por edhe në Spanjë, Itali dhe gjetiu dëshmojnë se nuk ka mundur të jetë dot largpamëse. Ndërsa financa është bëre e pabesueshme me solucionet e saj me “sikur”, njësoj si fantashkencë. E megjithatë, hipotezat, nganjëherë, janë i vetmi çelës në dispozicion për ta kuptuar më mirë realitetin. Çdo të ndodhte me qytetarët evropianë nëse Athina do të vendoste të dilte përnjëmend nga zona euro? E vërteta është se askush nuk e di. Bashkimi evropian ka vetëm porta për të hyrë dhe asnjë dritare juridike për të dalë. Prandaj kriza e divorcit të një vendi të vetëm nuk ka asnjë precedent historik që të mund t’i referoheshim. Ndërsa disa nga mekanizmat që mund të aktivizohen si zhvlerësimi i monedhës, rritja e normave të interesave dhe e aksioneve shtetërore, kanë ndodhur edhe në situata të tjera tensionesh të mëdha që kanë njohur tregjet financiare edhe në të kaluarën. Shkurt, s’ka asnjë shpjegim.

Po sikur… të kthehemi pas. Jo për të gjetur paragone. Meqë në kohra të tilla, kur ajo çka shikon nuk është e vërteta me gjithsej; kur përpjekjet e politikës së ditës, e as financa e lartë nuk ta japin prapëseprapë përgjigjen e përseve, ndoshta na duhet t’u kthehemi shkrimeve të dijetarëve, që ndonëse datojnë dekada të shkuara, hedhin dritë edhe në gjithçka po ndodh sot.

Po ndaj me ju filozofen Hannah Arendt, e cila, sipas meje, hedh së largmi një lumë drite mbi atë çka ndodh sot: numrat-shifrat, ato të mëdhatë, statistikat, me ligjësitë e tyre krejt të ndryshme nga përdtitësia e shoqërive, domen i politikës përfaqësuese, shoqërisë civile dhe sindikatave… në Shtetet e Bashkuara filloi, vazhdon dhe u transferua një krim financiar me shifra të mëdha. Në mjaft vende të Evropës, sot, në shifra marramendëse e keqja e krizës po mbërthen njerëzit që po humbasin punën, po humbasin shtëpitë, po vetëvriten… fundi nuk dihet, vetëm se nuk duket ogurbardhë.

Kryeson top-listën për të dytën herë
Këngëtarja 21-vjeçare e cila për një kohë të shkurtër ka kthyer nga vetja vëmendjen e mediave botërore, ka vendosur që suksesin e saj të fundit t’ua dedikojë bashkëkombësve të saj shqiptarë. “I falënderoj të gjithë shqiptarët anembanë botës për përkrahjen. Ju dua, Rita Ora”, ka shkruar Rita Ora në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, disa orë pasi i është gëzuar lajmit se kënga e saj “R.I.P” kryeson top-listën e këngëve më të shitura britanike. Rita Ora e ka mposhtur Tulisan nga top-lista britanike e këngëve, duke kryesuar për herë të dytë brenda vitit. Ora, këtë herë ka prekur majën e top-listës me këngën “R.I.P”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Tinie Tempah. E shkruar nga Drake dhe e realizuar nga “Chase and Status”, kjo këngë ka grumbulluar 105 mijë shitje që nga java e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Këngëtarja 21-vjeçare, me prejardhje nga Kosova, pati suksesin e parë në top listat muzikore në shkurt të këtij viti me këngën “Hot Right Now”, të realizuar me DJ Fresh. “R.I.P” është kënga e parë e lansuar në Britani, që është pjesë e albumit debutues të Ritas, i cili do të finalizohet në fund të këtij viti. Tulisa ka kaluar në pozitën e dytë me këngën “Young”, derisa kënga “Call Me Maybe” e Carly Rae Jepsen është radhitur në vendin e tretë. “Too Close” e Alex Clare është ngjitur në pozitën e katërt, derisa “We Are Young” e Fun dhe Janelle Monae, ka zënë pozitën e pestë. Sa i përket garës për albumin më të shitur të javës, top-listën e ka kryesuar rock grupi “Keane” me albumin e titulluar “Strangeland”. Rockerët e këtij grupi kanë lënë pas Emeli Sanden me albumin “Our Version of Events” që është radhitur në vend të dytë. Pozita e tretë në top-listën e albumeve muzikore i ka takuar “Standing At the Sky Edge” të Richard Hawleyt. Ndryshe, në muajin shkurt, bashkëpunimi i Rita Orës me DJ Fresh “Hot Right Now” ka arritur shitje masive prej 128 mijë kopjesh, që është shitja më e shpejtë e një singli gjatë vitit 2012. Renditja në krye të “Top of UK Singles Chart” ia kishte siguruar asaj shpërblimin “Official Singles Chart Number 1 Award”.

Mediet britanike i kanë kushtuar hapësirë të madhe vajzës me origjinë nga Kosova, e cila tashmë ka pranë vetes personazhe të famshme. Rita ka bashkëpunuar me The-Dream, Drake dhe Will.i.am. Ajo më parë kishte realizuar edhe një këngë me këngëtarin Craig David. Vajza nga perëndimi i Londrës ka kohë që ka firmosur me “Roc Nation” të Jay-Z për të punuar në studio për një album të ri me Drake dhe Kanye West. Këngëtarja e famshme angleze, Jessie J, në profilin e saj në ‘twitter’ e ka komplimentuar Orën për zërin e saj. Kënga “Hot Right Now” gjatë këtij muaji është vënë në krye të top-listës “Fresh Music Top 20”, si dhe është renditur pas Rihannas në kanalin muzikor “4 Music”.

Kryengritja e spiunëve
Lufta e fjalëve për sulmet e Izraelit kundër Iranit po përçan kryesinë politike të vendit me shefat e ushtrisë dhe shërbimeve izraelite të inteligjencës. Është kjo një përçarje e rrezikshme në Jerusalem, e cila në fund mund të rezultojë me një luftë të vërtetë

Diçka ka shkuar mbrapshtë sa i përket qasjes së Izraelit ndaj programit bërthamor të Iranit. Përderisa kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe ministri i tij i Mbrojtjes, Ehud Barak, po udhëheqin një qasje konfrontuese-përfshirë këtu edhe intervista dhe fjalime dramatike para audiencës në SHBA, fjalime këto të cilat kanë bindur shumë njerëz se Izraeli së shpejti mund të sulmojë objektet bërthamore në Iran-ish-shefat e agjencive izraelite të inteligjencës janë shprehur publikisht kundër qëndrimeve të qeverisë.

Së pari, Meir Dagan, i cili udhëhoqi Mossadin deri në fund të vitit 2010 dhe koordinojë politikën e Izraelit ndaj Iranit, e cilësoi sulmin kundër Iranit si “gjëja më e çmendur dhe e krisur që ka dëgjuar ndonjëherë”. Në prill, Yuval Diskin, ish-kryesues i shërbimit për inteligjencë të brendshme, Shin Bet, kritikoi ashpër Netanyahun dhe Barakun. Ai vuri në pikëpyetje jo vetëm politikën e këtyre dy udhëheqësve, por gjithashtu edhe kapacitetet e tyre për të udhëhequr, duke tërhequr vërejtjen nga qasja “mesianike” kundrejt programit bërthamor të Iranit. Duke pasur parasysh këto dallime, a duhet SHBA-ja dhe Irani të ndjejnë sulmin izraelit, apo duhet të qetësohen, përderisa Izraeli po preokupohet me grindje të brendshme? Edhe pse është joshëse të mendohet se fushata e Daganit dhe Diskinit zvogëlojnë gjasat për konfrontim, në të vërtetë ajo nxjerr në sipërfaqe dy mundësi. Së pari, nëse ish-shefat e inteligjencës kanë të drejtë kur vënë në pikëpyetje kapacitetet e Netanyahut dhe Barakut, kjo nuk është ndonjë arsye për të qenë të qetë. Por, nëse Dagan dhe Diskin gabojnë dhe strategjia izraelite në të vërtetë është e llogaritur dhe e kthjellët, atëherë minimi i besueshmërisë së Izraelit, siç kanë bërë ata të dy, i bën më të mëdha gjasat për sulmet e Izraelit dhe nuk i zvogëlon ato. Sa më pak i besueshëm kërcënimi izraelit, aq më të mëdha janë gjasat që Irani ta cilësojë kërcënimin si një blof dhe për këtë arsye, Izraeli me gjasë do të jetë i interesuar që fjalët t’i mbështet me vepra.

Disa strategjinë e Netanyahut dhe të Barakut e cilësojnë si një përpjekje të qëllimshme, për të detyruar SHBA-në dhe bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrin aksion të vendosur, përfshirë këtu edhe sanksionet e ashpra dhe kërcënimin me sulme nga ana e SHBA-së. Por nuk e cilësojnë të gjithë strategjinë e Izraelit si të tillë. Disa vëzhgues, si të huaj, ashtu edhe izraelitë, janë të bindur se Netanyahu dhe Barak e kanë seriozisht dhe se janë të vendosur që të sulmojnë objektet bërthamore të Iranit. Është e vërtetë se Netanyahu me dekada të tëra ka qenë i preokupuar me Iranin dhe mund të konsiderojnë ndalimin e ambicieve bërthamore të Iranit si një sfidë, e cila do të definojë mandatin e tij. Nga ky këndvështrim, retorika e Netanyahut dhe Barakut ka për qëllim që të përgatitë bashkësinë ndërkombëtare për sulmin izraelit, i cili, sipas Barakut, do të kërkojë legjitimitet ndërkombëtarë. Në anën tjetër, edhe përkundër faktit se qeveria e Netanyahut e kontrollon ushtrinë, kryesuesit e ushtrisë, të Mossadit dhe Shin Betit janë njerëz me ndikim, fjalët e të cilëve kanë peshë në opinionin publik.

Kur figura kaq të larta vënë publikisht në dyshim aftësitë e politikanëve për të udhëhequr, izraelitët dëgjojnë me vëmendje. Dhe dy ish-shefat e inteligjencës, Dagan dhe Diskin nuk janë të vetmuar në kritikat e tyre. Ish-komandantë ushtarak, e madje edhe shefi aktual i shtatmadhorisë, duket se kanë qëndrime që dallojnë nga ai i kreut politik, sa i përket rrezikut nga kërcënimi iranian. Zëvendëskryeministri i ri dhe ish-shefi i Mbrojtjes, Shaul Mofaz, mbështeti Diskinin, para se ti bashkohej qeverisë së Netanyahut. Duke pasur parasysh gjitha këto kritike, nuk befason fakti se izraelitët janë tejet të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për mundësinë e sulmeve të njëanshme kundër Iranit. Sipas një ankete më të re, vetëm 19 për qind e izraelitëve mbështetën sulmin kundër Iranit, pa mbështetjen e SHBA-së, ndërsa 32 për qind e të anketuarve kundërshtuan sulmin. Duke pasur parasysh zgjedhjet presidenciale në SHBA, në nëntor dhe negociatat mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermanisë, gjasat për sulmin e Izraelit kundër Iranit momentalisht janë të vogla. Por, nëse negociatat nuk prodhojnë rezultatin e dëshiruar, Izraeli mund të rikthehet në shtegun e luftës.

Francois Hollande, politikani i moderuar që kërkon të ndryshojë Francën
Nëse Nicolas Sarkozy do të kishte një kundërshtar, ky mund të ishte François Hollande. Përtej antagonizmit politik, presidenti në ikje kundërshton gjithçka për këtë njeri të dashur, konsensual, por kritikët duke përfshirë dhe kundërshtarët e tallin për mungesë vullneti, pavendosmëri dhe mungesë eksperience.

Kjo bëri që ai të largohej dy vjet nga vendi. Dy vite ai punoi për ndryshimin e imazhit të tij. Njeriu i dashur, i cili u largohej konflikteve, kërkon të tregohet i fortë, ”i vendosur”, cilësia e tij kryesore për mikun e tij, ish-ministrin, Michel Sapin.

Në moshën 57-vjeçare, François Hollande konfirmoi se do të ishte ”njeriu që mund të ndryshonte vendin”, nga një demokraci e vjetëruar që ai e cilëson të ”keqtrajtuar” nga ushtrimi brutal i pushtetit nga një ”hiperpresident” dhe që do të luftojë për një të ardhme më të mirë për të rinjtë.

Ai dëshiron të jetë një president normal dhe presidenca është për atë një çështje simbol.

Nga vullneti: trajnuar nga mikesha e tij, gazetarja politike dhe ”gruaja e re e jetës së tij”, Valérie Trierwieler, ai ka humbur më shumë se 10 kilogramë, ndryshon syzet dhe heq dorë nga gafat e paparashikueshme.

Nga morali: Ai kërkon të taksojë më të pasurit, më shumë nga ”patriotizmi” sesa për të mbushur arkat e shtetit.

”Mbi të gjitha, presidenti i ardhshëm duhet të jetë e kundërta e Nicolas Sarkozy”, këmbëngul kandidati socialist.

Shumë e shohin si një politikan të moderuar, mënyrat e qeta të të cilit kontrastojnë ndjeshëm me intensitetin dhe energjinë e presidentit aktual. Imazhi i tij modest, siç argumentojnë simpatizantët, fsheh megjithatë një vendosmëri të çeliktë për ta udhëhequr këtë vend.

Në pranverë, popullariteti i tij u ul, por dilte gjithmonë fitues në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53-55 për qind të votave.

“Ai ka përmbushur ndryshimin dhe formimin e fatit të tij”, konfirmoi ish-kryeministri Lionel Jospin, i cili i dha drejtimin e Partisë Socialiste, François Hollande në vitin 1997 (për 11 vjet) dhe bashkëpunoi ngushtë për të gjitha marrjet e vendimeve kur ai drejtonte.

Një mënyrë për të thënë se mungesa e eksperiencës qeverisëse nga kandidati socialist nuk është një handikap. Presidenti amerikan, Obama nuk kishte ”qeverisur kurrë” para se të bëhej presidnet, kujton i interesuari duke përmendur zgjedhjen e tij si kryetar bashkie, deputet apo president i departamentit Correze.

”I gatshëm dhe i dashur, njeri që i pëlqen konsensusi, i lehtë dhe i paqartë, sipas armiqve të tij, François Hollande nuk është shfaqur i destabilizuar nga fushata agresive e presidentit në ikje.

Çfarë fshihet pas pamjes së qetë të Hollande? Mikesha e tij shprehet se është i vërtetë. Nuk ka Hollande të fshehur. “Misterioz”, e përshkruan djali i tij i madh Thomas, i cili shikon tek ai një njeri të lirë, optimist të vërtetë dhe strateg, i cili dëshiron të kuptojë njerëzit, por gjithashtu të jetë dhe një hap para.

Jacques Chirac, socialistin Francois Hollande e përshkruan si ”një burrë të vërtetë shteti”, të aftë të kapërcejë linjat partiake.

Ish-presidenti, Chirac e ka kritikuar presidentin Sarkozy në kujtimet e tij. Në muajin korrik 2011 ai u shpreh se do të votonte për Hollande, por më vonë shtoi se po bënte shaka, pas kritikave nga aleatët politikë.

Pavarësisht meritave të tij, disa e shohin Hollande si një zëvendësues të dobët të ish-shefit karizmatik të FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kandidatura e të cilit u rrëzua nga skandali seksual i vitit të kaluar.

Claude Allegre, ish-ministër socialist, shokoi shumë pjesëtarë të partisë me vendimin e tij për të mbështetur presidentin, Sarkozy dhe për refuzimin e Francois Hollande si njeri të pavendosur e aspak të përshtatshëm për të qenë një lider kombëtar.

Lindur verën e vitit 1954 në një familje të borgjezisë provinciale, në Ruen (veriperëndim), François Hollande e ndërtoi ambicien e tij pak nga pak, pa shkëlqim duke ndjekur shkollat e mëdha.

Do të jetë ENA, vendi i elitës politike franceze, që i riu Hollande do të takohej me Segolene Royal, e cila do të ishte më pas bashkëshortja e tij për 25 vjet dhe mamaja e katër fëmijëve.

Është ajo që do të hynte në qeveri, ajo që do të mbështeste paqitjet e kandidatëve në vitin 2007. Ajo është e detyruar të qëndrojë në hije.

Socialisti reformist, trashëgimtar i ish-presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Delors, ai nuk pretendon të ndërpresë angazhimet buxhetore të Francës.

Në fund të një fushate që po zgjat që prej një viti, ai mund të thotë sot se ndjen lëvizjen, shpresën për t’u ngritur, se një fitore e parë presidenciale e së majtës që prej kohës së François Mitterrand në vitin 1988 është e mundur.

Brukseli Tiranës: Integrimi evropian pjese kombëtare e qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile
Këshilli SA nënvizon angazhimin e Bashkimit Evropian për të vijuar mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërkohë që theksoi përgjegjësinë e udhëheqësve politikë shqiptarë të të gjitha forcave, që të punojnë në mënyrë konstruktive për arritjen e konsensusit për reformat e nevojshme, si edhe që integrimi evropian të bëhet pjesë e axhendës kombëtare të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në Komunikatën e Përbashkët për Shtyp, pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian thuhet se “arritja e progresit dhe e rezultateve të reformave duhet të shihet si proces me përgjegjësi të përbashkët, ku suksesi është i përbashkët midis qeverisë dhe opozitës”.

Këshilli SA vuri në dukje zbatimin përgjithësisht të mirë të regjimit pa viza nga Shqipëria, si edhe angazhimin e Bashkimit Evropian për regjimin e udhëtimeve afatshkurtra pa viza për shqiptarët. Ky Këshill, shprehu besimin te angazhimi i autoriteteve shqiptare për respektimin e kushteve që shoqërojnë liberalizimi i vizave, si dhe nënvizoi nevojën e angazhimit konsistent dhe aktiv të Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin dhe Shtetet Anëtare të BE-së, për marrjen e masave të nevojshme për të garantuar zbatimin në terren të këtyre kushteve.

Gjithashtu, Këshilli SA i bëri thirrje Shqipërisë të vazhdojë informimin e publikut në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave që udhëtojnë drejt zonës Shengen. Këshilli SA mirëpriti zbatimin e kënaqshëm të marrëveshjes së ripranimit dhe nxiti Shqipërinë të vazhdojë me masat në këtë drejtim.

Këshilli SA përshëndeti marrëveshjen politike të nëntorit 2011 dhe rivendosjen e bashkëpunimit parlamentar dhe dialogut politik ndërmjet shumicës qeverisëse dhe opozitës, çka bëri që agjenda e reformave të shënojë progres inkurajues.

Më tej nënvizohet se konsolidimi i dialogut politik është thelbësor për adresimin e rekomandimeve të Opinionit, sidomos për 12 prioriteteve kyçe. Këshilli SA përshëndeti miratimin nga qeveria të Planit të Veprimit të Rishikuar për Plotësimin e Rekomandimeve të Opinionit të KE-së në përfundim të një procesi gjithëpërfshirës.

Këshilli SA theksoi nevojën për zbatim rigoroz dhe të shënjestruar të Planit të Veprimit, duke u fokusuar në arritjen e rezultateve konkrete brenda afateve të përcaktuara.

Gjithashtu Këshilli SA nënvizoi rëndësinë e procesit të rregullt për zgjedhjen e një Presidenti që përfaqëson unitetin e popullit në respekt të dispozitave dhe frymës së Kushtetutës.

Për zbatimin e prioriteteve kyçe, Këshilli SA vuri në dukje zhvillimet pozitive në lidhje me ngritjen dhe punën e bërë deri tani nga grupi i punës i ngarkuar me rishikimin e Rregullores së Kuvendit dhe nga komisioni parlamentar shumëpartiak për reformën zgjedhore.

BE-ja ritheksoi rëndësinë e adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 2007-ës, 2009-ës dhe 2011-ës si edhe të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës, me qëllim përmirësimin e praktikave të shkuara dhe arritjen e pajtueshmërisë me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.

Këshilli SA theksoi nevojën e përfundimit në kohë të këtyre reformave, përmes një procesi me konsensus ndërpartiak.

Gjithashtu, Këshilli përshëndeti miratimin e të gjitha ligjeve që kërkonin shumicë të cilësuar në Kuvend si edhe emërimin e Avokatit të Popullit, ndërkohë që nxiti Shqipërinë të miratojë ligjet e tjera që kërkojnë shumicë të cilësuar si edhe të garantojë procedura të rregullta dhe transparente për seancat dëgjimore dhe votimin e mbetur pezull për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Këshilli SA vuri në dukje miratimin e Strategjisë për Reformën në Gjyqësor dhe theksoi që garantimi i pavarësisë, paanësisë, transparencës, efiçencës e llogaridhënies së gjyqësorit është element themelor i vlerësimit që i bëhet kriterit politik për aderim në BE, si edhe element vendimtar për të garantuar respektimin e shtetit të së drejtës.

BE-ja nënvizoi se ngjarjet e 21 janarit duhet të ndiqen me një proces gjyqësor të përshtatshëm, me hetim penal të plotë dhe të pavarur që të finalizohet me ndjekje penale dhe dënime të duhura. Këshilli SA theksoi se masat për kufizimin apo heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe të gjyqtarëve ndihmojnë në eliminimin e pengesave për hetim të përshtatshëm.

Këshilli SA vuri në dukje përpjekjet e bëra në luftën kundër krimit të organizuar dhe rikujtoi nevojën për krijimin e një historiku solid me përndjekjet ligjore dhe dënimet e autorëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi personat në nivelet e larta.

Këshilli SA theksoi se miratimi dhe zbatimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Të Drejtat e Pronësisë, përfshi kthimin, kompensimin dhe legalizimin e pronës, është prioritet kyç i Opinionit, kështu që përgatitjet në këtë drejtim duhet të përshpejtohen.

Në lidhje me kriterin ekonomik, Këshilli SA vuri në dukje se ekonomia vazhdoi rritjen, megjithëse me ritëm më të ngadaltë. Gjithashtu, u vunë në dukje përpjekjet për krijimin e një ekonomie tregu funksionale dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për biznesin, me qëllim adresimin e të metave në lidhje me të drejtat e pronës, ekzekutimin e kontratave dhe shtetin e së drejtës. Këshilli SA nxiti Shqipërinë të marrë masa për të forcuar konsolidimin fiskal, çka do të garantonte ulje jetëgjatë të raportit të Borxhit ndaj PBB-së.

Këshilli SA përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në përafrimin e legjislacionit dhe kapaciteteve me standardet evropiane dhe vuri në dukje zbatimin e kënaqshëm të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. U evidentua progresi i arritur në përafrimin e standardeve evropiane në fusha si lëvizja e lirë e mallrave, politika për NVM-të, marrëdhëniet me jashtë dhe kontrolli financuar, ndërkohë që u nënvizua nevoja për përpjekje të mëtejshme në fusha si të drejtat e pronësisë intelektuale, shoqëria e informacionit, transporti, energjia dhe mjedisi.

Këshilli SA vuri në dukje se Shqipëria ka miratuar pothuaj të gjithë acquis për shërbimet dhe rrjetet e komunikimit elektronik në linjë me detyrimet në kuadrin e MSA-së. Përpjekje të mëtejshme nevojiten në fushën e mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe industriale, me qëllim që të plotësohen detyrimet përkatëse që burojnë nga MSA. Duhet të vazhdojë forcimi i kapaciteteve administrative të Shqipërisë për zbatimin me efektivitet të MSA-së.

Këshilli SA me kënaqësi vuri në dukje që Shqipëria ka qenë vazhdimisht në linjë me qëndrimet e BE-së për sa i përket Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Këshilli SA përshëndeti vendimin e Këshillit të Çështjeve të Jashtme më 22-23 mars 2012 që autorizoi nënshkrimin e Marrëveshjes Kuadër për përfshirjen e Shqipërisë në Operacionet Evropiane të Menaxhimit të Krizave. Gjithashtu, përshëndeti miratimin nga Kuvendi shqiptar i ligjit për bashkëpunimin me Task-Forcën Hetimore Speciale të EULEX-it.

Brukseli Tiranës: Integrimi evropian të bëhet pjesë e agjendës kombëtare të qeverisë, opozitës dhe shoqërisë civile

Schauble: I pamundur rinegocimi i planit të ndihmës për Greqinë
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble deklaroi sot “nuk mund të rinegociohet” programi i ndihmës së Bashkimit Evropian, BQE-së dhe FMN-s për Greqinë, ku parashikohet ndihmë ekonomike për Athinën në këmbim të masave të shtrëngimit.

“Është një program ndihme i përgatitur bazuar kryesisht në kritere kohore dhe nuk mund të rinegociohet mbi këtë”, deklaroi ai për radio ”Deutschlandfunk”, pas dështimit të negociatave për formimin e qeverisë së përkohshme Greke, që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja legjislative në qershor.

Duo e përjetshme Gjermani-Francë
Pas duos tashmë të njohur Merkel-Sarkozy kancelarja konservatore gjermane ndodhej dje përballë socialistit Hollande, në një duo të dytë. Kjo s`ka pse të jetë disavantazh, përkundrazi.

Po çfarë mbajmë mend nga “stina” e sapo- kaluar mes Merkel e Sarkozy?

Shëtitje në plazhin e Deauville-s, takime dhe telefonata konspirative, vështrime plot kuptim në konferencat e shtypit. Po ashtu do të kujtohet se si kalonin takimet që zgjasnin deri natën në përpjekje për të zgjidhur krizën e euros.

“Merkozy” hyri si nocion në histori

Megjithatë epoka e lidhjes së Merkel me Sarkozy që krijoji edhe një- fjalëshin “Merkozy” tashmë ka mbaruar. Sarkozy-ja konservator nuk u zgjodh më, në vend të tij erdhi socialisti Francois Hollande. Tani do shihet nëse “Merkozy”-ja mund të kthehet në “Merkollande”. Kombinime të tilla emrash nuk janë gjë e re. Kur socialisti François Mitterand, për shembull, përkrahu kancelarin socialdemokrat gjerman Helmut Schmidt në politikën e tij për NATO-n, shtypi e quajti duon politike “Schmitterand”.

Por edhe më ngushtë kanë bashkëpunuar kryetarët e qeverive të të dy vendeve, kur ata nuk i përkisni të njëjtit drejtim politik, dhe kjo ka të bëjë me atë se ndryshimet midis Gjermanisë dhe Francës janë pozitive për bashkëpunimin evropian. “Ne punojmë mirë së bashku sepse ne përfaqësojmë pozicione të ndryshme dhe në këtë mënyrë mund të pasqyrojmë gjithë Bashkimin Evropian.”, thonë studiesit e politikës në Gjermani

Iluzioni i ngjashmërisë

Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle në vitin 1963 nënshkruan paktin Elysée-së

E rëndësishme është aftësia për të bërë kompromise, mendojnë studiuesit. Përveç kësaj, konservatorët gjermanë dhe francezë janë shumë pak të ngjashëm, po ashtu siç janë pak të ngjashëm socialdemokratët gjermanë dhe ata francezë, respektivisht socialistët francezë. “Në bashkëpunimin midis qeverive të të njëjtës ngjyrë ekziston rreziku që të krijohet iluzioni i afërsisë, e cila çon në keqkuptime,” mendojnë përsëri studiuesit në Gjermani.

Kështu për shembull socialistët francezë kanë mendim krejt të ndryshëm nga socialdemokratët gjermanë sa i përket rolit të Bankës Qendrore Evropiane. Të parët kërkojnë që Banka t`i paguajë para edhe shteteve, kurse të dytët mendojnë se kjo është e paimagjinueshme.

Miqësia gjermano- franceze është baza e integrimit evropian, siç deklaronte më 1950 ministri i Jashtëm francez dhe më vonë presidenti i parë i Parlamentit Evropian, Robert Schuman: “Bashkimi i kombeve evropiane kërkon që konfliktet qindravjeçare midis Gjermanisë dhe Francës të shuhen. Puna e filluar duhet të përfshijë në radhë të parë Gjermaninë dhe Francën.”

Kancelari gjerman Konrad Adenauer pati përballë në nivel qeverie me René Coty-në dhe Vincent Auriol-in dy partnerë jopartiakë. Më pas erdhi Charles de Gaulle. “Adenauer dhe de Gaulle bënë pajtimin midis dy vendeve dhe bazën për marrëdhëniet gjermano- franceze dhe të Evropës,” thotë një nga analistët. Në fillim të vitit 1963 të dy burrat e shtetit nënshkruan paktin Elysée-së, që hodhi bazën për bashkëpunimin gjermano- francez, sidomos në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë si dhe të politikës evropiane.

Marrëdhëniet midis Charles de Gaulle dhe kolegëve gjermanë Kurt Georg Kiesinger dhe Ludëig Erhardt, nuk kanë qenë shumë intensive, me gjithë orientimin konservator. Edhe kancelari socialdemokrat Ëilly Brandt nuk pati linjë të njëjtë me presidentin konservator francez, Georges Pompidou.

Bisedat pranë oxhakut

Një epokë e re e marrëdhënieve filloi në vitin 1974, kur Helmut Schmidt i cili u zgjodh kancelar nga socialdemokratët u takua me presidentin francez, Valéry Giscard d’Estaing nga Unioni i qytetarëve liberalë pour la démocratie française (UDF). Të dy politikanët luftonin kundër krizës së naftës dhe pasojave të saj, dhe megjithë karakteristikat e ndryshme politike, kishin strategji të njëjtë në politikën ekonomike. Kjo ishte edhe një nga arsyet pse ata krijuan përvojën e bisedimeve jozyrtarë të G7 në Kështjellën e Rambouillet. Ndër të tjera ata vunë themelin e sistemit monetar evropian, i cili çoi në fund tek monedha e përbashkët, euro.

Nga: Leart Skiro

Meta: Lobing për në BE me vendet e Ulëta
Në kuadër te vizitës se tij dyditore në Vendet e Ulta, Kryetari i LSI-së Ilir Meta, zhvilloi një sërë takimesh politike me qëllim rritjen e bashkëpunimit politik mes LSI dhe forcave politike te këtij vendi themelues të BE si dhe për të lobuar në interes të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.

Gjatë takimit me eurodeputetin liberal Hans van Baalen, Meta u shpreh se Shqipëria po përjeton zhvillime pozitive politike kohët e fundit, dhe se nëse axhenda avancon me ritme më të shpejta në realizimin e reformave, ajo do ta meritojë statusin e kandidatit brenda 2012.

Ne kete drejtim z. Meta kërkoi mbështetjen e eurodeputetit van Baalen në strukturat e Parlamentit Evropian për statusin kandidat duke kujtuar njëkohësisht se pas liberalizimit të vizave shqiptaret u sollën si qytetarë të vërtetë evropiane.

Meta dhe Van Baalen vlerësuan se Shqipëria është në rrugën e duhur por se në këtë moment nevojitet ritëm më i shpejtë për te mos humbur me tepër kohë dhe energji.

Kreu Meta u prit gjithashtu në Parlament nga deputeti socialist Harry van Bommel. Gjatë takimit Meta vlerësoi angazhimin e socialistëve të Vendeve të Ulta për rajonin dhe integrimin evropian të të gjitha vendeve.

Në këtë kuadër ai kërkoi mbështetjen e Partisë Socialiste për miratimin e statusit te kandidatit brenda ketij viti.

Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për forcimin e marrëdhënieve mes LSI dhe SP.

Në përfundim te vizitës së tij, kreu i LSI-së Meta u prit në selinë e Fondacionit të Partisë Laburiste “Alfred Mozer” në Amsterdam nga Drejtori i FAM , Arjen Berkvens.

Gjate takimit, z . Meta vlerësoi bashkëpunimin në vite midis mes tyre dhe shprehu gatishmërinë për të rritur aktivitetet e përbashkëta ne interes të pjesëmarrjes më aktive të të rinjve në politikën shqiptare.

Nga ana e tij, Berkvens u shpreh se Partia Laburiste e mbështet fort zgjerimin e BE drejt Ballkanit dhe se e ardhmja e Shqipërisë është anëtarësimi në BE.