Familjarët i japin lamtumirën e fundit efektivit të rënë në krye të detyrës

Familjarët, miqtë, kolegët dhe të afërmit e efektivit të RENEA-s, do ti japin sot lamtumirën e fundit. Në nderim të 31 vjeçarit, në orën 14:00 do të zhvillohen homazhe në Pallatin e Brigadave.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit të efektivit do të mbahet në orën 16:00. Familjarët e IbrahimBashës kanë hapur që prej ditës së djeshme dyert e mortit. 31 vjeçari kishte vetëm gjashtë muaj që ishte bërë pjesë e forcave speciale RENEA.