Familja “Xhaka”, Taulanti me Shqipërinë, i vëllai Graniti me Zvicrën

Vëllezërit Xhaka si vëllezërit Boateng në dy Kombëtare të ndryshme. Ragip Xhaka kishte thënë që nëse nuk do të ishin në të njejtin grup, ai do të shihte lojën e njerit djalë dhe bashkëshorta të djalit tjetër.

Denion Ndrenika

Shqipëria dhe Zvicra do të kenë mes tyre ndeshjen e parë në finalet e Kampionatit Europian “Francë 1016” në 11 qershor në Lens në orën vendore 15:00.

Një ditë më parë luhet ndeshja hapëse mes Francës dhe Rumanisë në stadiumin qendror të Parisit.

Kombëtarja e Shqiptarëve do të luajë ndeshjen e dytë në 15 qershor kundër Francës në orën vendore 21:00 në stadiumin “Velodrome” të Marsejës” dhe ndeshjen e tretë kundër Rumanisë, gjithashtu në orën vendore po 21:00 në stadiumin “Gerland” të Lionit.

Bijtë e shqipes që zgjodhën të luajnë për atdheun e prejardhjes dhe ata që mbrojnë atdheun e dytë, Zvicër do të jenë përballë në qershor.

Përballje e jashtëzakonshme mes dy vëllezërëve të familjes Xhaka, ajo që nuk e dëshironte babai i tyre Ragipi: Taulanti me Shqipërinë dhe Graniti me Zvicrën.

Ragip Xhaka kishte thënë një ditë më parë se nëse nuk do të ishin në të njejtin grup, ai do të shihte lojën e njerit djalë dhe bashkëshorta të djalit tjetër.

Mirëpo Graniti dhe Taulanti janë bashkarisht në grupin “A” në një përballje të vetme pos vëllezërve Boateng, përkatësisht Zheromi luan me Gjermaninë dhe Kevin Princi me Ganën sikurse në Kupën e Botës “Brazil 2014”.

Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmeti janë 5 shqiptarët që luajnë për Zvicrën.

Te Shqipëria shumë të lojtarë vijnë nga Kombëtaret zvicerane të moshave, apo nga skuadrat e Zvicrës ku janë rritur në karrierë.

Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Arlind Ajeti, Berat Gjimshit, Naser Aliji janë djelmoshat që zgjodhën vendin e preajrdhjes, Shqipërinë.

Mirëpo shumë të tjerë janë në skuadrat e moshave të të dy vendeve dhe ende nuk kanë zgjedhur nëse do të bashkohen me flamurin e të parëve kuq e zi apo me ngjyrat e vendit të lindjes apo të rritjes.

Megjithëtë ndjenjat e përziera të familjes “Xhaka” dhe djemve që vinë për Shqipërinë apo vijnë te Zvicra, tensioni është po aq pranë.

Djemtë që kanë zgjedhur Zvicrën përveç Granit Xhakës që është sulmuar se kinse në një ndeshje të mëhershme nuk deshi t’i shënonte Shqipërisë, të tjerët janë dëshmuar në fushë edhe me agresivitet.

Xherdan Shaqiri ndonëse ne njerin nga golat nuk ka festuar, Valon Behrami nuk ka qenë pak i gëzuar, madje më shumë se shqiptarët të tjerët.